30 Janar 2023, 13:50
Nga A.B
Ilirjan Celibashi
TIRANË- KQZ ka kërkuar ndryshime në ligj, për sa i përket ankimimeve në zgjedhjet e kaluara parlamentare për përdorimin e investimeve publike në fushatën zgjedhore. Ilirjan Celibashi thekson se duhet përcaktim i qartë mes angazhimit në politikë dhe aktiviteteve administrative.
“Një përmirësim i legjslacionit për këtë çështje ka nevojë të ketë përkufizime më të qarta në lidhje me atë se çfarë është ndaluar dhe çfarë është e lejuar. Edhe pse koha ka qenë shumë e shkurtër për ta përgatitur aktin normativ, mendoj se KQZ ia ka dalë që të vendosi disa barriera për sjelljen e institucioneve në fushatë zgjedhore.”, theksoi kryekomisioneri zgjedhor.
Kreu i KQZ kërkon që të jenë dhe vetë kandidatët që duhet të bëjnë kujdes në këtë ndarje.
“Të vlerësojnë natyrën e aktiviteteve që ata zhvillojnë dhe të shikojnë nëse kjo veprimtari është tërësisht dhe qartësisht politike, është tërësisht administrative. Sepse disa prej tyre kanë dhe detyrimin jo vetëm rastin e kandidatëve për kryetarë bashkishë, të cilët janë në detyrë, por në përgjithësi për funksionarët e lartë publikë, apo dhe të tjerë që të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre në mënyrë publike. Për shkak të obligimit për të informuar publikun dhe për të promovuar projekte të caktuara që janë me interes për publikun që të kenë informacion për to”, u shpreh Celibashi.
Një rol më të rëndësishëm sipas tij në këtë fushë do të duhet të kenë dhe vëzhguesit e pavarur.
“Edhe organizatat e tjera të shoqërisë civile të kenë një rol më institucional në këtë proces. Dhe ndoshta, kjo është një ide që brenda stafit të KQZ-së është diskutuar, në një të ardhme të caktuar jo të largët shoqëria civile të jetë ajo që bën si të thuash vlerësimin paraprak dhe e paraqet çështjen për një vlerësim përfundimtar dhe final në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, u shpreh kreu i KQZ-së.
ilirjan celibashi
Politike
30 Janar 2023, 13:35
f.g
Charles McGonigal dhe Agron Neza
Artikulli i "Bussiness Insider" i publikuar më 15 shtator 2022 ka zbërthyer fabulën e zyrtarit të arre...
Politike
30 Janar 2023, 12:32
f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha konfirmoi se do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale...
Politike
30 Janar 2023, 12:32
f.g
Sali Berisha, PD
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti parlamentin "Parlamenti Linda Rama", duke e pagëzuar kështu k...
Politike
30 Janar 2023, 12:35
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kryebashkiaku Erion Veliaj ka kryer një udh&...
Politike
30 Janar 2023, 12:31
I.A
Sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të japë do...
Politike
30 Janar 2023, 12:26
f.g
Sali Berisha
TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha ka lexuar sot një dokument të "Jurisë së Madhe" që ka marrë në ngarkim &...
Politike
30 Janar 2023, 12:30
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Dokumenti i mëposhtëm është ai që lexoi kryedemokrati Sali Berisha në një dalje për media...
Politike
30 Janar 2023, 12:15
Sali Berisha
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi ambasadoren Yuri Kim se është pjesë e kontakteve të zyrta...
Politike
30 Janar 2023, 12:15
f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ngriti shqetësimin se pse Lulzim Basha ka heshtur pas puvblikimit...
Politike
30 Janar 2023, 11:35
f.g
Sali Berisha, kryetar
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se "zhdukja" e kryeministrit Edi Rama lidhet me ambasadoren amerik...