44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për largimin e kryeministrit nga pushteti: Rama jep dorëheqje
Dita e 44-të e protestës/ Profesor Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real 13 Korrik, 19:18 ...
Dita e 44-të e protestës/ Profesor Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real 13 Korrik, 19:18 ...
"Abuzime të forta në tregun e hidrokarbureve"/ Braçe në Kuvend: Para të pista kanë hyrë në treg pë...
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
“Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës”/ Rama: Po dëgjoj...
Bardhi ngre edhe dy pyetje publike drejtuar Manjës, duke kërkuar sqarime mbi marrëdhënien e tij me biznesmenin Paulin Rajta.
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të Ulsi Manjës. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi thekson se Manja po mbron kryeministrin Edi Rama, ndërkohë shprehet se kallëzimi i opozitës në Prokurorinë e Posaçme nuk është bërë ndaj këngëtarit Kanye west, por ndaj kryeministrit Edi Rama. Bardhi ngre edhe dy pyetje publike drejtuar Manjës, duke kërkuar sqarime mbi marrëdhënien e tij me biznesmenin Paulin Rajta.
Reagimi i Bardhit:
Ulsi Manja, mes rolit të budallait dhe hetimit të SPAK-ut. E kam të vështirë ta ndaj, nëse Ulsi Manja e bën me lehtësi rolin e budallait apo jo, por mund të them me siguri se sot qenka në kulmin e vet të performancës.
Ulsi, nuk kemi çuar në SPAK Kanin, por Edin. Sepse Edi ka shpërdoruar detyrën bashkë me 4.2 milionë euro para publike, të dhëna si pare xhepi për një koncert privat.
Tani që, besoj je më i qartë dhe më i qetë për Kanin, të paktën mos e gënje Edin për pozitën e tij penale dhe, njëkohësisht, bëhu gati edhe vetë për në SPAK!
Meqë ke marrë përsipër të bësh analizë me laps në dorë për kallëzimet e opozitës ndaj vjedhjeve tuaja, gjej edhe guximin t’u përgjigjesh dy pyetjeve, përpara se të të pyesin në SPAK:
1. Çfarë të lidh me Paulin Rajtën?
2. A ke ndërhyrë te Belinda Balluku për t’i mundësuar atij përfitimin e një HEC-i në qarkun Dibër?
Kur nuk bën rolin e budallait për llogari të Edi Ramës, ti, Ulsi, e di shumë më mirë se ndërhyrja për dhënien e licencave në kundërshtim me ligjin është vepër penale. Kur ndërhyrja bëhet për një biznesmen që, më pas, si Ministër Drejtësie, firmos për ta emëruar drejtor të Policisë së Burgjeve, pozita penale rëndohet. Kthjellu, Ulsi! Roli i budallait apo servilit nuk të mban dot për shumë gjatë! Rri zgjuar këto kohë, se mund të të trokasë SPAK tek dera!/Dosja.al
Tedi Blushi TIRANË- Deklarata e Blushit: “Shqipëria është sot në qendër të mediave ndërkombëtare...
Dirk Schubel KOSOVË- Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar diplomatin gjerman Dirk Schubel si Përfaqësues të ri Special t&...
spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka paraqitur sot pretencën për tre të pandehurit, Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema &Cced...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të forcës së tij politike p&eum...
Besmir Kola TIRANË- Besmir Kola është prezantuar si drejtori i ri i Shërbimit të Provës. Prezantimi u bë nga ministri i ...
Ursula von der Leyen BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për mbrojtje më të for...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe, ka ngritur shqetësimin për ndikimin e konflikteve të jashtme n&e...
Marjana Koçeku TIRANË- Ish-deputetja e PS Marjana Koçeku ka dhënë një intervistë të gjerë për m...
kuvend TIRANË- Një përplasje e ashpër verbale ka shpërthyer sot në Kuvend mes deputetit të Partisë “Mund...
Spahiu TIRANË - Deputetja socialiste Klodiana Spahiu ka dënuar ashpër gjatë fjalës së saj në Kuvend fenomenin e fun...