LIVE UPDATES
Politike

Bislimi: Brukseli ka qenë i anshëm në dialogun Kosovë-Serbi

 Dialogu në Bruksel ka pasur dy objektiva kryesore: objektiva e parë është normalizimi i plotë i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe objektiva e dytë është mbështetja e palëve në zbatimin e marrëveshjeve paraprake.

31 Maj 2025, 08:12 Nga N.F
Bislimi: Brukseli ka qenë i anshëm në dialogun Kosovë-Serbi
Bislimi

KOSOVË- Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, thotë se Kosova nuk ka përfituar nga marrëveshjet e deritanishme të negociuara nga Brukseli.

DW: Kur flasim për Bashkimin Europian, politikën e jashtme rajonale dhe reformat që duhen çuar përpara, dua t'ju pyes për dialogun me Serbinë, i cili duket se ka ngecur. Përveç detyrave të tjera që keni, ju jeni edhe kryenegociator për palën kosovare në këtë dialog. Cilat janë propozimet tuaja për ta nxjerrë nga kriza dialogun Prishtinë-Beograd?

Bislimi: Në fakt nuk ka dialog ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit por ka dialog mes Kosovës dhe Serbisë, sepse nuk shkojnë përfaqësuesit e qyteteve por përfaqësuesit e qeverive të dy vendeve. Dialogu në Bruksel ka pasur dy objektiva kryesore: objektiva e parë është normalizimi i plotë i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe objektiva e dytë është mbështetja e palëve në zbatimin e marrëveshjeve paraprake. Ndërkohë kemi pasur ndërhyrje nga vendet mike me një marrëveshje të ndërmjetme e cila njihet si "Marrëveshja Bazike e Brukselit” apo "Marrëveshja e Ohrit” e cila përfshin edhe marrëveshjet e tjera paraprake.

DW: E keni fjalën për Asociacionin e komunave me shumicë serbe?

Bislimi: Jo, është fjala për një marrëveshje që përmban brenda 39 marrëveshje të tjera dhe jo marrëveshjen për Asociacionin. Kjo është narrativa e Serbisë e cila do ta reduktojë Marrëveshjen Bazike në një rikonfirmim të Asociacionit por kjo marrëveshje ka 11 nene dhe në asnjërin nen nuk përmend specifikisht Asociacioni por përmendet detyrimi i palëve për t'i zbatuar marrëveshjet paraprake. Ndërkaq është konstatim i përbashkët i Kosovës dhe i Bashkimit Europian që përkundër faktit se pjesa më e madhe e marrëveshjeve të dakorduara në Bruksel kanë kërkuar veprime nga ana e Kosovës dhe jo nga e Serbisë, megjithatë lista e mospërmbushjes së detyrimeve nga ana e Serbisë është dyfish më e gjatë se ajo e Kosovës. Pra ka shumë marrëveshja që Serbia duhet t'i implementojë.

Si për shembull mbyllja e strukturave paralele, ose mosbllokimi i Kosovës në institucionet ndërkombëtare, çështja e Kadastrës, menaxhimi i integruar i kufirit, energjia edhe shumë e shumë marrëveshje të tjera të cilat kanë ngecur sepse Serbia nuk i ka respektuar ato marrëveshje. Dhe për të gjitha këto duhet punuar brenda marrëveshjes bazike ku njëra prej tyre është marrëveshja e 2013-ës dhe ajo e Principeve e vitit 2015 por nuk është pjesa kryesore e marrëveshjes.

DW: Por gjithsesi duke pasur parasysh sa dëm i ka bërë kjo marrëveshje imazhit të Kosovës, a nuk mendoni se nevojitet njëfarë zgjidhjeje, kompromisi. Kryeministri vetë ka treguar fleksibilitet për këtë çështje por ju jeni treguar më i rezervuar për të bërë kompromis në këtë drejtim. Përse?

Bislimi: Pjesa më e madhe e konfuzionit që është krijuar rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe rrjedh nga mosnjohja e detajeve. Ka shumë pak njohuri rreth asaj që përmban kjo marrëveshje. Këtu lindin pastaj dhe ndikimet në imazhin e Kosovës. Për dijeninë tuaj, në marrëveshjen e vitit 2013 ishte rënë dakord që Kosova do të themelojë një grup pune i cili kishte për detyrë që të prezantojë një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në këtë ekip është dashur që të jenë 4 anëtarë, të gjithë anëtarë të komunitetit serb të cilët në bashkëpunim të ngushtë me ministrinë e Pushtetit Lokal të prezantojnë në Bruksel gjetjet e tyre për draft-statutin e Asociacionit. Kjo ka ndodhur në vitin 2013 dhe për dijeninë tuaj ky ekip i cili është kontrolluar tërësisht nga Beogradi nuk ka propozuar kurrë një draft-statut deri në vitin 2024. Domethënë si mund të fajësohet Kosova për një proces i cili ka ngecur në një moment, komplet përgjegjësi për përgatitjen e dokumentit që duhet të hynte në fazën tjetër, i cili është anulluar nga anëtarët e komunitetit serb.

DW: Po atëherë çfarë ofroni ju, meqë ky ngërç duhet tejkaluar?

Bislimi: Kosova nuk ka pasur kurrë marrëveshje për Asociacionin me Serbinë. Ka pasur një marrëveshje për normalizimin e raporteve, e cila ka qenë një lloj marrëveshjeje transaksionale: Serbia ka kërkuar diçka, Kosova ka kërkuar diçka. Në këtë marrëveshje Serbia ka kërkuar: Asociacionin. Ka kërkuar një garanci të qeverisë së Kosovës që ushtria nuk do të shkojë në kufi në veri pa dakordim me KFOR.

Dhe ka kërkuar nga Bashkimi Europian hapjen e negociatave për anëtarësim. Tri janë kërkesat substanciale të Kosovës në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Letra e kryeministrit Thaçi drejtuar shefit të NATO-s atëherë ku konfirmon gatishmërinë të mos dërgojë ushtrinë në zonat veriore pa dakordim të KFOR-it është dërguar para nënshkrimit të marrëveshjes. Pra një pjesë të kërkesave Serbia e ka realizuar edhe pa e nënshkruar marrëveshjen.

Pak javë pas nënshkrimit të marrëveshjes BE-ja ia ka hapur negociatat. Le të themi që Serbia që në pesë javët e para ka marrë 2/3 e produktit të cilin e ka porositur brenda kësaj marrëveshjeje. Kosova ka pasur vetëm dy kërkesa: kërkesa e parë ka qenë që të mos bllokohet në proceset e integrimit europian dhe e dyta që Serbia t'i mbyllë strukturat paralele.

A e ka marrë Kosova ndonjë pjesë të produktit të porositur? Serbia ka vazhduar me bllokadat dhe fushatat për çnjohjen e Kosovës madje dhe pas nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës dhe jo vetëm që i ka mbyllur strukturat paralele por ka hapur edhe të reja. Ajo që unë nuk kuptoj është se si Bashkimi Europian nuk i ka bërë kurrë presion Serbisë që ajo të dorëzojë të paktën 1/10 e produktit për të cilin është dakorduar në marrëveshjen e Brukselit por insiston që Serbia ta marrë hisen e tretë të produktit të porositur ndërsa Kosova mos të marrë asgjë në këmbim.

DW: Çfarë hapash do të ndërmerrni ju në mënyrë që Bashkimi Europian ta kuptojë më mirë pozitën tuaj?

Bislimi: Nuk ka asnjë lloj dyshimi nëse BE-ja ka qenë apo jo e anshme në këtë proces. Këtë nuk e kundërshton askush. BE-ja ka qenë e anshme në këtë proces dhe ka pasur preference të qarta për akomodimin e kërkesave të Serbisë për arsye se kanë besuar që arritja e një marrëveshjeje për normalizim është nëse plotëson kërkesat e palës më të fortë në dialog. Serbia është konsideruar si subjekti më i fortë në dialog sepse ka marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, ka statusin e kandidatit dhe rrjedhimisht është në një pozitë më të privilegjuar në proces dhe tavolina nuk ka qenë e barabartë. Për ta barazuar tavolinën, duhet që të kompensohet Serbia dhe i gjithë presioni ka qenë në anën e Kosovës. Ne kemi shpresuar jashtëzakonisht që me ndryshimet e reja në pozitat kyçe të Bashkimit Europian do të ndryshojë kjo narrativë dhe do të vendosemi në nivel të barabartë.

Ne nuk hezitojmë asnjëherë ta informojmë Bashkimin Europian për atë çka jemi dakorduar dhe si zbatohet kjo marrëveshje. Nuk hezitojmë të tregojmë se çfarë kemi bërë ne për integrimin e minoriteteve, përfshirë edhe integrimin e minoritetit serb dhe nuk hezitojmë t'i tregojmë BE-së që nuk ka asnjë minoritet në BE që ka instrumentet më të fuqishme për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve se sa Kosova.

Por për të treguar se sa efikase janë këto masa, na është dashur të tregojmë edhe kundërvlerat: se cilat janë të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ku javën e kaluar pamë se nuk është punësuar asnjë polic shqiptar. Brukseli ende merret nëse është plotësuar kuota e policëve serbë brenda strukturave të policisë së Kosovës por nuk është brengosur ende se si asnjë polic shqiptar nuk është punësuar në Luginën e Preshevës, ku mbi 90% e popullatës është shqiptare. Ne mendojmë që qytetarët kanë të drejtën të gëzojnë të njëjtat privilegje, pa marrë parasysh etninë e tyre dhe pa marrë parasysh brenda cilit territor ndodhen.

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, mori pjesë në panelin "Më shumë Europë, për një Europë më të fortë?” që u zhvillua në Aachen të Gjermanisë./DW

bislimi kosova brukseli

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria