Aksident tragjik në Cërrik/ Dy automjete përplasen më njëra-tjerën, humbin jetën dy persona dhe plagoset një tjetër (EMRAT)
Aksidenti fatal në Cërrik/ Identifikohen viktimat, në pritje të rezultatit të ekspertizave 14 Korrik, 22:14 ...
Aksidenti fatal në Cërrik/ Identifikohen viktimat, në pritje të rezultatit të ekspertizave 14 Korrik, 22:14 ...
“Gjithçka po bëhet sipas rregullave që nga dita e parë”/ Rama për projektin në Zvërnec: Nu...
Dita e 45-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Deklarata e ministres serbe për "spastrimin etnik" të Kosovës/ Deputeti shqiptar në Serbi: Do të inicioj kërk...
Zëdhënënsja e Partisë Demokratike, Floriana Garo shprehet se PD dënon me forcë deklaratën raciste dhe qëndrimin e Edi Ramës përballë deklaratave të tilla çnjerëzore dhe nxitëse të urrejtjes.
TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar shpalljen non grata të ministres serbe Snezhana Paunoviç dhe paditjen e saj për nxitje të genocidit. Kjo, pasi Paunoviç ka bërë një deklaratë ultraraciste dhe antishqiptare ku shprehej se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën.
Zëdhënënsja e Partisë Demokratike, Floriana Garo shprehet se PD dënon me forcë deklaratën raciste dhe qëndrimin e Edi Ramës përballë deklaratave të tilla çnjerëzore dhe nxitëse të urrejtjes.
Sipas saj, shpallja e saj non grata dhe paditja për nxitje të gjenocidit janë të vetmet qëndrime që ajo meriton.
Deklaratë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Floriana Garo
Këto ditë, në media ka qarkulluar një deklaratë ultraraciste dhe antishqiptare e ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, në qeverinë e padronit të Edi Ramës, Aleksander Vuçiçit.
Në këtë deklaratë, ajo shprehet: "Po të isha në vend të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën." Me këtë deklaratë, kjo figurë e ultranacionalizmit serb shpreh keqardhje që xhelati i Ballkanit, Sllobodan Millosheviçi, me operacionin e tij "Patkoi" dhe me gjenocidin e fundit serb ndaj shqiptarëve, nuk arriti t'i dëbonte ata nga trojet e tyre mijëravjeçare.
Partia Demokratike e dënon me forcë deklaratën raciste dhe antishqiptare të kësaj përfaqësueseje të ultranacionalizmit primitiv serb, si edhe qëndrimin e Edi Ramës dhe të narkoqeverisë së tij përballë deklaratave të tilla çnjerëzore dhe nxitëse të urrejtjes, të cilat bien ndesh me parimet themelore të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Shpallja e saj non grata dhe paditja për nxitje të gjenocidit janë të vetmet qëndrime që ajo meriton./Dosja.al
Dua Lipa TIRANË- Demokratët Europianë kanë reaguar sërish, pasi këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua...
Ferit Hoxha TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, reagoi në platformën X duke dënuar dekla...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian dënoi deklaratën e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunov...
TIRANË- Një incident me tone të larta është regjistruar jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, ku depute...
Partia Demokratike TIRANË- Grupi Parlamentar i PD kallëzon në Prokurorinë e Posaçme kryeministrin Edi Rama për disa vepra p...
Ivi Kaso TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso i cili prej tre mandatesh ka mbajtur drejtimin e Sekretariatit për Çës...
Komisioni i Ligjeve TIRANË- Diskutimet në Komisionin e Ligjeve për ndryshimet në ligjin për tokat bujqësore janë shoq&eu...
Fredi Kokoneshi TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka marrë si të pandehur të ish-kryetarit të Bashkisë së Divjak...
Erion Veliaj TIRANË- Pas një periudhe 500-ditore refuzimesh të vazhdueshme, Prokuroria e Posaçme ka autorizuar më në ...
Selia PD TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është përfshirë nga një debat i ashpër në grupin...