LIVE UPDATES
Politike

Censusi, Bozdo: Popullsia e Shqipërisë është reduktuar me 35% gjatë kësaj dekade

Bozdo thotë se lajmërimi i INSTAT se rezultatet e Censusit të vitit 2023 nuk do të mund të shpallen përpara qershorit, është një kambanë e fortë alarmi mbi besueshmërinë e shifrave që qeveria do të na servirë.

23 Janar 2024, 14:37 Nga M.B
Censusi, Bozdo: Popullsia e Shqipërisë është reduktuar me
Eno Bozdo

TIRANA- Në një deklaratë për mediat, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Eno Bozdo u ndal te çështja e censusit. Sipas Bozdos, popullsia e Shqipërisë është reduktuar me 35% gjatë kësaj dekade. Bozdo thotë se lajmërimi i INSTAT se rezultatet e Censusit të vitit 2023 nuk do të mund të shpallen përpara qershorit, është një kambanë e fortë alarmi mbi besueshmërinë e shifrave që qeveria do të na servirë. Ai i bën thirrje INSTAT-it që të ruajë integritetin dhe profesionalizmin duke na ofruar vetëm shifrat e vërteta. 

Bozdo shton se informacionet paraprake që vijnë në rruge informale, sipas tij, tregojnë se në Shqipëri jetojnë vetëm 1,8 milionë banorë, nga 2,8 milionë banorë që jetonin në vitin 2011.

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, ENO BOZDO:

Në kulmin e debatit publik mbi censusin në Shqipëri, lajmërimi i INSTAT se rezultatet nuk do të mund të shpallen përpara qershorit, është një kambanë e fortë alarmi mbi besueshmërinë e shifrave që qeveria do të na servirë. Censusi i fundit ne Shqipëri është mbajtur në periudhën tetor -dhjetor 2011. Brenda tetorit 2011 përfundoi procesi i numërimit dhe të dhënat paraprake u shpallën zyrtarisht ne dhjetor 2011. Pra, vetëm tre muaj për mbledhjen e të dhënave dhe përpunimin paraprak të tyre. Në Shqipërinë e vitit 2024, të dhënat janë mbledhur në shtator 2023 dhe rezultatet do të shpallen në qershor 2024.  Pasi kemi numëruar me sukses 10 milionë turistë, e paskemi shumë të vështirë të numërojmë shqiptarët e mbetur në këtë vend! Censusi i fundit në Shtetet e Bashkuara, me popullsi rreth 340 milionë banorë, filloi në janar 2020 dhe rezultatet paraprake u shpallën në tetor 2020. Censusi i fundit në Kinë, me popullsi 1,4 miliardë banorë,  filloi në nëntor 2020 dhe rezultatet u shpallën në maj 2021. Censusi i fundit ne fqinjin tonë, Maqedoninë e Veriut, me popullsi të afërt me ne, filloi në shtator 2020 dhe rezultatet u shpallën në mars 2021.

Vonesa e pajustifikuar ne shpalljes së rezultateve të censusit në Shqipëri, kur përpara 12 vitesh, nga qeveria Berisha, këto rezultate u shpallën brenda 3 muajsh, hedhin dyshime të forta mbi shifrat që qeveria do të na servirë, veçanërisht mbi temën më të nxehtë, atë të braktisjes masive të vendit në dekadën e fundit. Të dhënat zyrtare të BE tregojnë se afro 1 milionë shqiptare janë larguar nga vendi. Informacionet paraprake që vijnë në rruge informale tregojnë se edhe censusi i fundit konfirmon këtë fakt, se në Shqipëri jetojnë vetëm 1,8 milionë banorë, nga 2,8 milionë banorë që jetonin në vitin 2011. Po këto të dhëna informojnë se presioni politik mbi INSTAT është shumë i fortë për të fshehur të vërtetën e tmerrshme të braktisje së Shqipërisë. Partia Demokratike i bën thirrje INSTAT që të ruajë integritetin dhe profesionalizmin duke na ofruar vetëm shifrat e vërteta. 

E vërteta është se popullsia e Shqipërisë është reduktuar me 35% gjatë kësaj dekade. Se shqiptarët prej vitesh tejkalojnë edhe sirianët në kërkesat e tyre për azil. Rama e di dhe e nxit këtë fakt. Politikat e tij ekonomike dhe sociale janë të tilla që u krijojnë shqiptarëve pamundësi jetese me dinjitet brenda vendit. Arsimi dhe shëndetësia janë në kolaps. Për rendin dhe sigurinë, mos pyet. Droga dhe krimi janë zotër të ekonomisë. Administrata sa vjen dhe fryhet për të siguruar votat e zgjedhjeve të radhës.  Sektori i vetëm që lulëzon është betonizimi me financimin e parave të drogës. Opozitës, e vetmja që ngre fort zërin, i është mbyllur cdo derë ligjore për të kontrolluar qeverinë. Lideri i saj është i arrestuar dhe mbahet i izoluar pa asnjë prove edhe pse SPAK ka katër vite që e heton. Në këtë kontekst,shkaktar i zhbërjes së Shqipërisë është Rama. Shkaktari duhet vënë përpara përgjegjësisë morale, poltike dhe ligjore.  

Prandaj në këto rrethana kaq të rënda, opozita do të vazhdojë qëndresën e saj pa asnjë kompromis dhe aksionin  e saj opozitar deri në fund. Eshtë përgjegjësi e opozitës, e Partisë Demokratike, të ekspozojmë të vërtetën dhe tu bëjmë thirrje shqiptarëve se duhet, o sot o kurrë, bashkimi në një front të vetëm i të gjithë atyre që duan që Shqipëria të mos zhbëhet por të zhvillohet, që shqiptarët mos punojnë për mirëqenien e vendeve të tjera, por mundin dhe djersën ta derdhin për vendin e tyre. Të mos harrojmë se Rama është i përkohshëm, por Shqipëria e përjetshëm. Prandaj O Sot, O kurrë, për Shqipërinë tonë!

censusi eno bozdo pd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj