Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha u shpreh se Shqipëria mund të shkojë drejt Bashkimit Europian vetëm me një shpërndarje të drejtë dhe të ndershme të buxhetit.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se Shqipëria Madhështore është një vend ku qytetarët kanë të garantuara liritë dhe të drejtat e tyre themelore dhe ku sundon ligji.
Berisha u shpreh se Shqipëria mund të shkojë drejt Bashkimit Europian vetëm me një shpërndarje të drejtë dhe të ndershme të buxhetit. Më tej ai u tha se aktualisht vendi është tipik autokratik dhe jo demokraci.
Ai tha se me ardhjen e PD në pushtet do të luftohet me zero tolerancë krimi dhe korrupsioni. Gjithashtu tha se do të ngushtohet sa më të shpejt hendeku i madh mes atyre që kanë dhe atyre që nuk kanë në Shqipëri.
"Shqipëria Madhështore është Shqipëria e cila shkon si zonjë e vërtetë drejt BE-së. Një Shqipëri madhështore drejt BE është Shqipëria në të cilën qytetarët kanë të garantuara liritë dhe të drejtat e tyre themelore. Shqipëria në të cilën shteti ligjor i barazisë para ligjit dhe ku asnjë njeri nuk është mbi ligjin. Shqipëria në të cilën të drejtat dhe liritë e individit respektohen në të gjitha rrethanat dhe janë moto e pandryshueshme e qeverisë.
Shqipëria Madhështore është Shqipëria e garës së barabartë në të gjitha fushat. Unë dje isha në takim me bizneset dhe ju e ndoqët. Ata shprehën një problem në pamje të parë, burokratik, por e vërteta është shumë thelbësor për këtë sistem. Ata thanë se ne si grupe interesi nuk na përfill kush. Kjo është e vërtetë. Kjo ndodh se grupet e interesit janë zëvendësuar me grupet e interesave familjare. Pra nuk ka më interesa grupesh, ka interesa familjesh.
Nuk mund të flasin siç e shihni ju pronarët e bregut, sepse Edi Rama do të gllabërojë 224 mijë metër katrorë. E tha ndonjë fjalë ai për këtë vjedhje të madhe që u dokumentua? Asnjë fjalë. E dëgjuat që heshti. Nuk dha asnjë shpjegim për të gjitha ato falsifikime që u denoncuan këtu. Pra, është Shqipëria në të cilën qytetarët nuk plaçkiten, nuk grabiten. Në të cilën interesat e tyre nuk rrëmbehen nga interesat familjare. Pasuritë publike nuk shpërndahen tek familjarët dhe prestanomet e qeveritarëve. Nuk përfundojnë në kontot offshore.
Nuk konvertohen në saraje të Surrelit me park 8500 metër katrorë. Jo, Shqipëria zonjë shkon drejt BE me një shpërndarje të drejtë dhe të ndershme të buxhetit. Jo si një Shqipëri ku rroga më e lartë është më e madhe se 10 rroga mesatare.
Nuk është vend demokratik ky, ky është vend tipik autokratik. Ndaj dhe ne kemi përparësuar në mënyrë absolute zbatimin e ligjit dhe shtetin ligjor. Luftën me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit. Ngushtimin sa më të shpejtë të hendekut të madh mes atyre që kanë dhe atyre që nuk kanë në Shqipëri.", u shpreh Berisha
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme për mediat është shfaqur me st...
edi rama ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Elbasan, ku tha se transformimi i Parkut Metalurgjik së bashku me autoparkun do ta b&...
foto ilustruese KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se rruga e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike është e qart&e...
petar petkovic KOSOVË- Petar Petkoviç, kryetar i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka reaguar pasi a...
Adriana Kalaja TIRANË- Partia Demokratike përmes Kryetares së Komisionit të Apelimit Adriana Kalaja ka kërkuar nga SPAK, t&eu...
Foto Ilustruese TIRANË- Grupi i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë Tiranë kundërshton metod...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme raportin e Departamentit Amerikan të S...
Artan Hoxha TIRANË - Gazetari Artan Hoxha, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se krimi i organizuar sipas tij i ka dhënë kryeministrit ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar reformën në drejtësi gjatë kohës kur ai ishte në pushtet....
Monika Kryemadhi TIRANË- Monika Kryemadhi prej disa kohësh është distancuar nga politika aktive, edhe pse është deputete...