LIVE UPDATES
Politike

Blushi prezanton nismën e PL-së: Depozitojmë në Kuvend pr/ligj për rritjen e financimit të Arsimit në 5% të PBB

Blushi tha se ka nevojë për ndryshim thelbësor, pasi qeveria e Edi Ramës kishte dështuar.

24 Korrik 2025, 13:03 Nga M.B
Blushi prezanton nismën e PL-së: Depozitojmë në Kuvend
Tedi Blushi

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë deklaroi sot se ky subjekt politik kërkon rritjen e financimit të Arsimit me 5% të buxhetit. Blushi tha se PL do të depozitojë në nisje të legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë edhe projektligjin për rritjen e financimit për arsimin.

Ai vuri në dukje problematikat me shpopullimin, varfërinë, gjendjen sociale dhe atë arsimore, dhe shtoi se ka nevojë për ndryshim thelbësor, pasi qeveria e Edi Ramës kishte dështuar. Sipas tij, PL tha se ka përkeqësim në të gjitha fushat dhe treguesit në Shqipëri dhe ndryshimi do të ishte i nevojshëm dhe emergjent.

Në përfundim Blushi tha se arsimi duhet kthyer në përparësi kombëtare për të ndalur fenomenin e shpopullimit dhe garantuar zhvillimin e qëndrueshëm, progres dhe një të ardhme të sigurt europiane.

Deklarata e plotë e Tedi Blushit:

Përkeqësimi i të gjithë treguesve të arsimit në Shqipëri, veçanërisht të arsimit të lartë, janë thellësisht shqetësuese dhe një sinjal i fortë alarmi

Sulmit frontal të Edi Ramës mbi arsimin e lartë, poshtërimi dhe përdhosja, degradimi i qëllimshëm, zbrazja dhe mbyllja e dhjetëra degëve, rënia e pandalshme në rankimet ndërkombëtare të universiteteve tona, rrenimi i kerkimit shkencor, instrumentalizimi mjeran i rektoreve dhe dekaneve, i ka mbetur vetëm akti final, mbyllja fare e universiteteve nga kjo qeveri anti-arsim. Arsimi universitar është jetik për të ardhmen e vendit, por nuk është kështu për Edi Ramën, armikun e dijes, të shkencës dhe të kërkimit shkencor.

Edhe vet raporti i fundit i Bordit të Akreditimit të Qeverisë nxjerr në pah realitetin e hidhur dhe tanimë të pranuar se pas 13 vitesh qeverisje të pandërprerë të Edi Ramës, sistemi ynë universitar është i degraduar, i paorientuar dhe i shkëputur nga nevojat reale të zhvillimit të vendit dhe të tregut të punës. Qeveria, që për më shumë se një dekadë ka reklamuar propagandë për gjoja reforma në arsim, sot vetëpranon, ndonëse në mënyrë të vonuar, se sistemi është në rënie të lire dhe degradim total.

Të dhënat zyrtare, tregues që mendohet të jenë edhe më të zymtë, janë alarmante: 40% më pak studentë, por 2.5 herë më shumë programe studimi, një shembull flagrant i keqmenaxhimit dhe mungesës së planifikimit strategjik. Në një vend me më pak se 120 mijë studentë, 1300 programe janë absurde dhe prodhojnë vetëm diplomë, por jo dije. Më pak se 40% e programeve të akredituara në 12 vite, ndërsa 95% e tyre janë në sektorin jo publik, cka dëshmon dështim i plotë të mekanizmit të kontrollit të cilësisë.

43% e stafit akademik janë ende vetëm me diplomë master, ndërkohë që çdo vit prodhohen dhjetëra doktorë të rinj jashtë vendit, që nuk përthithen nga universitetet publike shqiptare për shkak të nepotizmit dhe mungesës së një politike të rekrutimit të bazuar në meritë. Mbi 46% e stafit pedagogjik me kohë të pjesshme dhe kjo vetëm për shkak të mungesës së financimit për vende të plota pune, një tjetër pasojë e drejtpërdrejtë e politikave të dështuara buxhetore dhe mungesës së vizionit në sektorin e arsimit.

Qeveria ka dështuar të vendosë themelet e një sistemi universitar modern dhe ndërkombëtarisht të krahasueshëm. Përkundrazi, ka prodhuar një ligj për arsimin e lartë që, pas 10 vitesh zbatim, ka sjellë më shumë kaos se rregull, më shumë marketing se substancë, dhe më shumë rrënim se reformë. Mungesa e investimeve është thelbi i dështimit të gjoja reformës në arsim. Me vetëm 0.45% të GDP-së për arsimin e lartë, Shqipëria është në fund të listës në Europë. Ky është një mesazh i qartë politik, që kjo qeveri nuk e vlerëson arsimin, nuk i vlerëson pedagogët, studentët dhe të rinjtë, përkundrazi, nuk e subvencionon dhe nuk i mbështet ata, sepse  nuk beson te dija si motor zhvillimi.

Të gjitha dështimet në arsim e kanë origjinën te mashtrimi fillestar i kësaj qeverie. Premtimi i dhënë në vitin 2013 dhe i pambajtur kurrë për buxhetin sa 5% e PBB-së ka prodhuar vetëm një sistem që prodhon vetëm regres. Sot arsimi financohet me më pak se  2.2% të PBB, pedagogët janë të keqpaguar dhe financimi i kërkimit shkencor me vetëm 0.05% të GDP-së nuk motivon asnjë prej tyre. Kjo ndodh sepse banda e "Rilindjes" në pushtet është kthyer në një armike të arsimit, e mundësive dhe e të së ardhmes së të rinjve shqiptarë.

Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin dhe Qeveria refuzon të rrisë pagat për pedagogët dhe profesorët sepse prioriteti I vetëm madhor i saj nuk është arsimi, nuk janë petagogët, nuk janë studentët, por inceneratorët, koncensionet, PPP-të, rrugët e florinjta dhe tenderat sekretë. Prandaj dhe ndryshimi është një domosdoshmëri. Nuk ka mundësi më të mirë për të frenuar shpopullimin e vendit nga të rinjve, se sa investimi në arsim.

Ndaj, për të nxjerrë arsimin nga gremina ku ai sot gjendet, Partia e Lirisë kërkon me vendosmëri dhe me nisjen e legjislaturës së re të Kuvendit do të depozitojnë për miratim në Kuvend, projektligjin për nivelin dysheme të investimit në arsim dhe kërkim shkencor në nivelin 5% të PBB, si dhe që ligjet kryesore të arsimit të miratuar me shumicë të cilësuar në Parlament, bashkë me strategjitë e arsimit, programet, kurikulat dhe politikat arsimore. Arsimi duhet kthyer në përparësi kombëtare për të ndalur fenomenin e shpopullimit dhe garantuar zhvillimin e qëndrueshëm, progres dhe një të ardhme të sigurt europiane.

tedi blushi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj