Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë një konference për gazetarët, Berisha kritikoi qeverinë për kontrollin e mediave dhe për çështjet e lidhura me Balluku dhe Edi Ramës, duke deklaruar se lidhen direkt me veprimet e Ramës dhe pengojnë integrimin e Shqipërisë në BE.

TIRANË- Kreu i Sali Berisha u shpreh se shqiptarët duhet të flasin më 17 prill për të ardhmen e tyre në Europë. Gjatë një konference për gazetarët, Berisha kritikoi qeverinë për kontrollin e mediave dhe për çështjet e lidhura me Balluku dhe Edi Ramës, duke deklaruar se lidhen direkt me veprimet e Ramës dhe pengojnë integrimin e Shqipërisë në BE.
Berisha tha se qytetarët duhet të marrin fatin e vendit në dorë dhe të mos lejojnë që korrupsioni të bllokojë të ardhmen evropiane.
”Siç e shihni pra, në pamje të parë për Lubi Ballukun, mbyll dyert e Europës, në fakt e ka për veten e tij pasi në dosjet e Lubisë, në çdo dosje të saj, hajdut i parë është Edi Rama, urdhërdhënës është Edi Rama. Por kështu me AKSHI-n është faktuar kështu katërcipërisht se Agasi i AKSHI-t është Rama, se Mirlinda e AKSHI-t është Linda Rama, se strumbullari i pengmarrjeve është Armand Frangu për paratë e familjes Rama. Pra, bëra sot këtë shpjegim se në një kohë kur në mënyrë absolute luhet me fatet evropiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve, luhet shumë keq me këto fate, mediat e vendit, të kontrolluara nga qeveria, nga mëngjesi në darkë, marrin ushqimin toksik nga zyrat e qeverisë, propagandën toksike për të mashtruar qytetarët shqiptarë dhe për t’ua fshehur këto të vërteta. Tmerrësisht e dhimbshme. Unë paralajmërova para jush disa ditë më parë se po bëhet gjithçka për ta varrosur çështjen Balluku, de facto çështjen Rama. Por asnjë njeri nuk duhet të harrojë se ajo çështje është çështje jetike e të ardhmes së shqiptarëve.
E integrimit të tyre në BE. Çdo kthim mbrapa në aparencë është çështja Balluku, në fakt është dosja Rama që qëndron në çdo faqe të çështjes Balluku. Ndaj dhe jam këtu për të qëndruar për interesin më të mirë të shqiptarëve, interesin evropian të tyre. Jam këtu për t’u bërë thirrje shqiptarëve të marrim në dorë fatin tonë, fatin e Shqipërisë. Të mos lejojmë që akte vjedhjesh të tmerrshme të taksave të shqiptarëve dhe pasurive publike nga anëtarët e organizatës kriminale të kryesuar nga Edi Rama, të na mbyllin ne dyer e të ardhmes evropiane dhe të vazhdojmë të shpërbëhemi si komb siç po shpërbëhemi tani.
Edhe njëherë, BE foli. Nuk mbyllet asnjë kapitull pa votimin e IBAR, dhe IBAR nuk votohet pa arritur standardet e kërkuara.
Bllokimi i IBAR do të thotë bllokim i mbylljes të çdo kapitulli. Dhe kjo po vjen kryekëput nga bllokimi që i bëri Edi Rama arrestimit të Lubi Ballukut për të mbrojtur veten e tij. Ftoj shqiptarët me 17 prill të flasin për veten e tyre, për të ardhmen e tyre në Europë,” tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se disa vende anëtare të Bashkimit Europian kanë bllokuar...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se do të ftojë në takime liderët e partive op...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha në një dalje për mediat sulmoi Edi Ramën në lidhje me Bashkimin Evropian. G...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Prokurimi publik me Inteligjencë Artificiale duhet që të bëhet re...
TIRANË- Dy partitë e mëdha ajo Demokratike dhe Socialiste po drejtohen drejt hartimit të një sërë ligjesh të arri...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sfida më e madhe e Shqipërisë për integrimin në BE është...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se integrimi në Bashkimin Evropian është një proces që po konsolidon...
Mbledhja TIRANË- Kryenegociatorja e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka ka deklaruar se deri...
Endri Meksi TIRANË- Pronari i MCN Tv Endri Meksi ka dënoncuar kërcënimet që kanë ardhur në adresë të tij....
Majlinda Dhuka TIRANË- Kryenegociatorja e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka ka deklaruar s...