LIVE UPDATES
Politike

'Ky është objektivi i ri i të gjithë drejtuesve'/ Berisha: Janë me mijëra njerëz që duan të anëtarësohen në PD

Gjatë fjalës së tij, Lideri i opozitës deklaroi se procesi zgjedhur brenda PD-së po zhvillohet përputhje me standardet demokratike dhe në përputhje me statutin e PD-së. 

30 Mars 2026, 14:39 Nga E. D
'Ky është objektivi i ri i të gjithë drejtuesve'/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi gjatë takimit me drejtuesit politikë të kësaj force politike se, janë me mijëra njerëz që duan të anëtarësohen në PD. Gjatë fjalës së tij, Lideri i opozitës deklaroi se procesi zgjedhur brenda PD-së po zhvillohet në përputhje me standardet demokratike dhe në përputhje me statutin e PD-së. Kryedemokrati theksoi ndër të tjera, se parti9a ndodhet në një fazë që kërkon angazhim të shumëanshëm. 

"Ne jemi në një proces zgjedhor, dhe kam kënaqësinë të informoj shqiptarët se, ky proces gjer sot është zhvilluar në përputhje me standardet demokratike dhe në përputhje me statutin e PD. Është zhvilluar bazuar në garën me shumë kandidatë dhe votën e anëtarësisë për kryetarin. Dhe ky është zhvillim shumë i rëndësishëm. Në një seri takimesh kemi rënë dakord që ne jemi të detyruar për veprimtari shumëplanëshe. Ne jemi të detyruar dhe do të ju them një moment këtu. Rëndësia më e jashtëzakonshme për forcën tonë politike ka që të përqendrohemi që të gjithë në organizim, organizim, organizim. Të bëjmë atë që nuk e kemi bërë, por të bëjmë edhe të që rrethanat e zhbëjnë.

Ne ngrejmë seksionin, emigracioni e zhduk seksionin. Emigracioni dikton një seri ndryshimesh që ne duhet të përshtatemi me shpejtësi. Ne duhet të bëjmë çdo gjë që të hapim PD-në. Me projekt konkret, çdo kryetar, çdo kryesi, çdo udhëheqës politik duhet të ketë si etalon anëtarësimet e reja dhe hapjen e partisë. E vërteta është se kjo kërkon një ndryshim të madh në qëndrimin tonë, dhe kërkon që të shndërrojmë këtë kriter, në një kriter kryesor të perfomancës tonë. Ka ardhur koha të lëmë mënjanë thirrjet, por të bëjmë vlerësimin. Ju them ju dhe ua them me përgjegjësi të plotë.

Ua them se, pasi unë, pas një seri takimesh dhe hetimesh se janë me qindra e qindra qytetarë që duan të marrin dokumentin e PD. Nuk ka kush ua ofron, e pafalshme për ne. Thelbi i këtij takimi është ky: Çfarë do të bëni për anëtarësime të reja. Janë me qindra, por dhe mijëra demokrate e demokratë të paanëtarësuar që kërkojnë të marrin dokumentin e PD-së, kërkojnë të regjistrohen, janë njerëz idealistë. Por hasin në plogështinë, apatinë tonë. Nuk është hera e parë që e shtrojmë këtë, e kemi shtruar dhe në mbledhje të tjera, por tani kjo bëhet imperative. PD-ja ka domosdoshmëri urgjente për ripërtëritjen dhe anëtarësime të reja.

Ndaj dhe ju si koordinatorë, si drejtues, këtë mesazh do ua përcjellim dhe kryetarëve të degëve shumë shpejt, duhet të keni në axhendë dhe si tregues kryesor këtë veprimtari. Asnjë njeri të mos mendojë se ka hezitim. Jo. Ka njerëz që kanë hezitim, por ka me qindra, mijëra që janë të gatshëm të anëtarësohen. Janë të shumtë. Ndaj dhe ti vëmë vetes detyra konkrete. Çdo anëtar i PD-së duhet ti vejë vetes detyrë konkrete të anëtarësoj një tjetër, çdo anëtar i kryesisë, çdo kryetar," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë