LIVE UPDATES
Politike

"Inceneratorët"/ Berisha: Edi Rama e shndërroi qeverinë e tij në një organizatë të mirëfilltë kriminale

Berisha gjatë fjalës së tij foli për çështjen e inceneratorëve ku sipas tij kjo ishte afera e një vjedhje të parashikuar në 30 vite prej 1 miliard euro.

13 Janar 2024, 19:00 Nga r.ll
"Inceneratorët"/ Berisha: Edi Rama e shndërroi qeverinë
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij si çdo natë nga dritarja e banesës ku ka falenderuar qytetarët e mbledhur në tubim.

Berisha gjatë fjalës së tij foli për çështjen e inceneratorëve ku sipas tij kjo ishte afera e një vjedhje të parashikuar në 30 vite prej 1 miliard euro. Kryedemokrati akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shndërruar qeverinë e tij në një organizatë kriminalë.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më vëllazërore, më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ju, luftëtarëve të pamposhtur të betejës pa kthim.

Ju, të cilët me idealet tuaja, sakrificat, vendosmërinë, e shndërruat këtë rrugë në një burim shprese, burim drite për mbarë shqiptarët. Ju që me fjalët tuaja çdo natë, e shndërruat këtë rrugë në burim të të vërtetës dhe të kauzës tonë të drejtë.
Ju që me praninë tuaj çdo natë, krijuat polin e pushtetit të qytetarëve, polin e të vërtetës, polin e lirisë, polin e shpresës.
Miqtë e mi, sot ju keni përzgjedhur me mençuri të trajtoni para shqiptarëve, një nga aferat korruptive më të mëdha që Europa ka njohur, të trajtoni atë të cilën e keni quajtur vjedhja e shekullit.

Në meritën e madhe të veprimtarëve të PD, të këshilltarëve të PD të qytetit të Elbasanit, të deputetëve të PD, u zbulua se afera e djegësave ishte afera e një vjedhje të parashikuar në 30 vite prej 1 miliard euro. Por kjo aferë kishte aspektin e saj më të zi, më dramatik. Veprimtarët e PD, deputetët e saj, faktuan para shqiptarëve dhe botës kjo aferë ishte afera e Edi Ramës. Se në këtë aferë, Edi Rama shndërroi qeverinë e tij në një organizatë kriminalë.

Edi Rama e shndërroi qeverinë e tij në një organizatë kriminale, sepse në praktikat e njohura të mafies botërore, ai vendosi të bëhej miliarder duke vjedhur me plehrat qytetarët e Tiranës, Elbasanit, Fierit, Durrësit, Krujës dhe qyteteve përreth.
Pikërisht me këtë qëllim, Edi Rama do urdhëronte hedhjen poshtë të strategjisë së trajtimit, mbetjeve me landillin, seleksionim, depozitim, riciklim, strategji e financuar nga BE dhe e faktuar si më e mira e kohës. Do ishte Edi Rama, kreu i organizatës kriminale që do krijonte grupin e zëvendësministrave për të shpallur emergjencën.
Miqtë e mi, nga 11 zëvendësministra, 9 prej tyre hodhën poshtë propozimin.

Pas kësaj, Edi Rama i pandalshëm në veprimtarinë e tij, organizon me të deleguarin e tij Artur Metanin, mbledhjen e dytë me pesë zëvendësministra. Përsëri tre prej tyre e hedhin poshtë propozimin.
Pastaj, Edi Rama mbledh një nga një firmat në kryeministri në kundërshtim me ligjin dhe shpall atë që quhet emergjenca e vjedhjes së shekullit. Të dashur miq, Edi Rama është kreu suprem i vjedhjes së shekullit.
Ia ka thënë Arben Ahmetaj se mbreti tha Arben Ahmetaj, nuk jam unë, mbreti është ai që detyroi të firmosin 17 firma në 24 orë ministra dhe shkruar ministrave.

Edi Rama është kreu i aferës së vjedhjes së shekullit sepse buxheti i shtetit nuk kishte një qindarkë të përcaktuar dhe ai me shpejtësi përcaktoi fondet që do i vidhte së bashku me Erion Veliajn dhe ministrat e tij.
Edi Rama si kreu i organizatës kriminale, përligji me firmën e tij, të Agaçcit, Metanit, praktikën korruptive të ndaluar me ligj, procedurën më të korruptuar në historinë e Shqipërisë.

Edi Rama organizoi në bashkëvjedhje, Agaçin, Metanin, Ahmetajn, Gjiknurin, Kokën. Ai zgjodhi për inceneratorin e Tiranës të vjedhë kryesisht së bashku me Erion Veliajn. Ja pra se si Edi Rama e shndërroi qeverinë e tij në një organizatë të mirëfilltë kriminale, ku ministrat, këshilltarët, firmosnin për procedura antiligjore, që lejonin vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.

sali berisha

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë