LIVE UPDATES
Politike

Blushi prezanton projektligjin për uljen e TVSH të produkteve të shportës: Ul çmimet dhe koston e jetesës, ndihmë për pensionistët dhe shqiptar në nevojë

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve, Blushi tha se qëllimi i këtij projekt ligji mbështetet mbi tre shtylla kryesore, të cilat përfshijnë çmime të ulëta, uljen e kostos së jetesës dhe mbështetjen konkrete për familjet dhe më shumë lehtësi për to.

9 Dhjetor 2025, 16:07 Nga E.d
Blushi prezanton projektligjin për uljen e TVSH të produkteve të
Foto ilustruse

TIRANË- Deputeti i Partisë Liria, Tedi Blushi ka prezuantuar ditën e sotme projektiligjin për uljen e TVSH-së të produkteve të shportës, nga 20% në 5%. Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve, Blushi tha se qëllimi i këtij projekt ligji mbështetet mbi tre shtylla kryesore, të cilat përfshijnë çmime të ulëta, uljen e kostos së jetesës dhe mbështetjen konkrete për familjet dhe më shumë lehtësi për to.

Kreu i grupit parlamentar të PL-së tha se ky projektligj vjen në një moment, kur shqiptarët harxhojnë nga buxhetet e tyre familjare 40% vetëm për të blerë ushqime, me çmime 50% më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Europian. Blushi u shpreh se shqiptarë taksohen me TVSH 20%, më shtrenjtë se kudo tjetër në rajon.

Ai tha se ky projekt ligj është për pensionistët dhe për familjet me ndihmë ekonomike. Në fund, deputeti i PL-së tha se ky projektligj sjell uljen e çmimeve për të paktën 23 produkte dhe ndihmon ekonomitë familjare të mbijetojnë. 

"Të nderuar deputetë! Qëllimi i këtij projekt ligji, në fakt mbështetet mbi tre shtylla kryesore. Së pari, çmime të ulëta. Së dyti, ulje e kostos së jetesës, që është bërë , në të paktën tre vitet e fundit, e papërballueshme vecanërisht për pensionistët dhe për shtresat më në nevojë. Dhe shtylla e tretë është mbështetja konkrete për familjet dhe më shumë lehtësi për to. Sikundër e kemi sqaruar, ky projektligj vjen në një moment kur shqiptarët harxhojnë nga buxhetet e tyre familjare 40% vetëm për të blerë ushqime, me çmime 50% më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Europian, në vendin me pagat dhe pensionet më mizerabël. Qëllimi i këtij projekt ligji është t’ju vijë në mbështetje të gjithë shqiptarëve, që në mënyrë të pamerituar, paguajnë sot çmime të cilat vit pas viti vetëm rriten, kur ndërkohë pensionet, pagat janë në nivele qesharake, janë mizerabël. Ndaj, duke i bërë thirrje edhe ndërgjegjes tuaj, referuar faktit se keni ardhur në pushtet duke premtuar, në vitin 2013, se do ta bënit TVSH-në e produkteve bazë të shportës 5% dhe nuk e keni mbajtur.


Dua t’ju rikujtoj gjithashtu se me TVSH 20%, ju sot po taksoni shqiptarët më shtrenjtë se kudo tjetër në rajon dhe kjo nuk është e drejtë , nuk është e ndershme, nuk është sociale, është kriminale. Të taksosh për ushqimin, për vezët, për vajin, për bukën, për djathin, për mishin , popullin më të varfër në rajon. I varfër për shkak se ju nuk keni patur kurrë prioritet interesin publik, por vetëm vjedhjen e taksave të shqiptarëve. Kësaj situate i duhet dhënë fund, sepse ju po luani me bukën e shqiptarëve të varfër. Ndaj, do kërkoj dhe shpresoj shumë që ky projekt ligj që udhëhiqet dhe ka prioritet vetëm interesin publik, në veçanti shqiptarët e thjeshtë, ata që nuk kanë mundësi ekonomike, pensionistët, të cilëve vitin e ardhshëm ju do t’ju rrisni pensionet me 60 lekë dhe ndërkohë, çmimet e ushqimeve do ja u rrisni 3%. Për këtë është ky projekt ligj. Për pensionistët.


Është për familjet me ndihmë ekonomike, të cilët paguhen nga bashkia e Tiranës, 4 anëtarë me 12 mijë lekë të vjetra në muaj, por që nuk kanë mundësi të ushqehen dhe janë në kufijtë e mbijetesës. Ky projekt ligj është mbështetje dhe për 70% të fëmijëve që edhe sipas progres raportit të fundit të Bashkimit Europian, janë në rrezik varfërie. Bëhuni të përgjegjshëm, jepini votën pro një projekt ligji që mbështet cdo shqiptar në nevojë. Unë e di se ju jeni gati të ngrini dorën për çdo projekt ligj, duke filluar nga inceneratorët që nuk ekzistojnë e te aferat korruptive, i votoni jo me një por me të dyja duart, por të paktën i bëj thirrje ndërgjegjes tuaj, mendoni në një moment të vetëm për shqiptarët që janë sot në kufijtë e mbijetesës.
Për pensionistët që nuk kanë mundësi të blejnë as ilaçet dhe që 40% të buxhetit të tyre, pra  të atyre pensioneve që ua keni lënë në nivel mizerabël, ti shpenzojnë për t’u ushqyer, me thërrime sigurisht, se kaq ju keni lënë pensionistëve.


Ndaj ky projekt ligj që sjell uljen e çmimeve për të paktën 23 produkte duke filluar nga buka, mielli, orizi, makaronat, perimet, frutat e deri tek mishi është një projektligj social dhe një projektligj, i cili ndihmon ekonomitë familjare të mbijetojnë në kushtet kur edhe vitin e ardhshëm parashikohet një rritje abuzive dhe e çmendur e çmimeve. Nuk kanë vlerë deklaratat tuaja dhe premtim-mashtrimet tuaja për gjoja rritje pensionesh, kur ju nuk keni vullnetin edhe pse unë nuk dua ta paragjykoj, por duhet të tregoni sot vullnetin që keni, një moment reflektimi, një moment ku të flisni dhe ju me ndërgjegjen tuaj për të miratuar një akt , i vetmi akt i ardhur deri më tani në këtë Parlament, që shkon në funksion të interest publik, për të mbështetur shqiptarët. Ky nuk është një projektligj politik, është një projektligj që në rradhë të parë vjen në funksion të interesit publik." tha Blushi./Dosja.al

tedi blushi pl projektligj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj