LIVE UPDATES
Politike

Degradon pedonalja e “Rilindjes Urbane” në Bulqizë

Shtatë vjet pas inaugurimit, shëtitorja këmbësore e Bulqizës që kushtoi 820 mijë euro, është dëmtuar pasi pllakat me të cilat u ndërtua janë shkërmoqur prej ngricave,

10 Tetor 2022, 21:13 Nga k.m.
Degradon pedonalja e “Rilindjes Urbane” në Bulqizë
Pedonalja e Bulqizës

Bashkia e Bulqizës ishte një ndër përfituesit më të vegjël të projektit të qeverisë të pagëzuar si “Rilindja Urbane” dhe mori vetëm 1,9 milion euro ose 0.7 për qind të 365 milion eurove të shpenzuara si pjesë e këtij programi në rikonstruksion të qendrave urbane, rrugëve e shkolla. Gati gjysma e këtyre parave, rreth 820 mijë euro, shkuan për ndërtimin e asaj që u pagëzua si pedonalja e qytetit. Projekt u prezantua nga qeveria si zhvillim i rëndësishëm.

“Projekti që shndërron një rrugë pa standarde sot, në një pedonale shplodhëse dhe i ndryshon konceptin por edhe cilësinë Bulqizës në shërbim të qytetarëve të saj”, thuhet në njoftimin e qeverisë në qershor 2015.

Por 6 vjet pasi u inaugurua rrugica është kthyer sërish në një kantier ndërtimi, pasi pllakat prej guri që u përdorën në ndërtimin e saj u thyen dhe u shkulën.

Aktivistët e shoqërisë civile ankohen së investimi tashmë ka shkuar dëm.

“Kjo gjysmë pedonale ka degraduar totalisht, ka nisur shkallmimi i plakave edhe në gjysmën tjetër”, thotë Danjel Bica, kryetar i Fondacionit Ekspertët e Rinj Mjedisor.

Ndryshe, drejtuesit vendor e shohin situatën më rozë. Në përgjigje të pyetjeve nga BIRN, bashkia e Bulqizës i minimizoi dëmet.

“Ka pësuar disa dëmtime të vogla”, tha ajo.

Megjtihatë, pushteti vendor do të investojë këtë vit 24 milionë lekë për të rehabilituar pjesë të pedonales në sheshin kryesor sëbashku me muzeun e qytetit. Pjesë të tjera po rikonstruktohen në funksion të rehabilitimit të kanalizimeve. Ky nuk është projekti i vetëm i “Rilindjes Urbane” i dëmtuan në më pak se një dekadë nga ndërtimi. Në Berat, me justifikimin e punimeve të dobëta sheshi kryesor i qytetit i bërë si pjesë e “Rilindjes Urbane” iu nënshtruar një rikonstruksioni të ri, në të cilin u shtua edhe një parkim”. Në Kukës për shkak të një defekti në kanalizime, një pedonale e ngjashme u kthye në shqetësim për qytetarët për shkak të erës së rëndë të ujërave të zeza.

Pllakat u thyen nga ngrica

Projekti i pedonales në Bulqizë u financua në fazën e parë nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve dhe përfshiu edhe ndërtimi i Unazës së Poshtëme të qytetit, të njohur sot si rruga Dilaver Sinani, si dhe rikonstruksioni i fasadave, në lagjen Gjeologu.

Vlera e këtij investimi, realizuar ndërmjet viteve 2015-2016, ishte 101 milion lekë. Kryeministri Edi Rama e mburri atë si projektin e parë që sillte ndryshime cilësore në Bulqizë “pas njëzet e kusur vitesh rrënim e braktisje në balte dhe në pluhur”. Por ndërsa fillimisht shëtitorja, ngjalli shpresë ndryshimi te banorët, ajo u kthye në pak kohë në një problem për qytetin. Rrasat e gurit me të cilat ajo është shtruar, kanë dalë pjesërisht nga vendi në të gjithë gjatësinë e saj. Pjesë të tyre janë thërrmuar.

“Është një investim i dështuar”, thotë Ferat Kurti, qytetar i Bulqizës. Kurti thotë se vetë ndërhyrjet e bashkisë për të rikonstruktuar pjesë të saj, tregon problemet që pati projekti.

“Këtë e konfirmojnë edhe ndërhyrjet që po bën bashkia, në qendër të qytetit dhe tek policia, për meremetimin e defekteve të bllokimit të kanaleve të rrjedhjes së ujrave të zeza”, thotë Kurti.

Në fakt vetë bashkia pranon në përgjigje të saj se projekti nuk ka marrë parasysh kushtet e qytetit dhe as temperaturat e tij. Shëtitorja është realizuar me pllaka guri nga mali i  Tomorrit, por këto shkërmoqen në temperatura të ulëta dhe ngrica që në Bulqizë janë të zakonshme.

Nga ana e saj bashkia pranon se dëmtimet “kanë ardhur më së shumti, si pasojë e ngricave gjatë periudhës së dimrave të kaluar”, por thotë se shëtitorja nuk e ka humbur funksionin kryesor të saj.

Në përgjigje të pyetjeve bashkia i tha BIRN se do i riparonte dëmtimet.

“Bashkia do të marrë të gjitha masat e nevojshme, që këto dëmtime të riparohen dhe të bëhet kthimi në normalitet i pedonales”, thuhet në përgjigje.

Por Danjel Bica, kryetar i “Fondacionit Ekspertët e Rinj Mjedisor”, ka dyshime që rruga e kryen këtë funksion. Ai thotë se vecc shtrimit me pllaka guri që ka rezultuar problematik, pedonales i mungonte rikualifikimi urban, ndërsa në të nuk ishte parashikuar as gjelbërim dhe as sheshe për pushim të banorëve.

“Ajo që mua si ekspert mjedisor më dhëmb shumë, është mungesa totale e gjelbërimit dhe shesheve të pushimit, në të gjithë shtrirjen e kësaj pedonaleje”, tha ai./BIRN

pedonalja e bulqizës bulqize

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj