LIVE UPDATES
Politike

Bushati- Gallon/ Çfarë mund të mësojë Europa prej Henry Kissinger?

Në diskutimin e zhvilluar në Public Square, dy nga zërat më të rëndësishëm të analizës europiane – Jérémie Gallon, drejtues për Europën i “McLarty Associates”, akademik i jashtëm në Këshillin e Atlantikut dhe autor i librit Henry Kissinger: dhe Ditmir Bushati, ish-ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.

6 Dhjetor 2025, 17:55 Nga I.A

Bushati- Gallon/ Çfarë mund të mësojë Europa prej

Europa ndodhet në një moment kritik për arkitekturën e saj gjeopolitike, ku sfidat e sigurisë, ndryshimet në rendin botëror dhe rikonfigurimi i rolit amerikan po detyrojnë Bashkimin Europian të rimendojë projektin e vet strategjik. Në diskutimin e zhvilluar në Public Square, dy nga zërat më të rëndësishëm të analizës europiane – Jérémie Gallon, drejtues për Europën i “McLarty Associates”, akademik i jashtëm në Këshillin e Atlantikut dhe autor i librit Henry Kissinger: dhe Ditmir Bushati, ish-ministër për Europën dhe Punët e Jashtme. Bashkëbiseduesit sollën perspektiva të kthjellta mbi të ardhmen e autonomisë europiane, rolin e mbrojtjes dhe marrëdhëniet me SHBA-të.

Bushati dhe Gallon e nisën këtë bisedë tek mundësia që Europa të gjejë busullën gjeopolitike, dhe çfarë mund të mësojë para së gjithash nga trashëgimia e Henry Kissinger, - një burrë shteti, i cili pavarësisht dritëhijeve që zunë vend në jetën e tij, mbetet ende një burim i madh frymëzimi për të gjithë ata që dëshirojnë të ndërtojnë një Europë më strategjike dhe gjeopolitike. Sa i takon kësaj cështje, Gallon sjell në vëmendje dy momente. Sipas tij, na nevojitet të janë më shumë intelektualë të veprave në Europë, në një moment kur historia po kthehet së bashku me tragjeditë e saj. “Mendoj se Europa e ditëve të sotme duhet të rilidhet me politikën reale për të formësuar zhvillimet në fushën e tanishme gjeopolitike të shahut”.

Sipas tyre, në qendër të debatit qëndron rreziku i një Europe që mbetet spektatore e krizave dhe jo aktore e tyre. “Nëse Europa nuk ndërton kapacitete reale strategjike, rrezikon të mos jetë as protagonistja e fatit të saj, as e rendit të ri global”, u shpreh Gallon, duke theksuar se trashëgimia strategjike e Kissinger mbetet një paralajmërim i qartë për kontinentin në këtë epokë tensionesh të mëdha.

Në këtë prizëm, rishikimi i marrëdhënieve me SHBA-të shihet si domosdoshmëri për të ruajtur kohezionin transatlantik pa cenuar pavarësinë strategjike.

Bushati sjell në vëmendje se Kissinger shtyu SHBA-të të ndiqnin një bosht të politikës së jashtme me tri paralele. Ai dëshironte të fuqizonte marrëdhënien transatlantike, të ndiqte politikën détente me Bashkimin Sovjetik në atë kohë, dhe të vendoste marrëdhënie miqësore me Kinën. Teksa sot, politika e jashtme amerikane nën drejtimin e Trump ka ndryshuar ndjeshëm si duhet të lundrojë Europa në këto ujëra të trazuara në një mjedis të pamëshirshëm gjeopolitik?

Marrëdhëniet me SHBA-të mbeten boshti i aleancës transatlantike, por jo më në logjikën e një Europe që pret garanci automatike sigurie nga Uashingtoni. Zhvendosja e fokusit amerikan drejt rajonit indo-paqësor, rritja e rivalitetit SHBA–Kinë dhe ndërhyrjet e drejtpërdrejta në politikën e brendshme europiane e detyrojnë Europën të mendojë për të ardhmen si fuqi që ndjek fatin e vet, duke ruajtur aleancën, por jo duke hequr dorë nga autonomia. Në këtë perspektivë, konsolidimi i projektit europian, përfshirë Ballkanin Perëndimor, nuk është thjesht “zgjerim”, por domosdoshmëri strategjike për një Europë që synon të jetë fuqi formësuese e rendit të ri botëror, e jo dëm kolateral i marrëveshjeve midis fuqive të tjera.

Biseden e plotë e gjeni në Publik Square në kanalin Ditmir Bushati në YouTube në linkun e mëposhtëm: Ditmir Bushati & Jérémie Gallon - What Europe can learn from Henry Kissinger? - Public Square. EP.60

ditmir bushati jérémie gallon

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje