Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se kryeministri Edi Rama po përkeqëson situatën përmes vendimeve që, cenojnë ndarjen e pushteteve dhe funksionimin e drejtësisë.

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një takim me drejtuesit dhe koordinatorët politikë të PD-së, ku deklaroi se vendi ndodhet në një moment kritik. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se kryeministri Edi Rama po përkeqëson situatën përmes vendimeve që, cenojnë ndarjen e pushteteve dhe funksionimin e drejtësisë.
Berisha e cilësoi si “akt ekstrem” përdorimin e pushtetit ekzekutiv për të mbrojtur, sipas tij, korrupsionin, duke shtuar se opozita po përballet me një regjim autoritar. Ai deklaroi se me vendimet e fundit, Rama ka shpërfillur qëndrimet e Komisioni Europian dhe vendeve anëtare të Bashkimi Evropian, duke nënkuptuar se “nuk pyet për to”.
“Thirra këtë takim me drejtuesit politikë, koordinatorët, në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin, por edhe PD, sigurisht. Momenti për vendin është kritik dhe në kursin që ka ndërmarrë Edi Rama, nuk mund të ketë asgjë tjetër, përveç se një përkeqësimi gjithnjë e më të madh. Kjo sepse, akti i tij për të përdorur pushtetin ekzekutiv, për të mbrojtur vjedhjet, korrupsionin e tij, përbën një rast unik, ekstrem në historinë e një vendi pluralist. Është një akt i pandodhur. Është një akt me të cilin Edi Rama defakto, po të përdorim një term për ta kuptuar njerëzit, shumëzon me zero pushtetin e drejtësisë dhe merr në dorë haptas, para gjithë shqiptarëve, të gjitha pushtetet. Pra, sot opozita shqiptare përballet me një regjim, kreu i të cilit publikisht guxoi dhe mori në dorë edhe pjesën më të vogël të pushtetit. Thashë dhe njëherë, pas këtij vendimi duhet ta kemi shumë të qartë se, Edi Rama është i gatshëm të marrë çdo vendim tjetër. Nuk ka asnjë pengesë, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë pengesë në marrjen e vendimeve të tjera.
Ju e keni të qartë se ky vendim u mor pas një kundërshtie të plotë të Komisionit Europian dhe vendeve kryesore anëtare të BE-së, të cilave Edi Rama me vendimin e tij, u tha për të mos thënë fjalën shqipe ‘plaç’ u tha ‘unë nuk pyes për ju’. Kjo është e vërteta. Pse po ndalem në këtë moment? Ky moment është jashtëzakonisht i rëndësishëm të realizohet nga PD, sepse tani në fushë është vetëm ajo. Shpresat e mbarë shqiptarëve janë vetëm tek PD. Autokracia këtu është e plotë, diktatura autoritare është e plotë. Nuk ka më asnjë lloj hapësire apo mëdyshje. Jo. Këto veprime u kryen haptas, u kryen sepse ai vetë personalisht është më shumë se Belinda i implikuar. Ka 25 vite që vjedh së bashku me Belindën dhe tani në fund ajo ja doli ta paraqesë para shqiptarëve dhe botës si një skllav të saj. Ju e shihni se, si ajo dikton tani çdo emërim të ministrave, zv/ministrave, drejtorit të policisë etj., me radhë. Sepse pengu nuk është Rama që kontrollon Lubinë, por është Lubia që kontrollon Ramën. Të jemi të sigurtë për këtë,“ tha Berisha./Dosja.al
TIRANA- Propozimi i Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç për një anëtarësim të pjesshëm të Ball...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se vendimi i marrë nga Rama është një akt i papra...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi edhe emërimin e Skënder Hitës në krye të Pol...
TIRANË- Kreu i Sali Berisha u shpreh se shqiptarët duhet të flasin më 17 prill për të ardhmen e tyre në Europë. Gjat&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se disa vende anëtare të Bashkimit Europian kanë bllokuar...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se do të ftojë në takime liderët e partive op...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha në një dalje për mediat sulmoi Edi Ramën në lidhje me Bashkimin Evropian. G...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Prokurimi publik me Inteligjencë Artificiale duhet që të bëhet re...
TIRANË- Dy partitë e mëdha ajo Demokratike dhe Socialiste po drejtohen drejt hartimit të një sërë ligjesh të arri...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sfida më e madhe e Shqipërisë për integrimin në BE është...