Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në përfundim, duke përllogaritur kohën e paraburgimit dhe çështjes së arrestit, GJKKO vendosi shuarjen e masës së sigurisë për këtë dosje.
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë sot vendimin për të akuzuarit për inceneratorin e Tiranës. GJKKO ka vendosur 3 vite burg për Bledar Karolin, Taulant Tushen dhe Namik Simixhiun. Në përfundim, duke përllogaritur kohën e paraburgimit dhe çështjes së arrestit, GJKKO vendosi shuarjen e masës së sigurisë për këtë dosje.
Fatjon Murati është dënuar me 3 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar do të vuajë vetëm 2 vite burg. Valbona Ballgjini dhe Sidita Kopliku janë dënuar me 2 vite burg dhe 1 vit e 6 muaj burg, por me gjykim të shkurtuar, burgi i konvertohet në shërbim prove dhe punë në të mirë publike. Ndërkohë që Jetmir Llapaj është shpallur i pafajshëm.
Dënimet:
Bledar Karoli - 3 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike, shuarje mase arresti në burg.
Taulant Tushe - 3 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike. Shuarje e masës së sigurimit arrest në burg.
Namik Simixhiu - 3 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite. Shuarje të masës së arrestit dhe heqje e të drejtës për funksione të publike.
Valbona Ballgjini - 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove sa dyfishi i mbetur i pjesës së shlyerjes së dënimit. 5 vite pa funksione publike
Sidita Kopliku - 1 vit e 6 muaj, me gjykim të shkurtuar në 1 vit burg, i cili konvertohet në punë në të mirë publike. 5 vite pa të drejtë funksionesh publike.
Jetmir Llapaj - Shpallet i pafajshëm.
Fatjon Murati - 3 vite burg, me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.
SPAK çoi për gjykim një pjesë të të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës mes të cilëve edhe ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, si dhe disa ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave. Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi për Inceneratorin e Elbasanit. Bllakos iu caktua dënimi me 2.8 vite burg dhe 5 vite heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për këtë aferë. Ndërkohë që është dënuar me 2.8 vite burg për inceneratorin e Fierit.
Lefter Koka TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë sot vendimin për ish-Ministrin e Mjedisit Lefter Koka për inceneratorin...
Florian Sulejmani BERAT- Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florjan Sulejmani është pezulluar ...
Edi Rama CËRRIK- Kryeminstri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me fermerët në Cërrik. Gjatë takimit Ram...
Vjosa Osmani KOSOVA- Presidenca e Kosovës ka pranuar letrën nga Kuvendi pas dështimit të djeshëm të konstituimit të...
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me deputetë të tjerë të LDK-së në Kuvendin e Kosovës më 15 pri...
Usula Von der Leyen BRUKSEL- Kosova është përfshirë në listën e Bashkimit Evropian prej shtatë vendesh që konsidero...
Jorgo Goro TIRANA- GJKKO kaloi për gjykim dosjen e dytë në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, i ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me shoqatat e turizmit, ka ngritur akuza ndaj qeveris...
Edi Rama CËRRIK- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me disa fermerë në Cërrik ku tha se dëshiro...
Edi Rama CËRRIK- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me disa fermerë në Cërrik nga ku deklaroi se synohet q...