LIVE UPDATES
Politike

Kryetarë bashkish, deputetë e ish-deputetë, artistë e investitorë strategjikë, SPAK e “kopsiti” dosjen ndaj Veliajt me 97 deklarime personash që kishin dijeni

Mes personave që ka dhënë deponime në SPAK ka qenë kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi, pasi është zbuluar një tender i dhënë nga kjo bashki për një nga OFJ-të e Ajola Xoxës.

24 Korrik 2025, 12:02 Nga DOSJA
Kryetarë bashkish, deputetë e ish-deputetë, artistë e
Erion Veliaj

TIRANA- Hetimi për korrupsionin e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nga ana e Prokurorisë së Posaçme do të vijojë deri më 24 shtator, ku edhe në këtë datë SPAK do të vendosë nëse do ta çojë dosjen për gjyq. Nga 6 dhjetori i vitit 2024 e deri më 17 korrik të këtij viti Prokuroria e Posaçme ka administruar 97 deklarime të personave që kanë dijeni mbi veprat penale që prokuroria ia ka atribuuar Erjon Veliajt, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si dhe personat e tjerë të përfshirë në këto hetime.

Mes personave që ka dhënë deponime në SPAK ka qenë kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi, pasi është zbuluar një tender i dhënë nga kjo bashki për një nga OFJ-të e Ajola Xoxës. Prokuroria e Posaçme ka marrë dëshminë edhe të investitorit strategjik, Gazmend Paja, ky i fundit një lidhje e ngushtë e Veliajt. Më 14 shkurt të këtij viti për t’u dëgjuar si person që ka dijeni mbi hetimet në dosjen “Veliaj” ishte edhe Avokatja e Popullit Erinda Ballanca.

Ilriana Basha, bashkëshortja e ish-drejtorit të Teatrit Kombëtar Altin Bashës, po ashtu ka dhënë në dëshmi në Prokurorinë e Posaçme. Sipas dosjes, Altin Basha bashkë me bashkëshorten kanë përfituar 9 projekte, afro 320 mijë euro nga bashkia Tiranë. Por jo vetëm kryetarë bashkie, për dosjen Veliaj në Prokurorinë e Posaçme është paraqitur edhe ish-deputeti demokrat Myslym Murrizi.

Në atë kohë i pyetur nga mediat ai deklaronte se nuk ka lidhje me të si person, por me hetime për persona të tjerë ku mund të jetë përmendur edhe emri i tij. Prokuroria e Posaçme ka pyetur edhe ish-drejtoreshën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Abigelia Voshtina. Sipas të dhënave është zbuluar një kontratë “Kontratë qiraje” me palë: Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit e Ansamblit Popullor, përfaqësuar ligjërisht nga drejtoresha e Përgjithshme znj. Abigeila Voshtina, dhe “RAMETAL”, kompani kjo e Elman Abules.

Sipas kontratës, TKOBAP angazhohet t'i paguajë “Rametal” sh.p.k., shumën totale prej 1.213.380 lekësh pa TVSH. Pjesë tjetër e personave që i janë marrë deklarime vijnë nga bota e biznesit, si dhe drejtues të disa OFJ-ve, të cilët besohet sipas SPAK-ut se kanë qenë përfitues të parave publike./ Ora News

erion veliaj spak

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet