LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet, narko-shteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

Në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së, organizatës më të madhe politike të qendrës së djathtë në botë, ku ai mban detyrën e zv/presidentit, Berisha deklaroi se narko-shteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh për vendin dhe se Shqipëria nuk organizon më zgjedhje, por vetëm farsa elektorale.

14 Korrik 2026, 10:28 Nga D.S
Berisha: Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune
Sali Berisha

BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka propozuar ngritjen e një grupi të posaçëm pune për kartelet e drogës dhe krimit dhe lidhjet e tyre me pushtetin. Në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së, organizatës më të madhe politike të qendrës së djathtë në botë, ku ai mban detyrën e zv/presidentit, Berisha deklaroi se narko-shteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh për vendin dhe se Shqipëria nuk organizon më zgjedhje, por vetëm farsa elektorale.

Kryedemokrati theksoi se, raportet e IDU-së, CDI-së, EPP-së dhe AFET-it kanë qenë shumë të dobishme për të hedhur dritë mbi zhvillimet dramatike në vendin tim.

Deklarata e plotë:

"Zoti President,
Së pari, dëshiroj t'ju falënderoj ju dhe CDI-n për mbështetjen shumë të çmuar dhe të palëkundur që i keni dhënë Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe vendit tim. Mbështetja juaj ka qenë një ndihmë e madhe. Po ashtu, shumë e rëndësishme ka qenë edhe mbështetja e EPP-së, IDU-së dhe raportet e AFET-it. Raportet e IDU-së, CDI-së, EPP-së dhe AFET-it kanë qenë shumë të dobishme për të hedhur dritë mbi zhvillimet dramatike në vendin tim. Shqipëria është një nga narko-shtetet më të fuqishme në botë. Ajo qeveriset nga organizata kriminale.

Do të doja të tërhiqja vëmendjen tuaj vetëm te një e dhënë, për të kuptuar se ku ndodhet vendi im. Në Shqipëri, euroja, një nga monedhat më të mëdha dhe më të forta në planet, është zhvlerësuar me 32% gjatë 10 viteve të fundit. Në Meksikë, ky zhvlerësim është 17%. Ndërkohë, i vetmi zhvlerësim tjetër i euros në Europë ka ndodhur në Zvicër, rreth 10% ose 8%, me një ekonomi prej 1 trilion eurosh. Ndërsa ekonomia e Shqipërisë është vetëm 15 miliardë euro.
Shqipëria është eksportuesja më e madhe e kanabisit në Europë, ndërsa kartelet shqiptare të drogës janë transportuesit më të mëdhenj të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës, me siguri, dhe ndoshta edhe drejt destinacioneve të tjera.

Portet tona janë tërësisht në duart e karteleve të drogës. Tërësisht. Prej pesë vitesh ose më shumë, në portet tona nuk është kapur asnjë kilogram drogë, sepse ato kontrollohen nga kartelet e drogës. Kartelet e drogës në vendin tim kanë në duart e tyre të gjitha lejet e ndërtimit dhe të gjithë kontrollin mbi zonat bregdetare. Pak ditë më parë, ndoshta jeni në dijeni, në vendin tim po zhvillohet një lëvizje shumë e fuqishme popullore gjatë kësaj periudhe.

Por pak ditë më parë u botua një libër i veçantë me titull "Libri i Kuq, Dosjet Sekrete të Shqipërisë". Ky libër trajton 523 projekte të mëdha në peizazhet më të bukura të Shqipërisë, në bregdet ose në zonat malore, për të cilat askush nuk kishte dijeni. Kryeministri, kreu i organizatës kriminale, e konsideron vendin si çifligun e tij, si një sulltan i shekujve të kaluar, që mund të vendosë për gjithçka. Shumica e këtyre projekteve janë nxjerrë nga zonat e mbrojtura.

Prandaj, Zoti President, besoj se organizatat tona duhet të krijojnë një grup të posaçëm pune për kartelet e drogës, narko-shtetet dhe trafikun. Kjo do të ishte një ndihmë shumë e madhe, sepse vende të tilla nuk janë të rrezikshme vetëm për veten e tyre, por janë të rrezikshme për rajonin dhe madje edhe përtej tij. Nuk do të zgjatem më tej, sepse koha është e kufizuar. Por unë e konsideroj se në vendin tim nuk ka zgjedhje; ka vetëm farsë. Ata vendosin për gjithçka. Ju faleminderit shumë për vëmendjen.", u shpreh Berisha./Dosja.al

berisha

Sondazh

Poll

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027

Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Marta Kos për projektin në Zvernec: Mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së

Rama nuk bën hapa pas: Ligji për Zonat e Mbrojtura nuk preket

Rama për projektin në Zvërnec: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

Përplasja në Kuvend/ Braçe akuzon për sulm të organizuar: Bëjnë plane për të sulmuar kolegët e mi

Familja mbretërore britanike për herë të parë të bashkuar pas katër vitesh

Aktori i The Vampire Diaries kurorëzon martesën me modelen Natalie Kuckenberg

Kim Kardashian ndan foto me Lewis Hamilton, a është finalizuar romanca mes dyshes?

Zjarr në Novoselë/ Rrezikohen disa banesa, zjarrfikëset mbërrijnë menjëherë në vendngjarje

Zjarr në Vlorë/ Flakët përhapen nga kodrat drejtë zonave të banuara

Socialistët përplasen te Komisioni i Ligjeve, Gjiknuri: Muhabet leshi, më jep fjalën ose do iki

E paprecedentë! Erion Braçe përplaset dhe shtynë gazetarin: Ik bashkë me atë fundërrinën, b**q*

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Bie zjarr në Llaman të Himarës, flakët përhapen në kodrat e zonës

Braçe: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

Kapri përplaset me Ballën: Keni shantazhuar! Balla: U bëre deputet falë votave tona

Spahiu: Dëmtojnë turizmin, humbet çdo familje shqiptare që punon me djersën e ballit

Vengu: KQZ-ja të bashkëpunojë me strukturat përgjegjëse të Kuvendit!

Balla në Kuvend:Kur hyri Saliu, Gonia, Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat

Muçi- Ballës: Dridhuni Milord sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare

Kapri nga Kuvendi: Ky nuk është parlamentarizëm, është patetizëm

Seancë plenare! Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë

“Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte”/ Rama: 4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë

Rama: Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave

Koncerti i Kanye West/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm

Dalin para Gjykatës së Fierit tre vajzat për verifikimin e masave të sigurisë

Dita e 42-të e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama komenton eurodeputetë që mbështetën protestën: Edhe ata që erdhën flisnin përçart

Rama: Dezinformimi ka sjellë anulime dhe ka goditur punën e shqiptarëve

Rama: Kurtin e takoj me kënaqësi, po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota

Rama: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë bërë përparim të madh

“Diella ka përshpejtuar punën”/ Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së

Rama: Çdo protestë ka brenda një mesazh, por algoritmi është bërë një amplifikator i zemërimit

Pallati përfshihet nga flakët në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

Berisha: Për mua ngritën akuzë për një drekë, atë nuk e akuzojnë për milionat e dhëna për Kanye West

Berisha: Samiti i NATO-s ishte historik,por Shqipëria u përfaqësua në mënyrë qesharake nga padrinoja

Qeveria financoi me 4 mln euro koncertin e Kanye West, Berisha: Rama nuk pyet për Kushtetutë

Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro