LIVE UPDATES
Politike

Bozdo: Fasoneria me 165 mijë punonjës, drejt zhdukjes! Problematikat e tyre, në ‘vesh të shurdhër’

Deputeti demokrat tha se ky është një sektor i cili në dy dekadat e fundit ka gjeneruar më shumë se 1 miliardë euro dhe ka të punësuar sot 65,000 punonjës në nivelin e parë, dhe mbi 100 të tjerë që i shërbejnë në mënyrë dytësore.

30 Mars 2026, 17:32 Nga E.d
Bozdo: Fasoneria me 165 mijë punonjës, drejt zhdukjes! Problematikat e
Eno Bozdo

TIRANË- Deputeti demokrat, Eno Bozdo ka folur për problematikat që po has industia e fasonit në vend. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bozdo u shpreh se ky sektor po përballet me një krizë të thellë, e cila rrezikon ta çojë drejt zhdukjes.

Deputeti demokrat tha se ky është një sektor i cili në dy dekadat e fundit ka gjeneruar më shumë se 1 miliardë euro dhe ka të punësuar sot 65,000 punonjës në nivelin e parë, dhe mbi 100 të tjerë që i shërbejnë në mënyrë dytësore. Në fund, Bozdo tha se problematikat e tyre, në ‘vesh të shurdhër’.

"Desha të ngre këtu dhe të sjell përpara kolegëve të mi dhe këtij kuvendi problematikën shumë të madhe që po has një ndër sektorët më të rëndësishëm të industrisë në Shqipëri. Problematikë e cila për fat të keq ka rënë në ves të shurdhër të gjithë institucioneve qeveritare, dhe jo vetëm kaq, problematikë e cila ka kohë që injorohet, por që është majisur aq sa që vitin e kaluar, për shkak të zhvillimeve dramatike në ekonominë shqiptare, ka filluar të prodhojë vërtet efekte mjaft negative.

Bëhet fjalë për manifakturën e eksportit, e njohur ndryshe si sektori fasonist. Hallet dhe shqetësimet e të cilës i kemi dëgjuar përpara komisionit të ekonomisë, i kemi dëgjuar vazhdimisht edhe në media, dhe kërkesat e të cilëve i kemi kërkuar, i kemi dëgjuar në të gjitha instancat. Kërkesa të cilat nuk kanë marrë asnjë përgjigje, kanë rënë në vesh shurdhër, dhe nëse vazhdohet kështu rrezikon reduktimin dhe më pas zhdukjen e një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë tonë prodhuese.

Është një sektor i cili në dy dekadat e fundit ka gjeneruar më shumë se 1 miliardë euro dhe ka të punësuar sot 65,000 punonjës në nivelin e parë, dhe mbi 100 të tjerë që i shërbejnë në mënyrë dytësore këtij sektori. Është një sektor i cili punëson gra, veçanërisht gratë e lëna me një anë, veçanërisht në zona rurale, veçanërisht shtresa të margjinalizuara. Pra, përveç funksionit të punës, ka dhe një funksion tjetër social. Ky është një sektor që çdo tkurrje e të cilit përkthehet në ulje të të ardhurave, rritje të papunësisë dhe për fat të keq emigracion ekonomik. Është një industri, tutje nga pretendimet e kryetarit të qeverisë, kryeministrit, e cila është shumë mirë e integruar në Bashkimin Europian, e cila prodhon për vendet e Bashkimit Europian, dhe nuk është një industri kurrsesi, siç thotë ai kryeministri dhe të tjerë, e destinuar për t'u zhdukur, por përkundrazi, një industri e cila ka nevojë të ndihmohet dhe të mbështetet.

E kush janë hallet e kësaj industrie? Së pari, elefanti në dhomë, ai që është kthyer në makthin e të gjithë industrisë eksportuese në Shqipëri, e gjithë prodhimeve Made in Albania, kursi i këmbimit të euros. Kursi i këmbimit të euros i cili fuqizon lekun dhe ul euron jo për shkak të rritjes së produktivitetit ekonomik shqiptare, jo për shkak të rritjes së motorit ekonomik të Shqipërisë, por për një shkak të vetëm, pastrimit dhe hapjes së dyerve të pastrimit të parave të pista në Shqipëri.

Nuk është më absolutisht asnjë sekret, e gjeni në të gjitha statistikat edhe të institucioneve tuaja. Shikoni se katandisja e euros në 95 lekë, 950 lekë, është duke dëmtuar prodhimet, është duke dëmtuar industrinë, është duke dëmtuar bujqësinë. Tani dhe me rritjen e çmimit të naftës, është goditja më e rëndë që i jepet sektorit prodhues. E dyta, është shumë e rëndësishme të kuptojmë që ajo që u shit si një reformë në fiskalitet dhe ajo që u shit si një mundësi e cila do kontribuonte për shtresat në nevojë, siç është rritja e pagës minimale, për këtë sektor dhe sektor të industrisë, u përkthye vetëm në një kosto shtesë.

Sipas vetë shifrave të qeverisë, rritja e pagës minimale nga 40 në 50,000 lekë të reja, me një rënie të rëndë të lapsit, e bën qeverinë që të arkëtojë sa më shumë për hir të sigurimeve shoqërore, por nga ana tjetër, barra është shumë e madhe. 90 milionë euro ka qeveria fut në xhep për këtë arsye. Arsyeja tjetër, fakti tjetër është që industria s'merr asgjë, asgjë mbrapsht. Po çfarë kërkon kjo industri? Shumë thjesht. Atë që të gjithë industritë e tjera po e marrin në çdo vend të botës. Së pari, një mekanizëm kompensues për kursin e këmbimit. Është shumë e thjeshtë dhe me kosto minimale për qeverinë, për stabilizimin e kontratave," tha Bozdo./Dosja.al

eno bozdo 165 mijë punonjës kuvend

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj