LIVE UPDATES
Politike

"Shqiptarët protestojnë në Nju Jork kundër Ramës"/ Media amerikane, Hell Gate: Thirrje edhe ish-kryebashkiakut Eric Adams t’i bashkohet 'Revolucionit të Flamingove'

Hell Gate ndalet edhe te marrëdhënia e Ramës me ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut, Eric Adams, si dhe te polemikat për projektet e Jared Kushner dhe koncertin e Kanye West në Shqipëri.

13 Korrik 2026, 21:34 Nga E. D

"Shqiptarët protestojnë në Nju Jork kundër

TIRANË- Media amerikan Hell Gate i ka kushtuar një artikull protestës së zhvilluar të shtunën në Nju Jork nga komuniteti shqiptar kundër kryeministrit Edi Rama. Hell Gate e nis artikullin, duke shkruar se protesta ishte pjesë e lëvizjes globale të quajtur “Revolucioni i Flamingos”.

Hell Gate ndalet edhe te marrëdhënia e Ramës me ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut, Eric Adams, si dhe te polemikat për projektet e Jared Kushner dhe koncertin e Kanye West në Shqipëri. Sipas gazetës amerikane, në protestën e së shtunës, pjesëmarrësit thanë se afërsia e Adams me Edi Ramën nuk është pritur mirë nga komuniteti shqiptar.

Artikulli i Hell Gate:

Më shumë se 150 shqiptarë u mblodhën të shtunën pasdite në qytetin e Nju Jorkut për të kërkuar dorëheqjen dhe burgosjen e kryeministrit shqiptar, Edi Rama – një aleat i afërt politik i ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams, i cili së fundmi dhe në mënyrë të pazakontë u shpall shtetas shqiptar me një dekret të posaçëm presidencial, në një ceremoni të organizuar nga vetë Rama.

Protesta u zhvillua në ditën e 42-të të një lëvizjeje proteste globale, e cila po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha dhe njihet si “Revolucioni i Flamingos”.

Sipas artikullit, kjo lëvizje u nxit pjesërisht nga marrëveshja që qeveria shqiptare lidhi me Ivanka Trump dhe Jared Kushner, në kuadër të statusit të “investitorit strategjik”, për zhvillimin e resorteve luksoze në ishullin e Sazanit dhe në një zonë të mbrojtur natyrore në bregdetin perëndimor të Shqipërisë.

Flamingot janë kthyer në simbol të protestave, pasi demonstruesit kërkojnë mbrojtjen e ekosistemit të brishtë të zonës, që shërben si habitat për flamingot rozë shtegtare, pranë vendit ku Kushner planifikon, sipas fjalëve të tij, “të krijojë resortin ideal ku do të doja të qëndroja me familjen dhe miqtë e mi.”

Artikulli kujton gjithashtu se javën e kaluar Rama ndezi edhe më shumë zemërimin publik, pasi njoftoi se qeveria kishte shpenzuar 4.5 milionë dollarë nga fondet publike për organizimin e një koncerti të Kanye West në Shqipëri, megjithëse turneu i reperit ishte anuluar në disa qytete evropiane për shkak të deklaratave të tij antisemite.

Sipas Hell Gate, Eric Adams është parë shpesh pranë komunitetit shqiptar në Nju Jork, i cili konsiderohet më i madhi në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë kohës që drejtoi bashkinë, ai organizoi aktivitete për trashëgiminë shqiptare në Bashkinë e Nju Jorkut, mbështeti paradën e parë shqiptare në qytet dhe në shumë raste mbajti në kokë plisin, duke iu drejtuar shqiptarëve si “vëllezërit dhe motrat e mia”.

Djali i tij, Jordan Adams, ka marrë pjesë në versionin shqiptar të spektaklit “American Idol”. Megjithatë, në protestën e së shtunës, pjesëmarrësit thanë se afërsia e Adams me Edi Ramën nuk është pritur mirë nga komuniteti shqiptar.

Në muajt e fundit të mandatit si kryebashkiak, Adams zhvilloi një vizitë katërditore në Shqipëri, pjesërisht e financuar nga qeveria shqiptare. Ai vizitoi edhe Vlorën, një nga qendrat kryesore të protestave për çështjet e pronave, ku deklaroi se synonte të nxiste më shumë turistë nga Nju Jorku të vizitonin qytetin.

“Do të citoj Shkrimin e Shenjtë,” tha një artist shqiptar i identifikuar vetëm me emrin Ulysses. “Nëse prek katranin, do të mbetesh i njollosur prej tij; do të bëhesh i pisët.”/Dosja.al

edi rama protesta ne shqiperi shba

Sondazh

Poll

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Bie zjarr në Llaman të Himarës, flakët përhapen në kodrat e zonës

Braçe: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

Kapri përplaset me Ballën: Keni shantazhuar! Balla: U bëre deputet falë votave tona

Spahiu: Dëmtojnë turizmin, humbet çdo familje shqiptare që punon me djersën e ballit

Vengu: KQZ-ja të bashkëpunojë me strukturat përgjegjëse të Kuvendit!

Balla në Kuvend:Kur hyri Saliu, Gonia, Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat

Muçi- Ballës: Dridhuni Milord sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare

Kapri nga Kuvendi: Ky nuk është parlamentarizëm, është patetizëm

Seancë plenare! Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë

“Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte”/ Rama: 4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë

Rama: Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave

Koncerti i Kanye West/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm

Dalin para Gjykatës së Fierit tre vajzat për verifikimin e masave të sigurisë

Dita e 42-të e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama komenton eurodeputetë që mbështetën protestën: Edhe ata që erdhën flisnin përçart

Rama: Dezinformimi ka sjellë anulime dhe ka goditur punën e shqiptarëve

Rama: Kurtin e takoj me kënaqësi, po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota

Rama: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë bërë përparim të madh

“Diella ka përshpejtuar punën”/ Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së

Rama: Çdo protestë ka brenda një mesazh, por algoritmi është bërë një amplifikator i zemërimit

Pallati përfshihet nga flakët në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

Berisha: Për mua ngritën akuzë për një drekë, atë nuk e akuzojnë për milionat e dhëna për Kanye West

Berisha: Samiti i NATO-s ishte historik,por Shqipëria u përfaqësua në mënyrë qesharake nga padrinoja

Qeveria financoi me 4 mln euro koncertin e Kanye West, Berisha: Rama nuk pyet për Kushtetutë

Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja

Drejtori i AMP Vlorë dhe vartësit përdorin gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja në rrugë

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg ...

Turistet nga Australia i bashkohen marshimit: Po bëni një punë të mrekullueshme, shpresoj të fitoni!

Kuriozitet apo solidaritet? Turistët nga Australia i bashkohen marshimit në Tiranë

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur

Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve?

Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del

Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar