30 Janar 2023, 18:53
Nga A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar të dhënat e raportit të fundit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Sipas Metës, ai raport konfirmon se korrupsioni është armiku kryesor i mirëqenies së shqiptarëve. Meta shkruan se raporti jep gjithashtu alarmin për rreziqet fiskale që vijnë nga PPP-të.
Reagimi i plotë i Metës
Raporti i fundit i “Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim” konfirmon se korrupsioni është armiku kryesor i mirëqenies së shqiptarëve. Është kjo arsyeja themelore sipas BERZH pse cilësia e qeverisjes në Shqipëri ka pësuar rënie dhe përkeqësim të ndjeshëm nga 5.26 pikë që ishte në vitin 2016, në 4.62 pikë në vitin 2022.
“Rezultatet e qeverisjes janë përkeqësuar ndjeshëm në një numër sferash të ekonomisë gjatë gjashtë viteve të fundit, duke reflektuar kryesisht rritje të informalitetit dhe korrupsionit të perceptuar siç shihet, për shembull, në Shqipëri. Disa sfera të ekonomisë kanë parë gjithashtu përkeqësime në pavarësinë e gjyqësorit, transparencën buxhetore dhe zbatimin e kontratave”, – argumenton BERZH.
Raporti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim jep gjithashtu alarmin për rreziqet fiskale që vijnë nga PPP-të, duke theksuar gjithashtu zhgënjimin me ecurinë e ngadaltë të reformës në drejtësi. Vetëm lufta kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit parandalon falimentimin e Shqipërisë! Kjo është një betejë patriotike dhe mision kombëtar pa kthim, të cilit do t’i shkojmë deri në fund.
ilir meta
Politike
30 Janar 2023, 17:35
A.B
KQZ
TIRANË- Partia Social Demokrate ka dorëzuar ditën e sotme në KQZ listat me emrat për anëtarët e KZAZ-ve pë...
Politike
30 Janar 2023, 17:16
k.m.
Edona Bilali
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali ka mohuar edhe njëherë akuzat e ngritua ...
Politike
30 Janar 2023, 17:11
k.m.
Edona Bilali
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali ka dalë në mbrojtje të kryeministrit Edi...
Politike
30 Janar 2023, 16:59
A.B
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Qeveria, përmes një vendimi i ka akorduar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, një fond shtesë.&n...
Politike
30 Janar 2023, 15:35
A.B
Shpetim Idrizi
TIRANË- Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi deklaroi ditën e sotme se partia e tij do të dalë e vetme në zgjedhje. Tek...
Politike
30 Janar 2023, 15:14
A.B
Floriana Garo
TIRANË- Partia Demokratike, përmes zëdhënëses Floriana Garo, deklarojnë se nuk do ta njohin marrëveshjen m...
Politike
30 Janar 2023, 15:10
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, 'Ilir Meta' ka reaguar në lidhje me çështjen e shumëpërfolur...
Politike
30 Janar 2023, 14:53
A.B
Nga Besar Likmeta Birn
Vila 30 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ka një të shkuar të errët si vendi ku ish-kryeministr...
Politike
30 Janar 2023, 14:37
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Konferenca e Kryetarëve ka miratuar kërkesën e deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj p&...
Politike
30 Janar 2023, 14:35
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur për lëvizjet e fundit të grupit “Alibeaj&rdqu...