Aksident tragjik në Cërrik/ Dy automjete përplasen më njëra-tjerën, humbin jetën dy persona dhe plagoset një tjetër (EMRAT)
Aksidenti fatal në Cërrik/ Identifikohen viktimat, në pritje të rezultatit të ekspertizave 14 Korrik, 22:14 ...
Aksidenti fatal në Cërrik/ Identifikohen viktimat, në pritje të rezultatit të ekspertizave 14 Korrik, 22:14 ...
“Gjithçka po bëhet sipas rregullave që nga dita e parë”/ Rama për projektin në Zvërnec: Nu...
Dita e 45-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Deklarata e ministres serbe për "spastrimin etnik" të Kosovës/ Deputeti shqiptar në Serbi: Do të inicioj kërk...
Në padinë e PD-së theksohet se Rama duhet të akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.
TIRANË- Grupi Parlamentar i PD kallëzon në Prokurorinë e Posaçme kryeministrin Edi Rama për disa vepra penale në lidhje me publikimet në librin 'Albanian Files'. Në padinë e PD-së theksohet se Rama duhet të akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.
Në dokumentin e dorëzuar në SPAK, demokratët analizojnë disa raste të përmendura në librin “The Albanian Files”, i cili përmban projekte arkitekturore të realizuara nga studio ndërkombëtare në Shqipëri. Sipas kallëzimit, libri nxjerr në pah një skemë ku Rama, në cilësinë e kryeministrit dhe kreut të Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT), pretendohet se ka luajtur rol në përzgjedhjen e studiove të huaja të arkitekturës dhe në lidhjen e tyre me investitorë shqiptarë që më pas kanë përfituar leje ndërtimi.
PD përmend si shembull projektin “Sun Moon Star”, një kullë 44-katëshe në Tiranë, duke pretenduar se mënyra e përzgjedhjes së arkitektëve dhe miratimit të lejeve ngre dyshime për shkelje ligjore. Në kallëzim përmendet edhe një rrëfim i arkitektit amerikan Sam Chermayeff, i cili sipas dokumentit është kontaktuar përmes zyrtarëve shqiptarë dhe më pas është përfshirë në projektin e kullës.
Demokratët pretendojnë se kjo mënyrë funksionimi nuk përputhej me procedurat normale administrative, ku investitorët duhet të paraqesin kërkesat dhe institucionet të kryejnë verifikimet përkatëse përpara miratimit të lejeve.
Pjesë nga kallëzimi penal:
Në qershor 2026, shtëpia botuese “Lars Muller Publishers”, publikoi librin “The Albanian Files – Freedom and Architecture” (përkthimi në shqip “Dosjet shqiptare – Liri dhe Artitekturrë”, me redaktimin e shkrimtarit Anneke Abhelakh dhe parathënie të shtetasit Edi Rama, me detyrë Kryeministër i Shqipërisë. Libri përmban rreth 520 projekte të hartuara nga studio ndërkombëtare të artitekturës në Shqipëri, duke filluar nga mesi i viteve 2000, kur shtetasi Edi Rama ishte Kryetar i Bashkisë Tiranë. Megjithatë, numri i këtyre projekteve u rrit në sasi dhe volume ndërtimi pas vitit 2020, kur shtetasi Edi Rama ishte në mandatin e tij të dytë si Kryeministër i Shqipërisë.
Nga përmbajtja e këtij libri, zbardhet skema se si shtetasi Edi Rama, me detyrë Kryeministër/Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit (në vijim “KKT”), përzgjidhte studiot ndërkombëtare të artitekturës, i kontaktonin, takonin dhe më pas krijonin lidhjet me investitorë apo ndërtues shqiptarë. Këta të fundit paguanin shuma të larta për projektimin dhe më pas përfitonin leje ndërtimi për ndërtimin e pallateve, kullave, hoteleve apo resorteve në Tiranë dhe zonat bregdetare të vendit.
Në kallëzim përmenden disa raste dhe projekte konkrete. Për ta ilustruar këtë veprimtari të paligjshme, me indicie të forta për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe pastrim të produkteve të veprës penale, po paraqesim disa raste që ofron vetë libri.
Konkretisht, në datën 01.05.2024, ora 22:00, arkitekti Sam Chermayeff, me shtetësi amerikane, administrator i një studio artitekture me seli në Berlin dhe Nju Jork, mori një telefonatë nga kolegu i tij, Pablo Bofill, duke e njoftuar se “Edi do të të telefonojë”. Më pas, ai tregon se mori një telefonatë nga shtetasja Adelajda Roka, drejtuese e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, gjatë të cilës iu kërkua realizimi i dy projekteve në Tiranë, njëri prej 30 mijë metrash katrorë dhe tjetri prej 15 mijë metrash katrorë.
Disa javë më vonë, arkitekti Sam Chermayeff udhëtoi drejt Shqipërisë, ku u prit në pistën e avionit dhe u dërgua në një vilë private për t’u takuar me një grup të vogël prej tre biznesmenësh, të cilët sipas rrëfimit të tij, udhëtonin me makina luksoze dhe mbanin aksesorë të shtrenjtë (ora dhe byzylykë floriri të markave “Richard Mille”, “Cartier”). Gjatë vizitës së zhvilluar në kantierin ku do të ndërtohej kulla 44 katëshe e lartë, atij iu tha se kishte dorë të lirë që të bënte çfarë të donte.
Në 31 korrik 2024, KKT miratoi lejen e zhvillimit për projektin “Sun Moon Star”, kullë 44 katëshe, e projektuar nga arkitekti Sam Chermayeff, në Rr. Asim Vokshi, pranë Bulevardit të Ri. Projekti përfshin struktura banimi dhe hotelerie, me investitor dhe zhvillues shoqërinë “Al-Point”, në pronësi të Aleksandër Vasili, njëri prej tre biznesmenëve që takoi arkitekti gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Ky është një prej rasteve që provon mënyrën si funksionon skema e ndërtuar korruptive nga kryeministri Edi Rama.
Rastet e përmendura në “Albanian Files” provojnë se zhvillimi i sektorit të ndërtimit në Tiranë, veçanërisht ndërtimi i kullave të larta, nuk ndiqte procedurën normale, ku një investitor paraqiste dokumentacionin teknik dhe ligjor për ndërtimin e një vepre pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, dhe në përfundim të procedurës administrative, çështja i kalonte Këshillit Kombëtar të Territorit për vendimmarrje. Në fakt, ishin shtetasit Edi Rama, Kryetar i KKT-së, i cili identifikonte, kontaktonte dhe takonte studiot e arkitekturës, të cilët më pas i lidhnin me investitorë apo biznemenë shqiptar për të vijuar procedurat e projektimit dhe marrjes së lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit. Arkitektët dhe studiot ndërkombëtare që u imponoheshin investitorëve shqiptarë, kishin tarifa shumë të larta, deri në 10-fishin e çmimeve të tregut, çka sillte më pas rritje të kostove, e për rrjedhojë rritje të çmimeve të shitjes së sipërfaqeve të ndërtimit. Nëse çmimet mesatare të projektimit variojnë nga 7-10 euro për m2, arkitektët e huaj faturojnë 60 euro/m2, duke arritur kështu në kosto projektimi nga 300 mijë deri në 2 milionë euro. Megjithatë, kjo shihet si një mënyrë e sigurt për të përfituar lejen e zhvillimit apo ndërtimit nga AZHT-ja dhe KKT-ja.
Me interes të veçantë në përmbajtje të këtij libri, janë edhe dy projekte, të cilat janë parashikuar të ndërtohen në zona të mbrojtura përpara se të miratohej Ligji Nr. 21/2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura”“. Kjo ngre dyshimin e arsyeshëm se porositësit e këtyre projekteve, të cilët kanë paguar tarifa të larta për projektimin, kishin dijeni dhe garanci se ligji për zonat e mbrojtura do të ndryshonte, duke iu mundësua pikërisht ndërtimi në këto zona. Në këtë rast, është e qartë se garanci të tilla nuk mund të jepeshin nga askush tjetër, përveçse nga shtetasi Edi Rama, duke qenë njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste (partia, që ka shumicën parlamentare) dhe Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit (institucioni që miraton lejet e zhvillimit dhe të ndërtimit në këto zona). Ky i fundit është po ashtu autori i parathënies së këtij libri, çka përbën provë të plotë të dijenisë mbi përmbajtjen e tij.
Nga të dhënat e përftuara nga libri “Albanian Files – Freedom and Architecture”, rezulton se shtetasi Edi Rama, në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë publikë, biznesmenë dhe arkitektë kishin krijuar një strukturë të mirëfilltë kriminale, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, i cili fillimisht identifikonte arkitektë apo studio arkitekturore ndërkombëtare, të cilët më pas i kontaktonin dhe takonin, duke i lidhur me biznesmenë shqiptarë, për të përgatitur projekte ndërtimi në Tiranë apo zonat bregdetare, përkundrejt tarifave shumë të larta. Kjo mënyrë operimi ishte kusht për t’u pajisur me leje zhvillimi dhe leje ndërtimi, ku shtetasit Rama dhe Roka kishin rol vendimtar, duke qenë në detyrat e Kryetarit të KKT-së dhe Drejtorit të Përgjithshëm të AZHT-të.
Duke vepruar kështu, shtetasi Edi Rama ka kryer veprimtari në kundërshtim me Ligjin Nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar, dhe VKM-në Nr. 508/2015 “Për Miratimin e Rregullores së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit”, i ndryshuar, pasi është e qartë se detyra e tyre nuk konsisonte në gjetjen e arkitektëve, kontaktimin, takimin dhe krijimin e lidhjeve të tyre me biznemenë shqiptarë, por pas paraqitjes së kërkesave për t’u pajisur me leje zhvillimi apo leje ndërtimi, AZHT-ja duhet të kryente verifikimin e dokumentacionit tekniko-ligjor, ndërsa KKTU duhet të vendoste miratimin ose jo të kërkesave. Në këtë kuptim, është e qartë se shtetasi Edi Rama ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke sjellë përfitime të padrejta për arkitektët dhe biznesmenët e përfshirë në këtë skemë, duke dëmtuar kështu interesat e ligjshme të shtetit dhe shtetasve, duke kështu në kushtet e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Nga ana tjetër, është minimalisht e provuar se shtetasi Edi Rama ka kërkuar një përfitim të parregullt në vlera shumë të larta për arkitektët dhe studiot ndërkombëtare të arkitekturës nga biznesmenët, sipërmarrësit, investitorët apo ndërtuesit shqiptarë (kërkimi i përfitimit për persona të tjerë), duke i kushtëzuar me miratimin e kërkesave për t’u pajisur me leje zhvillimi dhe ndërtimi (për të kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij), duke qenë kështu në kushtet e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.
Së fundmi, siç është provuar edhe nga hetimet penale të Prokurorisë së Posaçme, këto ndërtime shumëkatëshe shërbenin si një skemë pastrimi të të ardhurave që gjeneroheshin nga veprimet e paligjshme, kryesisht në formën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në këtë kuptim, biznesmenët e përfshirë ishin të interesuar për të përfituar leje ndërtimi, duke paguar edhe tarifa shumë të larta, me qëllim që të investonin të ardhurat e tyre apo personave të tjerë të lidhur me ta në ekonomi të ligjshme, me qëllim final pastrimin e produkteve të veprës penale. Kjo skemë pastrimi parash është mbështetur dhe ndihmuar në mënyrë aktive nga shtetasi Edi Rama, duke shfrytëzuar funksionin etij si Kryeministër/Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, duke qenë kështu në kushtet e veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, gërma “dh”, e Kodit Penal, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 248, 260, 287, 333/a dhe 25 të Kodit Penal./Dosja.al
Ivi Kaso TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso i cili prej tre mandatesh ka mbajtur drejtimin e Sekretariatit për Çës...
Komisioni i Ligjeve TIRANË- Diskutimet në Komisionin e Ligjeve për ndryshimet në ligjin për tokat bujqësore janë shoq&eu...
Fredi Kokoneshi TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka marrë si të pandehur të ish-kryetarit të Bashkisë së Divjak...
Erion Veliaj TIRANË- Pas një periudhe 500-ditore refuzimesh të vazhdueshme, Prokuroria e Posaçme ka autorizuar më në ...
Selia PD TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është përfshirë nga një debat i ashpër në grupin...
TIRANË- Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore pritet t’i kërkojë Kuvendit një shtyrje afati për funk...
Sali Berisha BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka propozuar ngritjen e një grupi të posaçëm pune pë...
Berisha- Salianji TIRANË- Ervin Salianji ka ngritur akuza ndaj kreut të PD-së, Sali Berishën se po përdor bojkotin e Kuvendi...
Marta Kos BRUKSEL- Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, e ka cilësuar këtë datë si një “Super...
TIRANË- Shqipëria shënon sot një moment kyç në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian....