LIVE UPDATES
Politike

Arrestimi i nënës lehonë në Shkodër, PD: Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të saj

Partia Demokratike i bën thirrje gjykatës që të lirojë menjëherë nënën e re, në mënyrë që ajo të mund të ushqejë dhe të kujdeset për foshnjën e sapolindur. Sipas tyre, bërja e drejtësisë nëpërmjet një padrejtësie më të madhe është një krim i vërtetë.

15 Mars 2023, 17:52 Nga A.B
Arrestimi i nënës lehonë në Shkodër, PD:
Partia Demokratike

TIRANË- Partia Demokratike kërkon lirimin nga burgu të nënës lehonë, Diana Bahçjas. Në një reagim zyrtar, PD thekson se gruaja lehonë shtë arrestuar vetëm 7 ditë pasi solli në jetë foshnjen e saj. 

Partia Demokratike i bën thirrje gjykatës që të lirojë menjëherë nënën e re, në mënyrë që ajo të mund të ushqejë dhe të kujdeset për foshnjën e sapolindur. Sipas tyre, bërja e drejtësisë nëpërmjet një padrejtësie më të madhe është një krim i vërtetë.

REAGIMI I PD:

Policia e Shkodrës ka thyer një rekord këto ditë. Uniformat blu kanë shkuar me furgon, armë dhe pranga në fshatin Drisht të Postribës dhe ka bërë një arrestim, si në kohërat më të egra të diktaturës. Ato shoqëruan në qelitë e burgut Diana Bahçen, një grua të re, vetëm 7 ditë pasi kishte sjellë në jetë një fëmijë. Gruaja-lehonë është arrestuar dhe burgosur pas një vendimi të Gjykatës së Tiranës, që e dënonte me 250 mijë lekë, shumë të cilën ia ka konvertuar në heqje lirie prej 1 muaji e 20 ditësh. Foshnjës 7 ditëshe i duhet të presë edhe rreth 2 muaj të tjerë që të ketë pranë nënën.

Nuk kërkohet logjikë dhe as njohuri në mjekësi për të kuptuar padrejtësinë e dyfishtë të gjykatës dhe policisë ndaj nënës dhe foshnjës.

Shkenca e mjekësisë na provon përhapjen e atyre që njihen si “trauma e passlindjes”, dhe rasti i nënës së re nga Drishti, klasifikohet si traumë e dyfishtë. Përvec sjelljes barbare, pa marrë parasaysh ato që në jurisprudencë njihen si ‘rrethana lehtësuese’, në këtë rast shohim edhe njëherë dorën e verbër të një shteti që është i pamëshirshëm dhe katil me të dobëtit dhe lepur me të fortin.

Të mos harrojmë se në Shkodër janë më të fuqishëm kapot e bandave, se deputetët dhe ministrat. Janë këta të fundit që e monitorojnë policinë me kamera, në vend që të ndodhte e kundërta. Janë ata që lëvizin të lirë, vendosin taksat ndaj bizneseve, e me radhë. Policia dhe strukturat shtetërore të Edi Ramës rrinë e shohin, ose bëhen pjesë në ndarjen e plaçkës.

E kundërta ndodh kur nuhasin pafuqinë e të dobëtit. Policia dhe gjykata e narkoshtetit, papritur bëhen gardianë të rreptë të presjes dhjetore të ligjit dhe nuk të falin. A është marrë parasysh rrethana lehtësuese e një lehone kur u arrestua Diana Bahçja? A ka patur psikolog, si në shoqërimin në qeli, por edhe më pas për nënën-lehonë?
A kanë shkuar në familjen Bahçja, ku i shoqi Naimi po kujdeset për një foshnjë disa ditëshe, punonjësit socialë?
Këto janë pyetjet që administrata e një shteti serioz, që përkujdeset për qytetarët, dhe nuk i përndjek ata, duhet t’u japë përgjigje.

Partia Demokratike i bën thirrje gjykatës që të lirojë menjëherë nënën e re, në mënyrë që ajo të mund të ushqejë dhe të kujdeset për foshnjën e sapolindur. Bërja e drejtësisë nëpërmjet një padrejtësie më të madhe është një krim i vërtetë.

Çfarë ka ndodhur? Diana Bahçja ishte dënuar nga gjykata me gjobë, pasi pas ndarjes nga burri i parë, martesë nga e cila kishte një vajzë, nuk i ishte përgjigjur detyrimit që kishte për fëmijën. Ky pretendim mohohet nga Diana që deklaron se ish-burri e dhunonte. Por çudia ka ndodhur me vendimin e gjykatës. 3 vite pasi Diana Bahçja mori gjobën, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi ta konvertonte dënimin nga gjobë në 50 ditë burg, pa marrë parasysh faktin se ajo është nënë e një fëmije të porsalindur.

Pa asnjë dijeni ajo u arrestua dhe ndodhet në burg, edhe pse ligji bën një tjetër parashtrim për rastin e saj. Diana Bahçja përfiton nga ligji dhe Kodi Penal, që parashikon shumë qartë se në rastin kur nëna është shtatzënë ose ka fëmijën nën 1 vjeç, atëherë ekzekutimi i vendimit për dënim edhe në rast se është i drejtë, do të duhet të shtyhet derisa bebi të mbushë 1 vjeç. Kjo në rastin e saj nuk ka ndodhur. Nëna është në burg ndërsa për fëmijën që ka nevojë urgjente dhe të pajustifikuar për nënë, është duke u kujdesur i shoqi, Naim Bahçja bashkë me mbesën e tij 11-vjeçare. 

E dënuara Diana Bahçja është nga Burreli ndërsa edhe ish-bashkëshorti i saj që e ka denoncuar për braktisjen e fëmijës së parë disa vite pas divorcit është nga Burreli, denoncim që e ka bërë pasi Diana është martuar për herë të dytë në Shkodër. /Dosja.al

rasti i diana bahcjas diana bahcja partia demokratike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj