LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Përfundon pa rezultat komisioni bipartizan për Reformën Zgjedhore

Për dështimin e komisionit, të dy palët fajësuan njëra-tjetrën në seancën plenare, ku një pjesë e opozitës sulmoi mazhorancën se kishte bllokuar mundësinë për të pasur një rezultat me synimin për të bërë “pazare” politike me pjesën tjetër të opozitës.

21 Mars 2024, 18:14 Nga h.k
BIRN: Përfundon pa rezultat komisioni bipartizan për Reformën
Foto ilustruese

TIRANË-Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, i ngritur dy vite më parë me konsensus politik, përfundoi të enjten afatin e tij ligjor pa asnjë produkt konkret për të adresuar në ligjin zgjedhor rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Për dështimin e komisionit, të dy palët fajësuan njëra-tjetrën në seancën plenare, ku një pjesë e opozitës sulmoi mazhorancën se kishte bllokuar mundësinë për të pasur një rezultat me synimin për të bërë “pazare” politike me pjesën tjetër të opozitës.

“Sot ishte fundi i një përpjekjeje transparente para shqiptarëve për t'i dhënë shqiptarëve atë që meritojnë ata dhe jo atë që duan protagonistët e këtij pazari,” tha në seancë plenare kreu i PD-së zyrtare, Lulzim Basha.

Basha kontrollon aktualisht një grup të vogël deputetësh në Kuvend, por përfaqësohej në komisionin e reformës me bashkëkryetarin Enkelejd Alibeaj, i cili kishte humbur besueshmërinë e pjesës tjetër të opozitës, i njohur si grupi i “Rithemelimit”.

Alibeaj pranoi se komisioni dështoi që të dilnin në një produkt të përbashkët ligjor edhe pse PD-ja kishte bërë pjesën e saj duke sjellë projektligje konkrete për të adresuar ndryshimet ligjore.

“Prandaj dështoi se pritët pazar, por nuk keni për të pasur pazar nga ne,” iu drejtua ai kolegëve socialistë.

Kryetari i grupit socialist, Bledi Çuçi, shprehu keqardhjen që puna përfundoi pa një produkt të përbashkët. “Çfarë komisioni bipartizan konsensual mund të ngrihet mbi këtë premisë, kur pakica vjen me një draft, e dorëzon në Kuvend dhe thotë këto janë kushtet tona,” tha ai duke e cilësuar pikërisht këtë si shkak të “dështimit”.

Sipas tij, gjithsesi parlamenti do të presë rekomandimet e komisionit për të mbajtur një qëndrim.

Bashkëkryetari socialist, Damian Gjiknuri pranoi se nuk ishte gjetur konsensus për propozimet e palëve dhe se komisioni do të dorëzojë në Kuvend një raport për punën që është bërë gjatë funksionimit të tij.

Pas dështimit të komisionit, pritet që reforma të diskutohet në një grup më të ngushtë negociatash mes PS-së në pushtet dhe opozitës së përfaqësuar nga grupimi i “Rithemelimit” që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, sipas një pakti mes tyre për të gjetur konsensus politik për çështje që kërkojnë votë të cilësuar në parlament.

Komisioni bipartizan për reformën zgjedhore u ngrit 2 vjet më parë, por nuk ka prodhuar asnjë rezultat konkret dhe vetëm ka kërkuar shtyrjen e afatit çdo 6 muaj në Kuvend.

Socialistët rrëzuan në vjeshtë një kërkesë të “Rithemelimit” për të ndryshuar bashkëkryetarin në komision për shkak të prishjes së balancave politike mes grupimeve brenda PD-së, vendim që u pasua me protestë të deputetëve opozitarë në Kuvend.

Për herë të fundit, Kodi Zgjedhor u ndryshua në vitin 2020 pas një marrëveshje të gjerë të partive politike dhe ndërmjetësimit të delegacionit të BE-së dhe ambasadave amerikane dhe britanike, por vetëm 1 muaj më pas, PS në aleancë me disa deputetë të opozitës e ndryshuan atë, duke imponuar një sistem zgjedhor të padakordësuar nga palët e tjera./Reporter.al 

damian gjiknuri reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj