Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Garo shtoi se Balla është përmendur nga shumë emra të krimit, si i penduari Nuredin Dumani dhe se tashmë nuk është një politikan i korruptuar, por një që porosit vrasje.
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar përfshirjen e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në vrasjen e avokatit të Ardian Çapjas, Ravik Gurra, ngjarje e ndodhur në mars të vitit 2019. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së Floriana Garo u shpreh se Gurra u vra pasi kishte në duar përgjime që vërtetonin implikimin e Ballës në grupet kriminale. Sipas PD-së, tashmë Taulanti nuk kërkon një motër si aktori në filmin shqiptar, por një mbiemër. Garo shtoi se Balla është përmendur nga shumë emra të krimit, si i penduari Nuredin Dumani dhe se tashmë nuk është një politikan i korruptuar, por një që porosit vrasje.
Deklarata e PD:
Në Parlamentin shqiptar, një deputet i Rilindjes, emrin nuk e ndërron kurrë si disa kolegë të tij, por mbiemra ka disa. Ndryshe nga personazhi i filmit artistik shqiptar “Taulanti kërkon një motër”, Taulanti-deputet kërkon një mbiemër. Herë na shfaqet si Balla, herë Bego, herë si Gurra, e herë tjetër si Xibraka. Emri i tij, pa mbiemër, u shfaq para dy ditësh edhe në dëshminë e biznesmenit elbasanas, i akuzuar nga drejtësia për disa vepra penale, Ardian Çapja. Si politikan, por edhe me një spaletë të re: si vrasës. Çapja dëshmoi se avokati i tij Ravik Gurra është vrarë para tre vitesh për arsye se zotëronte përgjime të cilat implikonin një politikan të lartë. Emri i të cilit është Taulant.
Partia Demokratike dhe kryetari i saj e kanë denoncuar pafund implikimin e Taulant Ballës në aferat dhe aktivitetet e bandave të Elbasanit, konkretisht me Gentian Sharrën, me të cilin ekzistojnë qindra biseda telefonike. Emri i tij është shfaqur edhe në dëshmitë e të penduarve të drejtësisë. Nuredin Dumani e ka përmendur emrin e tij, si funksionar i lartë i Partisë Socialiste në dëshminë e tij për prokurorët. Por nga Dumani deri te Çapja, Taulant Balla ka shkuar nga politikan i korruptuar në politikan qe porosit vrasje.
Partia Demokratike i kërkon SPAK të hapë dhe të hetojë dosjen e avokatit Ravik Gurra. Nëse organet e drejtësisë nuk ndajnë politikanët nga kriminelët dhe politikanët kriminelë nga politika, ata bëhen përgjegjës të drejtpërdrejtë për humnerën dhe rrezikun që i kanoset Shqipërisë. Implikimi i politikanëve të lartë të qeverisë me malavitën vjen tashmë nga disa burime. Denoncimi i vazhdueshëm i bandave dhe lidhjeve të tyre politike ka qenë një moto e kësaj foltoreje. Ja pse protestohet ndër të tjera më 6 dhjetor. Për t’i thënë Europës dhe përfaqësuesve të saj se diçka nuk shkon në Shqipëri. Politika dhe krimin janë bërë një. Ata që e duan atdheun do ta kuptojnë. Ata që e kanë shitur dhe futur në llogari offshore do të bërtasin. Taulantit që kërkon mbiemër do t’i duhet së shpejti të kërkojë edhe avokat për secilin llagap.
Ardian Çapja ka zbuluar "thesare" në dëshminë që ka dhënë para togave të zeza në Elbasan. Ai tha se nëse zbardhet vrasja e avokatit Ravik Gurra do të dalin në dritë shumë ngjarje të tjera. Sipas tij, Gurra ka gjetur edhe përgjime që implikojnë një politikan me emrin Taulant. Mbiemrin Çapja nuk ia tha, duke shtuar se nëse e bënte, i rrezikohej jeta.
Komisioni i Ekonomisë TIRANË- Është shoqëruar me debate mbledhja e Komisionit të Ekomomisë dhe Financave madje dhe vet&e...
Albana Vokshi TIRANË- Seanca gjyqësore mes ministres së Arsimit Evis Kushi dhe deputetes demokrate Albana Vokshi është shtyr&...
Komisioni TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese u ngrit një çështje shumë e rëndë...
Erion Braçe TIRANË- Është shoqëruar me debate mbledhja e Komisionit të Ekonomisë. Deputeti socialist Erion Braç...
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar në fillim të Komisionit për Sigurinë Kombëtare se sot du...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkon nga Qeveria që të shpallë gjendjen e emergje...
Martin Biba TIRANË- Anëtari i Partisë Demokratike Martin Biba ka shpallur ditën e sotme kandidaturën e tij për të marr&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike, se qyteti i Durrësit është përmbyt...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigjur lajmeve se KESH ka shitur energji elektrike më lirë sesa çmimi në burs...
Çim Peka dhe Majlinda Angoni SHKODËR- Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni ka pranuar se nuk e ka njoftuar Bashkinë e Shkodrës...