LIVE UPDATES
Politike

"Buxheti i miratuar injoron pothuajse totalisht qytetarët"/ Berisha: Ne shkuam aty si dëshmitarë të vjedhjes më të madhe që po ndodh

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, Berisha tha se ky është buxheti që injoron totalisht hallet dhe prioritetet e qytetarëve. 

20 Nëntor 2024, 20:16 Nga I.A
"Buxheti i miratuar injoron pothuajse totalisht qytetarët"/
Foto Ilustruese

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi buxhetin e miratuar nga mazhoranca socialiste dhe të kundërshtaur nga opozita. Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, Berisha tha se ky është buxheti që injoron totalisht hallet dhe prioritetet e qytetarëve. 

"Të dashur miq! Një debat i gjerë u zhvillua për buxhetin. Aty doli me gjithë shëmtinë e vet, projekti i vjedhjes më të madhe në historinë e këtij vendi të buxhetit. Buxheti i injorimit total, pothuajse total të qytetarëve. Fytyra e hajdutëve të pamëshirë dhe qeveritarëve. Ne shkuam aty si dëshmitarë të këtij akti, të vjedhjes më të madhe që po ndodh, për ti treguar me gisht, për të ju thënë shqiptarëve ja se çfarë po bëhet. Për të ju thënë pensionistëve se këta të pafytyrë, të pamëshirë, të pashpirtë kanë lënë për ju, 16 mln dhe paratë e blerjes së votës. Nuk kanë lënë asnjë rritje të pensioneve, në një kohë kur për vete marrin rroga sa 40-50 sa 70 pensionistë.

Ndaj dhe miqtë e mi, ne dërguam në parlament minimumin jetik prej 200 eurosh, si zotim absolut i yni, që në seancën e parë të parlamentit të opozitës do të votohet, do të votohen 200 euro për çdo shqiptar. Ne propozuam 5-fishimin e fondit aktual për indeksimin e pensioneve, nga 1.6 në 8 miliardë. Trefishimin e fondeve për ish-të përndjekurit politikë, nga 1.2 miliardë në 4.2 miliardë lekë. Rritjen me 1% të buxhetit të arsimit me rritje graduale me 1% çdo vit. Rritja me 1% te PBB-së të buxhetit të shëndetësisë me rritje graduale me 1% çdo vit
Rritja me 50% te fondeve për barnat e rimbursueshme për qytetarët.

Pezullimi i pagesave buxhetore për tre PPP-te e Edi Ramës dhe Vilma Nushit, Manastirliut dhe Ilir Beqjas, përveç dializës. Rritja me 10% e pagave te gjithë administratës publike, përveç pagave të drejtuesve të lartë që nuk rriten asnjë qindarkë. Rritja me 20% te pagave te mësuesve dhe pedagogëve, mjekëve dhe infermirëve në vend. Rritjen me 2 miliardë lekë të fondit për kërkimin shkencor. Rritja e transfertës së pakushtëzuar për bashkite, nga 1% në 1.5% të GDP-së me një shtesë prej 13 miliardë lekë. Barazimin e investimeve në jug dhe në veri të vendit, anulimin e çdo diskriminimi të vendos ndaj bashkive të veriut nga Edi Rama.

Pakete mbështetëse financiare për prodhuesit vendas 5 miliardë lekë. 120 mln euro apo katër herë më shumë subvencione për fermerët, blegtorët dhe agroindustrinë në Shqipëri. Rritja e fondeve të ilaçeve për spitalin onkologjik, jo me pak se 15 mln euro shtesë. Përgjysmimi i shpenzimeve operative të qeverisë, të cilët vjedhin nga mëngjesi gjer në darkë. Trefishimi i fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve. Dhe u garantoj se pas të gjitha këtyre nuk mbetet rrugë pa u ndërtuar, nuk mbetet tunel pa përfunduar, nuk mbetet shkollë pa ndërtuar. Nuk mbetet asnjë objekt publik, asnjë punë publike. Përkudrazi, të gjitha ndërtohen dhe do të ndërtohen, por jo siç ndërtohen sot me një çmim 10 herë më të lartë se në Kroaci, se në vendet e BE-së, por me një çmim të barabartë me ato vende dhe të gjitha të tjerat do të ju kthehen qytetarëve, do të ju kthehen qytetarëve. Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë. Fitore, fitore, fitore," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj