LIVE UPDATES
Politike

Blushi i drejtohet Ballës: Flisni për respektim të lirive e heshtni për trajtimin çnjerëzor të Metës në burg

Në një debat në Komisionin e Ligjeve, Blushi theksoi që institucionet shtetërore heshtin për trajtimin çnjerëzor të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në institucionet e paraburgimit.  

15 Dhjetor 2025, 14:52 Nga I.A
Blushi i drejtohet Ballës: Flisni për respektim të lirive e
Tedi Blushi

TIRANË- Deputeti Tedi Blushi kritikoi hapur mazhorancën dhe Taulant Ballën në lidhje me projektligjin për të drejtat dhe lirive e njeriut. Në një debat në Komisionin e Ligjeve, Blushi theksoi që institucionet shtetërore heshtin për trajtimin çnjerëzor të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në institucionet e paraburgimit.  

Blushi theksoi se ekziston një raport i Avokatit të Popullit që dokumenton diskriminimin dhe trajtimin më pak të favorshëm ndaj Metës, i cili mbetet i pa adresuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Ai nxori në pah kontradiktën mes promovimit të të drejtave të njeriut në teori dhe praktikës së tyre të shkelur në raste konkrete politike, duke akuzuar mazhorancën për hipokrizi dhe për mohimin e të drejtave bazë të kundërshtarëve politikë.

"Unë do besoja shumë te vullnetin tuaj të mirë që ky ligj, në fakt propozohet në mbështetje të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, të rregulloreve etj, por nuk e gjej me vend referuar faktin që ne aktualisht kemi një raport  të Avokatit të Popullit  lidhur me trajtimin diskriminues, për të cilin ende nuk ka asnjë reagim nga institucionet shtetërore, vecanërisht nga Ministria e Drejtëisë, sa i përket mënyrës  cnjerëzore të trajtimit të Z. Ilir Meta në institucionet e paraburgimit.

Ndaj nuk besoj që ju keni një qëllim pozitiv, si mazhorancë, me këtë projektligj për më tepër kur i referoheni Konventës, direktivave të Bashkimit Europian, një sërë rezolutave për sa kohë  referuar edhe këtyre parashikimeve, në vlerësimin tim shumë të drejta  të forcimit të ligjit për diskriminimin, por kur ne kemi një rast konkret dhe rasti konkret është Presidenti i Partisë së Lirisë, i cili sipas një raporti zyrtar të  Avokatit të Popullit diskriminohet, liritë dhe të drejtat e tij nuk respektohen dhe asnjë institucion , pra duke filluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe deri te Ministria e Drejtësisë, nuk reagojnë.

Atëherë c’vlerë ka të flasim sot për Konventë Europiane, për zbatim dhe respektim të lirive dhe të drejtave të njeriut, për të tilla projektligje kundër diskriminimit, kur vet, referuar përcaktimeve ligjore që ju keni vendosur në këtë projektligj, duke filluar nga  ndalimi i viktimizimit të personave  në të gjitha fushat, përfshi edhe fushën politike, përfshi ndalimin , trajtimin më pak i favorshëm i kryer si rezultat i kundërshtimit , mos nënshtrimit apo nënshtrimit , kur ndërkohë kemi rast konkret, për të cilin ka dhe një denoncim konkret.

Një Institucion Kushtetues si Avokati i Popullit dhe kur ndërkohë kemi precedent , e kam sjellë dhe në seancën e fundit plenare, e kam bërë dhe publike. Po marr Rusinë, më vjen shumë keq që i referohem Rusisë, po është një vend që nuk është anëtar i NATO-s dhe që e dimë se cfarë qëndrim mban në raport  me liritë dhe të drejtat e njeriut, por kemi dy kundërshtarë politikë të Vladimir Putinit, një nga të cilët, për fat të keq, ka humbur jetën  në burgjet e tij, por që lejoheshin të jepnin intervista për mediat ndërkombëtare. A ka diskriminim më të madh se sa kundërshtarit tuaj politik ti mohoni të drejtën e fjalës në burg?

Në një burg politik. Ju po i mohoni dhe të drejtën e fjalës për të komunikuar, madje e keni dënuar dy herë pse ka komunikuar indirekt me gazetarët. Tani ju na sillni ligjin dhe na flisni për të drejtat e njeriut ,a ka rast më flagrant? Kemi një raport të Avokatit të Popullit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk reagon, Ministria e Drejtësisë nuk reagon. Na keni sjellë një projektligj, a ka vlerë? Më duket hipokrizi dhe unë do kërkoja prej jush që ti jepni fund kësaj hipokrizisë  me standardet Europiane të respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut," tha Blushi.

tedi blushi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj