30 Janar 2023, 21:15
Nga A.B
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaron se ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal ka marrë urdhëra për të shantazhuar dhe sulmuar fillimisht Ilir Metën, në kohën kur ky i fundit ishte President i Shqipërisë. Teksa ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në një lidhje 'Skype' në emisionin '5 Pyetjet', Kryemadhi tha se inidicia e parë në gusht të 2017-ës ishte Meta e më pas kontrolli në Gjykatën Kushtetuese.
'Janë përdorur dhe instrumenta të tjerë. Në dijeninë time, Mcgonigal është kontaktuar për të shantazhuar dhe sulmuar presidentin e asaj kohe, Ilir Meta. Ka qënë indicia e parë në gusht të 2017, për Metën, për të vazhduar më pas e për të kontrolluar Gjykatën Kushtetuese.'- tha ndër të tjera Kryemadhi.
Çfarë ndodhi me dosjen McGonigal në Shqipëri?
Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al
monika kryemadhi ilir meta arrestohet charles mcgonigal
Politike
30 Janar 2023, 21:10
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Partia Demokratike do të mbledhë nesër me urgjencë Kryesinë për të diskutuar lidhur me skan...
Politike
30 Janar 2023, 21:03
A.B
Dashamir Shehu
TIRANË- Deputeti Dashamir Shehu aludon se ish-agjenti i FBI-së, Charles Mcgonigal, mund të ketë pasur lidhje dhe me part...
Politike
30 Janar 2023, 20:34
A.B
Komision
TIRANË- Ditën e sotme u diskutua në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, p...
Politike
30 Janar 2023, 19:37
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ishte ditën e sotme në Vorë, aty ku mori pjesë në një ceremoni për ...
Politike
30 Janar 2023, 19:22
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mori pjesë ditën e sotme në takimin e demokratëve në...
Politike
30 Janar 2023, 19:01
k.m.
Pamje nga Komisioni
TIRANË- Debate për Butrintin dhe jo vetëm kanë ndodhur në Komisionin për Edukimin, në mbledhjen e so...
Politike
30 Janar 2023, 18:53
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar të dhënat e raportit të fundit të Bankës...
Politike
30 Janar 2023, 17:35
A.B
KQZ
TIRANË- Partia Social Demokrate ka dorëzuar ditën e sotme në KQZ listat me emrat për anëtarët e KZAZ-ve pë...
Politike
30 Janar 2023, 17:16
k.m.
Edona Bilali
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali ka mohuar edhe njëherë akuzat e ngritua ...
Politike
30 Janar 2023, 17:11
k.m.
Edona Bilali
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali ka dalë në mbrojtje të kryeministrit Edi...