16 Dhjetor 2025, 14:57
Nga I.A
Ermira Gjeçi
TIRANË- Drejtoresha e Kabinetit të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ermira Gjeçi njoftoi se brenda vitit 2025 do të rimbursohet në vlerën 100% mbështetja për të gjithë fermerët sipas skemës kombëtare. E ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, në RTSH, Gjeçi deklaroi se deri tani 66 mijë fermerë kanë aplikuar për mbështetje financiare, ndërsa për skemën e investimeve, e cila përfshin sipërmarrjen në bujqësi, investime në sera dhe mekanikë bujqësorë, janë regjistruar rreth 800 aplikime.
“Ne aktualisht me skemën e mbështetjes në bujqësi për 2025 jemi në një realizim 93% të totalit. Premtuam që deri në fund të vitit të gjithë fermerët do të paguhen duke realizuar 100% skemën e mbështetjes në bujqësi. 66 mijë fermerë kanë aplikuar për marrjen e mbështetjes financiare. Janë disa forma të mbështetjes në sektorin e bujqësisë, është dhe skema e investimeve që këtë vit shënoi një numër aplikimesh rreth 800 aplikime. Kur flasim për skemën e investimeve e kemi fjalën për sipërmarrjen në bujqësi, investime në sera, mekanik bujqësore, etj. Ashtu sikurse çdo vit, edhe këtë vit ne do realizojmë disbursimin e fondeve ose përmbushjen e skemës në bujqësi në 100% të saj deri në fund të vitit”, tha Gjeçi.
Kjo e fundit theksoi se politika e bujqësisë “2030” synon zhvillimin e një bujqësie sipërmarrëse dhe konkurruese.
“Jemi në periudhën e tranzicionit dhe po punojmë për të rritur konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare dhe orientimin e tyre drejt tregut rajonal dhe BE-së”, tha ajo.
Ajo shtoi se, produktet shqiptare aktualisht eksportohen në 83 tregje, dhe krahasuar me vitin 2024, eksportet për vitin 2025 shënojnë një rritje prej 9.9% në sasi. Skemat mbështetëse për bujqësinë pritet të vazhdojnë të financojnë fermerët dhe investimet në sektor, duke kontribuar në modernizimin dhe zhvillimin e bujqësisë shqiptare./Dosja.al
ermira gjeçi
Politike
16 Dhjetor 2025, 14:06
E. D
George Gerapetritis
TIRANË- Ministri i jashtëm grek, George Gerapetritis gjatë konferencës së përbashkët me ...
Politike
16 Dhjetor 2025, 14:01
E. D
Elisa Spiropali
GREQI- Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali theksoi rëndësinë e vijimit të negociatave teknike përsa i pë...
Politike
16 Dhjetor 2025, 14:00
E. D
Elisa Spiropali
GREQI- Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali gjatë takimit me homologun grek George Gerapetritis, duke folur për ç...
Politike
16 Dhjetor 2025, 13:59
E. D
Elisa Spiropali
GREQI- Ministria e Jashtme Elisa Spiropali në takimin me homologun grek theksoi se aspektet historike ligjore dhe pronë...
Politike
16 Dhjetor 2025, 13:58
E. D
Elisa Spiropali
GREQI- Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali gjatë takimit me homologun grek George Gerapetritis, preku edhe çësht...
Politike
16 Dhjetor 2025, 13:51
D.S
Elisa Spiropali
GREQI- Ministrja për Evropën dhe Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar sot një takim n&e...
Politike
16 Dhjetor 2025, 13:50
D.S
Elisa Spiropali
GREQI- Në takimin e zhvilluar ditën e sotme nga Ministrja për Evropën dhe Punëve të Jashtme, Elisa Spi...
Politike
16 Dhjetor 2025, 13:45
E. D
pamje nga takimi
GREQI- Në nisje të vizitës së saj zyrtare në Athinë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtm...
Politike
16 Dhjetor 2025, 13:31
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat ngriti alarmin për arratisjen e E...
Politike
16 Dhjetor 2025, 13:21
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk do të lejojë kurrë hetim...