Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë kësaj seance zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, dhe deputetët e rinj bëjnë betimin. Propozimi për kryetarin e ri i takon partisë së parë në zgjedhje, në këtë rast, Lëvizjes Vetëvendosje.
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se shumë shpejt do të caktohet edhe data se kur do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Osmani, gjatë një prononcimi për gazetarë më 28 mars, tha se Presidenca ka pranuar sot shkresën zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pasi një ditë më parë u certifikuan rezultatet zgjedhore për votimet e 9 shkurtit. Ajo tha se do të respektojë afatin ligjor që brenda 30 ditësh të thirret seanca konstituive.
“Për momentin, ekipi im ligjor është duke e analizuar se sa mund të ketë nevojë për kohë për përgatitje të kësaj seance, në mënyrë që kur të thirret seanca edhe të jetë e suksesshme, pra të jetë i suksesshëm konstituimi i Kuvendit. Gjithçka do të bëhet brenda afatit kushtetues. Për momentin nuk mund t'ju jap një datë, sepse dua të jem e saktë, por shumë shpejt do ta keni edhe datën”, tha Osmani.
Pas certifikimit të zgjedhjeve, hapi i parë drejt formimit të institucioneve të reja është mbajtja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Gjatë kësaj seance zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, dhe deputetët e rinj bëjnë betimin. Propozimi për kryetarin e ri i takon partisë së parë në zgjedhje, në këtë rast, Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndërkaq, partitë më të mëdha politike propozojnë nga një kandidat për nënkryetar, por edhe deputetët e komunitetit serb dhe ata të komuniteteve joshumicë duhet të propozojnë nga një deputet për postin e nënkryetarit. Kryetari dhe nënkryetarët zgjidhen me shumicë të votave. Seanca konstituive, sipas Rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e tyre.
“Ndërprerjet gjatë seancës konstituive nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë”, thuhet në Nenin 12, pika 5 e Rregullores së Kuvendit.
Vetëm pasi të ketë përfunduar seanca konstituive, presidentja mund të vazhdojë me obligimet e saj ligjore për të mandatuar partinë e parë për formimin e Qeverisë së re. Megjithatë, është në diskrecionin e saj që të mandatojë më pas parti të tjera për të formuar ekzekutivin, nëse partia e parë nuk arrin të marrë mbështetjen e 61 deputetëve në Kuvend për Qeverinë e re./REL
konferenca TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot në konferencë se mungesa e ilaçeve në Spitalin Onkologjik &e...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot në konferencën për mediat lidhur me seancën d&eum...
Ardit Bido VLORË- Ardit Bido, kandidat i Partisë Socialiste në Vlorë dhe drejtor i Arkivit të Shtetit i është përgj...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se do të mbajë fjalën e tij në kongresin e Partive Pop...
sali berisha TIRANË- Në konferencën për mediat ditën e sotme, kryetari i PD-së, Sali berisha ka prezantuar edhe logon e fush...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se Shqipëria ka humbur nga viti në vit pozicionin e sa...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se Shqipëria Madhështore është një vend ku qy...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme për mediat është shfaqur me st...
edi rama ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Elbasan, ku tha se transformimi i Parkut Metalurgjik së bashku me autoparkun do ta b&...
foto ilustruese KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se rruga e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike është e qart&e...