LIVE UPDATES
Politike

"U bëmë shembull solidariteti", Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit! Rama: Bamirësia është disiplinë! Shqipëria hapi dyert për afganët, vendet e NATO-s i refuzuan

Gjatë fjalës së tij në një konferencë për Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, Rama tha se shpresa dhe bamirësia janë dy dimensione që duhen kultivuar, pasi shpresa e paforcuar mbetet e brishtë, ndërsa ajo që formësohet përmes sfidave bëhet një forcë që i shtyn njerëzit drejt ndryshimit pozitiv.

5 Dhjetor 2025, 20:45 Nga M.L
"U bëmë shembull solidariteti", Dita Ndërkombëtare
Edi Rama

TIRANAKryeministri Edi Rama theksoi sot se bamirësia nuk është thjesht një veprim i rastësishëm, por një disiplinë që kërkon vetëdije dhe angazhim të vazhdueshëm. Gjatë fjalës së tij në një konferencë për Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, Rama tha se shpresa dhe bamirësia janë dy dimensione që duhen kultivuar, pasi shpresa e paforcuar mbetet e brishtë, ndërsa ajo që formësohet përmes sfidave bëhet një forcë që i shtyn njerëzit drejt ndryshimit pozitiv.

Kryeministri Rama nënvizoi më tej se bamirësia shpeshherë keqkuptohet si dhënie e diçkaje të tepërt, ndërsa në të vërtetë përfaqëson një hapje ndaj tjetrit dhe një mënyrë për të masur humanizmin e secilit.

Ai theksoi se aktet e bamirësisë nuk duhet të jenë formale, as të perceptohen si lëmoshë, por si një qasje e qëndrueshme që ngrihet mbi respekt, mirëkuptim dhe përkushtim.

Kryeministri u ndal edhe te vendimi i qeverisë shqiptare për të strehuar përkohësisht qytetarët afganë pas tërheqjes së SHBA-ve nga Afganistani. Ai e cilësoi këtë veprim si një qëndrim të qartë moral dhe shembull solidariteti, në një periudhë kur shumë vende të tjera hezituan të hapnin dyert. 

"Do doja të thosha dy fjalë për shpresën dhe për bamirësinë, shpresa duhet stërvitur. Shpresa nuk është as një yll fati mbi kokat tona dhe as një premtim i turbullt se e nesërmja do të jetë më e mirë se e sotmja. Shpresa është një muskul dhe si çdo muskul ajo rritet vetëm kur stërvitet dhe forcohet vetëm kur ekspozohet ndaj vështirësive dhe ndaj pengesave. Prandaj shpresa kur është e pastërvitur është e brishtë dhe s’të çon larg.

Shpresa e stërvitur është forca që na çon para në kërkim të asaj që duam të arrijmë për vete dhe për të tjerët. Bamirësia keqkuptohet dhe shumë kush e imagjinon si akt të dhënies së diçka që të s’duhet por besoj bamirësia e vërtet nuk është bujari për atë që ke tepër, por është bujari me veten.

Unë nga gjyshja kam dëgjuar që thotë ‘lum kush jep dhe jo kush merr’ dhe bamirësia është një vendim për ta hapur veten ndaj tjetrit dhe për të mos e parë si të huaj dhe si një barrë kur ai është në vështirësi por si një pasqyrë kur reflektohet masa e njerzillëkut që ke ti. Bamirësia nuk është një gjest, është disiplinë, prandaj bamirësia pa shpresën kthehet në ofendim. Për të gjithë është ofenduese kur dikush e hedh diçka për dikë që ka shtrirë dorën dhe si kthen as sytë.

Dua të ndalem në atë ngjarjen lidhur me afganët. Ishte një moment kur Amerika i la mbrapa të gjithë ata që në fakt i kishte nxjerr nga errësira me një premtim të madhe se me ardhjen e Amerikës dhe NATO-s në Afganistan në jetën e tyre do të ndryshonte çdo gjë. Dhe papritur sa hap e mbyll sytë gjithçka mbaroi për ata njerëz dhe aty unë kam parë Amerikën tjetër dhe forcën e atij vendi kur njerëz nga më të ndryshmit dhe që në jetën e tyre jetojnë në kampe të ndryshme dhe në botë të ndryshme u bënë bashkë.

Vinin telefonata më të çuditshme që kërkonin ndihmë nga Shqipëria, sepse ne u bëmë i vetmi vend që hapi dyert për afganët që ishin shumë mysliman për të qenë të mirsëseardhur në shumë vende të tjera të NATO-s ose nuk ishin dhe aq të bardhë. Ne e bëmë këtë. Vendi ynë është një nga vendet më të vogla të NATO-s dhe nuk mund të ishte aq i vogël sa shpirti i atyre që mund të jenë më të pasur dhe më të mëdhenj se ne," tha Rama./ Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës