Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Bashkitë që ku do të aplikohet do vendosen nga KQZ në konsensus me partitë politike.
TIRANË- Qeveria, përmes një vendimi i ka akorduar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, një fond shtesë. Në fletoren zyrtare shihet i zbardhur vendimi i qeverisë, me kërkesë të Ministrisë së Financave për alokimin e një fondit prej 1.9 mld lekësh për financimin e votimit elektronik sipas kërkesës së bërë nga KQZ dhe 600 milionë për shpenzime të tjera.
Në zgjedhjet e 14 Majit, nuk do jetë vetëm Vora zonë e votimit elektronik për garën elektorale. Elbasani dhe Kamza po shqyrtohen si zona ku procesi të kryhet në mënyrë elektronike.
“Në përputhje me fondin e vënë në dispozicion konkludojmë se ai është i mjaftueshëm për zhvillimin e votimit elektronik në 352 qendra votimi, veçmas bashkisë Vorë. Duke marrë në konsideratë këtë numër qendrash votimi, kohën në dispozion të realizimit të këtij projekti, si dhe dobinë për zhvillimin e tij në ambiente gjeografike të ndryshëm rekomandohet zhvillimi i votimit elektronik edhe në bashkitë Elbasan dhe Kamëz, përkatësisht ZAZ 47, 48, 49, 50 dhe për bashkinë Kamëz në ZAZ 27 dhe 28; për bashkinë Vorë, përkatësisht ZAZ 26,” thuhet në relacionin e KQZ-së për këtë çështje.
Bashkitë që ku do të aplikohet do vendosen nga KQZ në konsensus me partitë politike.
VENDIMI I QEVERISË:
Nr. 38, datë 27 1.2023
PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2023, MIRATUAR PËR KOMISIONIN QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PËR ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E VETËQEVERISJES VENDORE, TË DATËS 14 MAJ 2023
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 87, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 5 e 45, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr. 84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për organizimin e zgjedhjeve për organet e vetëqeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023, i shtohet fondi prej:
a) 1 993 610 933 (një miliard e nëntëqind e nëntëdhjetë e tre milionë e gjashtëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e tridhjetë e tre) lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”, të programit buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”;
b) 606 389 067 (gjashtëqind e gjashtë milionë e treqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëdhjetë e shtatë) lekësh, në zërin “Shpenzime kapitale”, të programit buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”.
2. Efekti financiar, i përcaktuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohet:
a) 1 800 000 000 (një miliard e tetëqind milionë) lekë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për përballimin e kostos së zgjedhjeve, miratuar për vitin 2023;
b) 800 000 000 (tetëqind milionë) lekë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme, miratuar për vitin 2023.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Belinda Balluku
Shpetim Idrizi TIRANË- Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi deklaroi ditën e sotme se partia e tij do të dalë e vetme në zgjedhje. Tek...
Floriana Garo TIRANË- Partia Demokratike, përmes zëdhënëses Floriana Garo, deklarojnë se nuk do ta njohin marrëveshjen m...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, 'Ilir Meta' ka reaguar në lidhje me çështjen e shumëpërfolur...
Nga Besar Likmeta Birn Vila 30 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ka një të shkuar të errët si vendi ku ish-kryeministr...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Konferenca e Kryetarëve ka miratuar kërkesën e deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj p&...
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur për lëvizjet e fundit të grupit “Alibeaj&rdqu...
Komisioni TIRANË- Ditën e sotme u mbledh Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese. Propozimi i qeverisë për krijimin e një baze lig...
Charles McGonigal dhe Edi Rama TIRANË- Dokumenti i publikuar sot nga kryedemokrati Sali Berisha ka dalë fillimisht nga BusinessInsider, në ...
Sali Berisha dhe Lulzim Basha TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë në lidhje me &...
Ilirjan Celibashi TIRANË- KQZ ka kërkuar ndryshime në ligj, për sa i përket ankimimeve në zgjedhjet e kaluara parlamentare p&...