LIVE UPDATES
Politike

Berisha lexon rezolutën e fortë të IDU: Narko-shteti i Ramës rrezikon Shqipërinë dhe Europën, duhet monitoruar drejtësia dhe duhen vendosur sanksione

Duke folur në konference për gazetarët, Lideri i opozitës theksoi se rezoluta, e votuar unanimisht nga rreth 83 parti politike anëtare të IDU, paralajmëron për shkatërrimin e demokracisë, lidhjen mes shtetit, partisë dhe krimit, dhe politizimin e drejtësisë në vend.

6 Dhjetor 2025, 13:25 Nga E. D
Berisha lexon rezolutën e fortë të IDU: Narko-shteti i Ramës
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha lexoi rezolutën e fortë të Bashkimit Ndërkombëtar Demokrat (IDU), ku nënvizohet se narko-shteti i Edi Ramës përbën një kërcënim serioz për Shqipërinë dhe Europën.

Duke folur në konference për gazetarët, Lideri i opozitës theksoi se rezoluta, e votuar unanimisht nga rreth 83 parti politike anëtare të IDU, paralajmëron për shkatërrimin e demokracisë, lidhjen mes shtetit, partisë dhe krimit, dhe politizimin e drejtësisë në vend.

"Pikërisht të gjitha këto janë të sintezuara në mënyrë të shkëlqyer në këtë rezolutë të votuar nga rreth 83 parti politike anëtare të IDU, të cilat e kanë votuar me unanimet, madje përveç kësaj me diskutime mbështetëse nga eksponentë kryesorë, nga drejtues kryesore të kësaj organizate. Do më lejoni të lexoj rezolutën, sepse mediat e lidhura me qeverinë e censurojnë atë. Ato tërbojnë kur shohin denoncimin e zgjedhjeve si farsë.

Ato tërbohen në mënyrë të veçantë kur shohin denoncimin e narko-shtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Atyre u dridhen leqet e këmbëve apo toka nën këmbë sepse e dinë që koha e shtetit ligjor po afron, se narko-shteti dhe narko-diktatura nuk kanë të ardhme. Këto janë çështjet kryesore. Këto janë partitë anëtare, disa nga më kryesoret. Neo Demokracia. CDU-ja e Gjermanisë. Partia Popullore e Austrisë. Forza Italia. Partia Republikane e SHBA.

Tani do t’u njoh me tekstin e rezolutës. Duke marrë parasysh Raportin Final të OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Shqipëri; Treguesin e Shtetit të së Drejtës 2025 të ‘World Justice Project’ dhe Raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA për Klimën e Biznesit, si dhe duke pasur parasysh Kriteret e Kopenhagës, në Dokumentin e Kopenhagës të OSBE-së (1990), standardet e Komisionit të Venecias dhe rezolutat e mëparshme të IDU-së, CDI-së dhe EPP-së për Shqipërinë;

Bashkimi Ndërkombëtar Demokrat (IDU); Rënia e Demokracisë dhe lidhja shtet–parti–krim. 1. Shpreh shqetësim të thellë se raporti i OSBE/ODIHR konfirmon shkelje sistematike, përfshirë intimidimin, shitblerjen e votës, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe përdorimin e korrupsionit dhe rrjeteve kriminale (e ka fjalën këtu për kartelet e drogës në Elbasan, Durrës, Fier, etj) për të ndikuar listat e kandidatëve të Partisë Socialiste, veçanërisht në Elbasan, Durrës dhe Vorë.

2. Vëren se mbi 4.500 aktivitete shtetërore u shfrytëzuan për fushatë me sanksione minimale (d.m.th pa u ndëshkuar), duke treguar anshmëri institucionale dhe mosndëshkueshmëri, dhe dënon përdorimin e fondeve publike dhe patronazhimit kriminal për manipulimin e votave si dhe të elektoratit të diasporës; (Pra siç e shihni në një pikë të veçantë denoncohet jo vetëm përdorimi i burimeve shtetërore për zgjedhje, po denoncohet Altin Tropolini, denoncohen të gjithë ata që përshtatën politikën e amnistisë për krimin elektoral dhe u bënë faktor dhe mbështetës të këtij krimi)

3. Paralajmëron se refuzimi i vazhdueshëm për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it ka thelluar presionin elektoral dhe ka gërryer besimin në demokraci; Çështja e dytë madhore: Politizimi i drejtësisë dhe shembja e mekanizmave të mbikëqyrjes 4. IDU shpreh shqetësim të thellë për bllokimin e komisioneve hetimore, mocionet e shpërfillura si dhe mosrespektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe thekson me shqetësim kontrollin e ekzekutivit mbi prokurorinë, gjyqësorin, median dhe institucionet rregullatore; (Denoncim i plotë pra i përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e narko-diktatorit)

5. Dënon çështjet e motivuara politikisht ndaj drejtuesve të opozitës, përfshirë Sali Berishën, Fatmir Mediun, Ilir Metën dhe të tjerë, duke shprehur shqetësimin për drejtësinë selektive dhe vendime të qarta politike; (Kjo në pamje të parë i drejtohet Altin Troplinit apo Pojës së Skapit apo parardhësit të tij, por në fakt i drejtohet Edi Ramës që e përdor Troplinin, Pojën e Skapit, ish-xhelatin e Sigurimit të Shtetit dhe simotrën siameze të Taulant Ballës apo Enkelda Fetahun për qëllime politike dhe të tjerë, Irenën me 5 mbiemra. Kjo është një mbështetje e madhe për opozitën që të vazhdojë këtë betejë kundër diktatorit dhe veglave të tij. Prandaj dhe ju që shpesh më pyesni se pse i denoncoj, si mund të mos denoncoj këta mercenarë që shkelin Kushtetutën dhe parimet themelore të sistemit demokratik, që amnistojnë krimin elektoral dhe bëjnë gjah politik, këta janë armiq të egër të demokracisë dhe njerëzve të lirë)

Shqipëria si narko-shtet dhe kërcënim për sigurinë (Unë e di se më këtë titull do mërziten avoketërit e narko-shtetit në Shqipëri avoketërit e narko-shtetit në Europë dhe në botë, por mirënjohje të pakufishme për ata të cilët denoncojnë në këtë mënyrë në emër të interesave jetike të shqiptarëve) 6. IDU shpreh alarm se Shqipëria mbetet një qendër rajonale për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, me infiltrimin e krimit të organizuar në kontratat publike, ndërtim dhe turizëm, dhe paralajmëron se narko-ekonomia cenon stabilitetin rajonal, sigurinë evropiane dhe besueshmërinë e procesit të zgjerimit të BE-së; (Të mbulosh narko-shtetin dhe pasojat e tij katastrofale mbi popullin shqiptar dhe ekonominë e tij, ligjin dhe drejtësinë, në një mënyrë ose në një tjetër, je bashkautor ose mbështetje e tij)

Thirrje dhe rekomandime 7. IDU i bën thirrje BE-së, SHBA-së dhe Këshillit të Evropës të zbatojnë kushtëzim strikt mbi bazën e meritës në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe kërkon krijimin e një mekanizmi të pavarur ndërkombëtar për monitorimin e zgjedhjeve, drejtësisë dhe medias; (Kërkohet pra të monitorohet drejtësia e politizuar dhe mediat që ushqehen nga narko-shteti me paratë e krimit)
8. Kërkon sanksione të targetuara ndaj zyrtarëve dhe entiteteve të lidhura me korrupsion, krim të organizuar dhe persekutimin politik dhe mbështet reformat për çmontimin e rrjeteve kriminale, garantimin e pavarësisë së gjyqësorit, rikthimin e mbikëqyrjes parlamentare dhe mbrojtjen e lirisë së medias;

Konkluzione: 9. Rikonfirmon se bashkimi i pushtetit politik, drejtësisë dhe krimit të organizuar paraqet një kërcënim serioz për demokracinë dhe sigurinë në Europë; 10. Paralajmëron se Shqipëria rrezikon të zhytet në një regjim të përhershëm narko-autoritar; (Është zhytur, por të përhershëm) 11. I bën thirrje anëtarëve të IDU-së të mbeten vigjilentë dhe të mbështesin forcat demokratike shqiptare në mbrojtje të lirisë, pluralizmit dhe vlerave evropiane./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj