LIVE UPDATES
Politike

"Damani i Skapit është mburoja e Ramës", Berisha: Aferën e inceneratorit do e gjykojnë vetëm qytetarët shqiptarë

Berisha tha se kjo vjedhje, ka përdorur dhe po përdor si mburojë SPAK-un.

13 Janar 2024, 19:14 Nga DOSJA
"Damani i Skapit është mburoja e Ramës", Berisha:
sali berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha në fjalimin e tij ka akuzuar sërish kryebashkiakun, Erion Veliajn dhe kryeministrin Edi Rama si dy autorët kryesorë sipas tij të vjedhjes së shekullit, inceneratorit të Tiranës.

Berisha tha se kjo vjedhje, ka përdorur dhe po përdor si mburojë SPAK-un. Ai e cilësoi Altin Dumanin si mburojën kryesore të Ramës. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Miqtë e mi, afera e vjedhjes së shekullit është organizata kriminale më gjigante. Paratë tuaja, për të mbuluar këtë vjedhje të tmerrshme, u shpërndanë në fusha dhe institucione të tjera. U vodhën qindra e qindra milionë dhe iu shpërndanë medieve, Bolinove, Blushit dhe shumë hajdutëve të tjerë, të cilët këndonin në mediat e tyre këngën e vjedhjes së shekullit dhe mashtronin qytetarët.

Edi Rama, me Erion Veliajn janë dy autorët kryesorë të vjedhjes së shekullit, inceneratorit të Tiranës. Të dashur miq, përllogaritjet e sakta të specialistëve të pavarur, por edhe atyre të PD, të cilët unë do i përgëzoj me mirënjohje për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë, kanë treguar se me djegësin e Tiranës, taksapaguesit e Tiranës, Krujës, Kavajës, Durrësit, do paguanin në 30 vite 930 milionë euro, pra rreth 1 miliard euro.

Por, kjo vjedhje gjigante, kjo organizatë kriminale gjigante, ka përdorur dhe po përdor si mburojë, organizatën tjetër kriminale, Skapin e partisë. I cili përbën sot një nga grupet më kriminale në historinë e këtij vendi. Çfarë bëri Damani i Skapit për të mbrojtur Edi Ramën? Ky kriminel e copëzoi hetimin në dhjetëra hetime e aferës së djegësve.

Ky kriminel që është shndërruar në mburojë kryesore të vjedhjes së shekullit, i ndau copë-copë hetimet. Kërkon të paraqesë Kokën për Edi Ramën, kërkon të paraqesë Arben Ahmetajn për Edi Ramën. Bën gjithçka për të mbrojtur Edi Ramën.
Damani i Skapit përveç kësaj nuk merret me procedurën, por merret me Taulantin, merret me Simixhiun. Afera 1-miliardëshe sot ka falë Damanit vetëm dy drejtorë të bashkisë të prangosur.

Po pse nuk merret Damani? Pse zgjodhi këtë rrugë Damani i Skapit? Zgjodhi këtë rrugë sepse po të merrej me procedurën, të gjitha fijet, të gjitha lidhjet të çojnë te Edi Rama, Agaçi, Erion Veliaj, ministrat. Ja pra se si ky shërbëtor besnik i Edi Ramës shkelmon mbi interesat tuaja, shkelmon mbi taksat tuaja, ndërkohë që fëmijët tuaj ikin dhe marrin rrugët e dheut. Ndërkohë të tjerë kërkojnë ushqim te koshat e plehrave. Damani bëhet mburojë për Edi Ramën, kryeautorin e vjedhjes së shekullit.

Miqtë e mi, flakët e inceneratorit po djegin shtetin e mafies. Edi Rama, duhet ta dish se nuk ka Daman që të bën derman.
I them Damanit, ti që vërtitesh në zyrë dhe merr peng gazetarë për të mbrojtur Edi Ramën, po kryen një krim monstruoz duke përjashtuar procudurën. Arben Ahmetaj njoftohet dhe ikën, kurse gjobëvënësi që publikoi faturat, hyn dhe del si ndërlidhës midis dhe Damanit dhe Surrelit. Midis Surrelit dhe Damanit. Miqtë e mi, djegësat janë afera e shekullit. Atë do e gjykoni vetëm ju, do e gjykojnë qytetarët shqiptarë. Sepse nëse ne presim që Erion Veliajn ta gjykojë Arben Kraja, ish-kaleci i policisë sekrete të Enver Hoxhës, ne bëhemi qesharakë, ne mashtrojmë.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj