Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nga selia blu, Kryedemokrati tha se pas tenderave dhe prokurimeve sekrete fshihen dhjetëra e qindra miliona euro të shpërdoruara, ndërsa AKSHI është shndërruar në “kopsht privat” të familjes së kryeministrit.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk do të lejojë kurrë hetimin e bashkëshortes së tij për sa kohë që qëndron në pushtet. Por, sipas Berishës vetëm qytetarët shqiptarë mund t’i hapin rrugë këtij hetimi përmes largimit të Ramës. Nga selia blu, Kryedemokrati tha se pas tenderave dhe prokurimeve sekrete fshihen dhjetëra e qindra miliona euro të shpërdoruara, ndërsa AKSHI është shndërruar në “kopsht privat” të familjes së kryeministrit.
"Tani, me atë që unë kam bindje, Edi Rama nuk do të lejojë kurrë, sa të jetë në atë vend, hetimin e të shoqes.
Duhet të jenë shqiptarët që t’i çelin rrugë atij hetimi, duke larguar Edi Ramën. Sepse ato para, ato dhjetëra qindra milionë euro të prokurimeve sekrete, po të lexoni ju, vetëm për tenderin e mirëmbajtjes së programit të Thesarit të Shtetit, janë shpenzuar dhjetëra milionë, dhe që të gjithë tenderat fitoheshin nga Armand Frangu në limitin maksimal. Arben Ahmetaj ka deklaruar se ky hajdut ka praktikuar çmime të dhjetëfishta për produktet e importuara, kompjuterë apo të dhëna të tjera.
Arben Ahmetaj ka një meritë sepse u tha shqiptarëve se kopshti privat i familjes Rama është AKSHI. Dhe ai, kishte krahasuar çmimet reale të produkteve të fushës kompjuterike, që sillte ky për shkollat apo institucionet e tjera, që kishte deklaruar në dogana, me çmime të cilat ekzistonin në dyqane me pakicë dhe ato kishin diferencë si nata me ditën. Dhe ato merreshin të mirëqena, nuk i kontrollonte kush, se dihej se ato para shkonin në Surrel. Kjo është e vërteta. Ndaj dhe nuk kam ndonjë shpresë të madhe se do të bëhet hetim i plotë i kësaj ngjarje. Para se të ndodhë, të jesh e sigurt, që zonja Rama do të shkojë me pushime të gjata diku. Sikur të ndodhë kjo, pse si kujton ti, se po pret vendimin e Skapit," tha Berisha./Dosja.al
Kosove KOSOVË- Këshilli për Çështje të Përgjithshme i Bashkimit Evropian miraton të martën konkluzionet sa i...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Ergys Agasi ka tre javë q&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbi urdhër-arrestin e lëshuar nga SPAK ditën e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Daniel Shima është u rr&e...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka detajuar akuzat ndaj biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj si dhe të drejtoresh&e...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka nxjerr detaje në lidhje me aksionin e sotshëm të BKH-së dhe Policisë te Kodrat e ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Gerond Meçe u mor peng, pas...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se sot Linda Rama del në regjistrime për ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se sot janë lëshuar mandate arresti p&eu...
SPAK TIRANË- Emrat e zyrtarëve që janë nën masë siguri nga SPAK në hetimet për tenderat e AKSH-it janë zb...