30 Janar 2023, 15:14
Nga A.B
Floriana Garo
TIRANË- Partia Demokratike, përmes zëdhënëses Floriana Garo, deklarojnë se nuk do ta njohin marrëveshjen me Alabarin për Durrës Yacht Marina. Në një konferencë për mediat, Garo u shpreh se kryeministri Edi Rama po përpiqet të largojë vëmendjen nga skandali i ish-agjentit të FBI-së.
'Partia Demokratike, as e njeh dhe as do ta njohë marrëveshjen e nënshkruar sot mes një kryeminisri në ikje dhe një përfituesi si Alabari, apo çdokujt tjetër, nga cilado kombësi apo me çfarëdolloj pasaporte e pasurie.'- deklaroi ndër të tjera Garo.
DEKLARATA E PLOTË:
Pas pesë ditëve në arrati, Edi Rama u shfaq për të mbuluar një aferë korruptive me një tjetër. Për të mbuluar me heshtje McGonigalin, ai sot nënshkroi marrëveshje me Alabarin për Durrës Yacht Marina, një tjetër rast tipik i abuzimit, mostransparencës dhe përdorimit të pronës publike në forma private dhe korruptive.
Partia Demokratike e konsideron zëvendësimin e portit kryesor të vendit me një kënd lojrash të oligarkëve dhe shërbëtorëve të tyre, si një aferë korruptive e cila mund të nënshkruhet, por nuk do të njihet asnjëherë.
Partia Demokratike, as e njeh dhe as do ta njohë marrëveshjen e nënshkruar sot mes një kryeminisri në ikje dhe një përfituesi si Alabari, apo çdokujt tjetër, nga cilado kombësi apo me çfarëdolloj pasaporte e pasurie.
Dalja sot e Ramës për të inauguruar, në këtë ditë të zezë të tij punët e zeza në shpinë të Durrësit dhe Shqipërisë, Marinën e Yahteve të oligarkëve dhe sejmenëve të tyre, është përpjekja e radhës për të mbuluar hetimin e FBI, ku ai është subjekt i cili djeg ata që janë përfshirë në të dhe i lë pa gjumë.
Partia Demokratike dhe opozita e kanë denoncuar këta vjedhje të hapur, duke dërguar ndër të tjera edhe një kërkesë për hetim në Komisionin Europian sa i takon përputhjes së kësaj marrëveshjeje me MSA dhe standardet e BE. Përgjigja e Komisionerit Varlehy ndaj kërkesës së 21 deputetëve ka qenë e qartë: anulim i grantit të BE dedikuat Portit të Durrësit.
Ky është konteksti i izolimit në të cilin Edi Rama i kryn veprimet e tij. Ai nuk ka mbështetje as për portin, as për amnistinë fiskale, as për pasaportat e arta. Me izolimin e tij, ai nuk mund dhe nuk duhet lënë ta mbajë peng Shqipërinë. Kërkesa për dorëheqjen e tij është kusht për çlirimin e Shqipërisë dhe shpëtimin e saj.
Projekti "Marina dhe Jahtet e Durrësit" parashikon ndërtimin e 12 mijë apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma. Projekti parashikon hapjen e 12 mijë vendeve të reja të punës dhe qeveria shqiptare ka 33.3% të pronësisë së portit. Por opozita dhe investigimet nga gazetarët dhe mediat kanë hedhur dyshime të forta për blerjen e apartamenteve nga të huajtë, faljen e tokës shtetërore për Alabbar. Nërkohë ky projekt po ngrihet me paratë e mafias të vendeve të tjera./Dosja.al
durrës yacht marina partia demokratike floriana garo porti i durresit
Politike
30 Janar 2023, 15:10
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, 'Ilir Meta' ka reaguar në lidhje me çështjen e shumëpërfolur...
Politike
30 Janar 2023, 14:53
A.B
Nga Besar Likmeta Birn
Vila 30 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ka një të shkuar të errët si vendi ku ish-kryeministr...
Politike
30 Janar 2023, 14:37
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Konferenca e Kryetarëve ka miratuar kërkesën e deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj p&...
Politike
30 Janar 2023, 14:35
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur për lëvizjet e fundit të grupit “Alibeaj&rdqu...
Politike
30 Janar 2023, 13:56
A.B
Komisioni
TIRANË- Ditën e sotme u mbledh Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese. Propozimi i qeverisë për krijimin e një baze lig...
Politike
30 Janar 2023, 13:49
F.M
Charles McGonigal dhe Edi Rama
TIRANË- Dokumenti i publikuar sot nga kryedemokrati Sali Berisha ka dalë fillimisht nga BusinessInsider, në ...
Politike
30 Janar 2023, 13:51
f.g
Sali Berisha dhe Lulzim Basha
TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë në lidhje me &...
Politike
30 Janar 2023, 13:50
A.B
Ilirjan Celibashi
TIRANË- KQZ ka kërkuar ndryshime në ligj, për sa i përket ankimimeve në zgjedhjet e kaluara parlamentare p&...
Politike
30 Janar 2023, 13:35
f.g
Charles McGonigal dhe Agron Neza
Artikulli i "Bussiness Insider" i publikuar më 15 shtator 2022 ka zbërthyer fabulën e zyrtarit të arre...
Politike
30 Janar 2023, 12:32
f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha konfirmoi se do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale...