LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama emëroi Avokat Populli një kryetar partie që ditën paraqitej si opozitës, natën flirtonte me të

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha theksoi se zhvillimet e fundit kanë provuar se bashkëpunimi minimal me mazhorancën është një vetëmashtrim dhe nuk i shërben interesit publik.

15 Dhjetor 2025, 14:40 Nga E. D
Berisha: Rama emëroi Avokat Populli një kryetar partie që
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar se kjo është një kthesë historike për përballjen e opozitës me narkoregjim. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha theksoi se zhvillimet e fundit kanë provuar se bashkëpunimi minimal me mazhorancën është një vetëmashtrim dhe nuk i shërben interesit publik.

Duke folur për Avokatin e Popullit, Berisha tha se kreyministri Edi Rama emëroi Avokat Populli një kryetar partie që ditën paraqitej si opozitës dhe natën flirtonte me të. Kryedemokrati tha më tej se firmat e PD-së ishin një gabim, ishin një nxitim i cili ndodhi në një klimë kur me këtë parti u vendos një lloj bashkëpunimi apo koalicioni gjatë garës elektorale në Tiranë.

"Kjo mbledhje grupi është e një rëndësie shumë të veçantë, mbasi kjo mbledhje shënon, do të thosha kthesën historike që duhet të marrë grupi parlamentar i PD-së në përballje me narkoregjimin. Zhvillimet e ditëve të fundit, faktojnë në mënyrë përfundimtare se është vetëmashtrim të mendosh se, në një të themi bashkëpunim minimal mund të realizohen qëllime që i shërbejnë shoqërisë shqiptare, që u shërbejnë shqiptarëve.

Ndonëse me një proces zgjedhor të shndërruar në farsën me të shëmtuar nga vitet 1990 e gjer sot, opozita nuk njohu zgjedhjet dhe kishte të drejtë të mirrte çdo vendim ndaj narkoregjimit, opozita, u angazhua në një proces opozitar dhe në një bashkëpunim minimal me mazhorancën e krimit apo pseudomazhorancën në tre çështje të një rëndësie të veçantë për vendin. Zgjedhjet e Avokatit të Popullit që ka dy vite që mbahej pezull.
Reformën zgjedhore

Dhe reformën territoriale. Çfarë ndodhi? Edi Rama faktoi dhe provoi, zero tolerancën e tij ndaj balancës dhe kontrollit të pushteteve. Edi Rama faktoi dhe provoi se ai është i aftë të përmbysë gjithçka qoftë dhe për një përqindje minimale pushteti që duhej të ndante, siç është rasti i Avokatit të Popullit. Jo në interes të opozitës, por në interes të funksionimit të këtij institucioni në atë frymë të besueshmërisë së atij institucioni para qytetarëve shqiptarë. Prej dy vitesh mban peng këtë proces dhe në fund në mënyrën më të vendosur, grabiti dhe emëroi njeriun e tij.

Emëroi një kryetar partie që ditën paraqitej si opozitës, dhe natën flirtonte direkt me të. Por e emëroi duke shkelur çdo procedurë, kushtetuese dhe ligjore, e emëroi pasi të gjitha firmat e dhëna për të, jo për tu zgjedhur, por për tu listuar në listën e kandidatëve që do shqyrtoheshin, që do shqyrtonte Komisioni i Ligjeve. Firma të cilat u hoqën një e nga një nga firmatarët, po me firmë që kishin firmosur. Siç është e drejta e çdo njeriu të propozojë dhe të tërheqë propozimin e tij. U propozua me shkrim e firmë, u tërhoq me firmë.

Dhe Edi Rama zgjodhi pikërisht atë, duke shkelmuar praktikën e mëparshme, por të themi edhe disa detyrime që rrjedhin nga procesi i integrimit të Shqipërisë, megjithëse ai siç keni konstatuar vetë, kriteret dhe standardet europiane i përcakton vetë. Nuk pyet për ato që vijnë nga Brukseli të përcaktuara. E kam thënë dhe e them përsëri, ato firma ishin një gabim, ishin një nxitim i cili ndodhi në një klimë kur me këtë parti u vendos një lloj bashkëpunimi apo koalicioni gjatë garës elektorale në Tiranë. Por prap është kërkuar ndjesë publike dhe është quajtur gabim," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet