Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
LaCivita, gjatë fjalës së tij, u tha të rinjve se politikat e 12 viteve të fundit e kanë bërë shumë vështirë të ardhmen dhe për mundësitë.
TIRANË- Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, dhe kryedemokrati Sali Berisha kanë zhvilluar një takim me të rinjtë e FRPD-së. LaCivita, gjatë fjalës së tij, u tha të rinjve se politikat e 12 viteve të fundit e kanë bërë shumë vështirë të ardhmen dhe për mundësitë. LaCivita, u shpreh se e gjithë kjo fushatë ka të bëjë me çështjen më të rëndësishme, ekonominë dhe të ardhmen. Ai gjithashtu u tha të rinjve se e kanë plotësisht në dorë ta ndryshojnë të ardhmen dhe drejtimin e vendi.
"Mirëmëngjes! Faleminderit për ftesën tuaj! Është një ditë e bukur! Unë mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që në politikë, qoftë në Shtetet e Bashkuara apo këtu në Shqipëri, të rinjtë dhe votuesit e rinj të përfshihen dhe të marrin në dorë fatin e qeverisjes së tyre, sepse e ardhmja jeni ju. Unë mendoj se politikat e 12 viteve të fundit e kanë bërë shumë vështirë të ardhmen dhe për mundësitë për të rinjtë. Por shumë nga politikat që sjell Dr. Berisha, synojnë pikërisht që ju të mund të qëndroni këtu, të gjeni mundësi, të keni sukses, dhe të ndihmoni në ndërtimin e vendit.
Prandaj është shumë e rëndësishme, dhe ju e dini. Për fushatën është thelbësore që t’i japë mesazhet aty ku ndodhen votuesit. Shumica prej jush nuk e merrni informacionin nga burimet tradicionale, si media klasike. Ju informoheni përmes rrjeteve sociale, përmes internetit dhe platformave të ndryshme. Kështu që, është shumë e rëndësishme që ne të komunikojmë me të gjithë ju. Por po aq e rëndësishme është që edhe ju të angazhoheni, të shprehni mendimin tuaj, dhe të siguroheni që miqtë dhe familjarët tuaj të dalin dhe të votojnë.
E gjithë kjo fushatë ka të bëjë me çështjen më të rëndësishme: ekonominë dhe të ardhmen. Dhe ju djema, e keni plotësisht në dorë ta ndryshoni të ardhmen dhe drejtimin e këtij vendi. Por nuk mund ta bëni këtë nëse nuk ngriheni. Ka një shprehje të vjetër në Amerikë: “Bota drejtohet nga ata që ngrihen.” Dhe është shumë, shumë e rëndësishme që ju të merrni pjesë dhe të bëni që zëri juaj të dëgjohet. Faleminderit!" tha Chris LaCivita.
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokatike Sali Berisha dhe kryestrategu i fushatës së PD, z.Chris LaCivita, kanë zhvill...
Inceneratori i Tiranës TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë sot vendimin për të akuzuarit për incenerato...
Lefter Koka TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë sot vendimin për ish-Ministrin e Mjedisit Lefter Koka për inceneratorin...
Florian Sulejmani BERAT- Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florjan Sulejmani është pezulluar ...
Edi Rama CËRRIK- Kryeminstri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me fermerët në Cërrik. Gjatë takimit Ram...
Vjosa Osmani KOSOVA- Presidenca e Kosovës ka pranuar letrën nga Kuvendi pas dështimit të djeshëm të konstituimit të...
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me deputetë të tjerë të LDK-së në Kuvendin e Kosovës më 15 pri...
Usula Von der Leyen BRUKSEL- Kosova është përfshirë në listën e Bashkimit Evropian prej shtatë vendesh që konsidero...
Jorgo Goro TIRANA- GJKKO kaloi për gjykim dosjen e dytë në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, i ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me shoqatat e turizmit, ka ngritur akuza ndaj qeveris...