Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ashtu si në seancat e mëparshme edhe në seancën e kaluar të mbajtur të enjten, deputetët refuzuan ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kryeparlamentaren.
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës para diten e sotme do të bëjë përpjekjen e 24-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Ashtu si në seancat e mëparshme edhe në seancën e kaluar të mbajtur të enjten, deputetët refuzuan ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kryeparlamentaren.
Kjo formë e votimit është dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë. Deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.
Por, procesi ka ngecur te pika e tretë te zgjedhja e kryeparlamentarit. Për mosthemelimin e institucioneve ka reagime e thirrje për të dalë nga ngërçi brenda dhe jashtë vendit. Organizatat e shoqërisë civile kanë paralajmëruar për pasojat që do të ketë Kosova për shkak të mospasjes së institucioneve. Një prej pasojave më të ndjeshme që këto organizata listuan ishte pamundësia e ratifikimit të marrëveshjes me Bashkimin Europian për fonde.
Po ashtu edhe nga Bashkimi Europian i është bërë thirrje Kosovës që të themelojë institucionet dhe të nisë punën për të përfituar nga Plani i Rritjes që blloku ka hartuar për vendet e rajonit – disa prej të cilave veçse kanë filluar të marrin paratë.
lumir abdixhiku KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është shprehur përmes një postimi n&e...
Foto TIRANË- Grupi Parlamentar i PD, i ka dërguar kërkesë urgjente presidentit të Republikës, Bajram Begaj që t&eum...
Isai BRUKSEL- Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai në takimin e Komitetit të Përbashkët Konsultativ mes rajoneve të Bash...
Takimi GJERMANI- Festimet para finales së Champions League mes Interit dhe PSG-së kanë ribashkuar pas disa kohësh kryeministrin E...
luan duzha TIRANË- Këshilltari ligjor i PD në Komisionin Qendror Zgjedhor, Marash Logu ka ndarë në rrjetet e tij sociale nj...
ambasada amerikane ne tirane TIRANË- Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka ndarë në rrjetet sociale një shkrim të publiku...
Osmani ne takim KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar ditën e sotme takim me kongresistët Claudia Tenney dhe Chrissy...
kandidatet TIRANË- Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar ankimet e katër kandidatëve të koalicionit "PD-ASHM" për r...
Foto KOSOVË- Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe organizatat joqeveritare u kanë bërë thirrje deputetëve t&eu...
pamje nga seanca e kas TIRANË- Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Marash Logu përmes një postimi në rrjete ...