LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Seanca plenare/Opozita bojkoton, Balla: Flamingot fluturuan kur hynë Saliu, Gonia e Qorri! Kapri: Ky nuk është parlamentarizëm, është patetizëm

• Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot për të shqyrtuar dhe miratuar raportet vjetore të veprimtarisë së një sërë institucionesh të pavarura dhe autoritetesh rregullatore për vitin 2025. • Rendi i ditës përqendrohet në shqyrtimin dhe miratimin e një sërë projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të institucioneve të pavarura, përfshirë Bankën e Shqipërisë, KQZ-në dhe ILDKPKI-në .• Mësohet se, para nisjes së seancës, i gjithë perimetri i Parlamentit është rrethuar me gardh metalik, duke bllokuar hyrjen kryesore. • Si pasojë e këtyre masave, deputetët e Partisë Socialiste po hyjnë në ambientet e godinës nga hyrja anësore, e vendosur në krahun e Akademisë së Shkencave • Seanca nisi në orën 10:00, në mungesë të opozitës, e cila ka bojkotuar pjesëmarrjen në sallë. • Deputeti i Partisë "Mundësia", Erald Kapri, i cili është rikthyer në sallë pas një përjashtimi 20-ditor, e ka përdorur fjalën e tij të parë për të denoncuar atë që e konsideroi si një fushatë sistematike për të heshtur zërat kundërshtarë. • Deputeti Redi Muçi ka zgjedhur një ton të ashpër dhe ironizues në seancën e sotme plenare, duke u ndalur te qëndrimi i mazhorancës dhe delegacioneve parlamentare. • Në fjalën e tij, Muçi kritikoi ashpër përfaqësuesit politikë për udhëtimin e tyre në Strasburg, duke aluduar se fokusi i tyre nuk ishte te zgjidhja e problemeve të vendit, por te axhendat personale dhe takimet politike të panevojshme. • Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ashpërsuar tonet në Kuvend gjatë një replike me deputetët e opozitës, duke i akuzuar ata për politizim të protestave mjedisore. • Balla ironizoi se kur hyri Saliu, Gonia dhe Qorri flamingot fluturuan dhe ngelën vetëm sorrat. • Ndërsa, deputeti Pirro Vengu ka prezantuar sot në Kuvend një sërë rekomandimesh drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me qëllim forcimin e mekanizmave të kontrollit dhe rritjen e besimit të qytetarëve tek procesi zgjedhor. • Deputetja socialiste Klodiana Spahiu ka dënuar ashpër gjatë fjalës së saj në Kuvend fenomenin e fundit të "review"-ve negative në rrjetet sociale ndaj bizneseve shqiptare nga ana e protestuesve. • Në fjalën e saj në foltore, ajo e cilësoi këtë akt si një veprim të rëndë dhe të orkestruar nga partitë e vogla opozitare, duke theksuar se një praktikë e tillë është e papranueshme. • Tensionet u ndezën kur Kapri akuzoi mazhorancën për "Agronofobi" dhe përdorim të mjeteve të paligjshme, duke pretenduar se qeveria ushtron presion ndaj biznesit përmes shantazhit. • Nga ana tjetër, Balla u kundërpërgjigj duke zbuluar prapaskena nga procesi i numërimit të votave në vitin 2025. • Deputeti socialist Erion Braçe, ka ngritur shqetësimin për ndikimin e konflikteve të jashtme në ekonominë vendase, duke vënë theksin te rritja e inflacionit dhe paqëndrueshmëria në tregjet globale. • Gjatë diskutimit për projektrezolutën e Bankës së Shqipërisë, Braçe vuri në dukje se lufta në Gjirin Persik ka shkaktuar ndryshime të shpejta në tregun e hidrokarbureve dhe ushqimeve, duke theksuar se rritja e çmimeve në javët e fundit pasqyron dobësi që kërkojnë ndërhyrje që shkojnë përtej veprimeve të Bankës Qendrore.

9 artikuj për këtë temë.

13 ORE ME PARE

"Abuzime të forta në tregun e hidrokarbureve"/ Braçe në Kuvend: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

Seanca plenare/Opozita bojkoton, Balla: Flamingot fluturuan kur hynë
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe, ka ngritur shqetësimin për ndikimin e konflikteve të jashtme në ekonominë vendase, duke vënë theksin te rritja e inflacionit dhe paqëndrueshmëria në tregjet globale.

Gjatë diskutimit për projektrezolutën e Bankës së Shqipërisë, Braçe vuri në dukje se lufta në Gjirin Persik ka shkaktuar ndryshime të shpejta në tregun e hidrokarbureve dhe ushqimeve, duke theksuar se rritja e çmimeve në javët e fundit pasqyron dobësi që kërkojnë ndërhyrje që shkojnë përtej veprimeve të Bankës Qendrore.

Një pjesë thelbësore e fjalës së deputetit socialist iu kushtua integritetit të sistemit financiar, duke bërë thirrje për masa më rigoroze kundër parave të pista.

“Që prej shkurtit të këtij viti jemi në kushte të tjera. Lufta në Gjirin Persik ka vënë kushte në tregje. Inflacioni është në rritje, i ndikuar nga rritja e çmimeve të ushqimeve, pijeve alkoolike, naftës e gazit. Është shoqëruar me importe të larta. Vetëm në dy javët e fundit, ka abuzime të forta në tregun e hidrokarbureve, në të cilin u shënua rënie në bazë të funksionimit të Bordit të Transparencës, lajmeve për shuarje të konflikteve dhe rritje sërish. Rritja e importeve të fabrikuara dhe të freskëta. Kjo sjell në vëmendje dobësitë e dukshme të ekonomisë.

Banka duhet të bëjë ciklin e saj, por të ndihmohet nga ekonomia. Baza e gjerë ekonomike duhet të jetë fokusi jo vetëm i qeverisë, por edhe i Bankës. Të forcojë luftën dhe rregullat kundër pastrimit të parave në treg. Para të pista kanë hyrë në treg përmes zyrave të këmbimit valutor dhe është detyrë e Bankës të forcojë kontrollin. Të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe me sistemin bankar duke forcuar mbikëqyrjen kundrejt institucioneve financiare. Rekomandimi i dytë i shkon qeverisë, të bëjë politikat zhvillimore për monedhën”, tha Braçe./Dosja.al

14 ORE ME PARE

"Jam Taulant Balla, dua 100 mijë euro!"/ Kapri përplaset me Ballën: Keni shantazhuar! Balla: U bëre deputet falë votave tona

Seanca plenare/Opozita bojkoton, Balla: Flamingot fluturuan kur hynë
kuvend

TIRANË- Një përplasje e ashpër verbale ka shpërthyer sot në Kuvend mes deputetit të Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, dhe kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Tensionet u ndezën kur Kapri akuzoi mazhorancën për "Agronofobi" dhe përdorim të mjeteve të paligjshme, duke pretenduar se qeveria ushtron presion ndaj biznesit përmes shantazhit.

“Akuzat tuaja ndaj kryetarit të Partisë Mundësia, po ashtu dhe rioshët tuaj janë kthyer në Agronofobi. Keni çdo kontroll dhe instrument në dorë, i keni bërë shantazh, i keni mbyllur biznese, të ardhura edhe nga bota e nëndheshme. Ju nuk jeni mësuar me biznesmenë që hapin me qindra mijëra vend epune, por me çanta, si ai rasti jam Taulant Balla dua 100 mijë euro. Qytetarët s’do t’ju lejojnë të bëni bixhos me shqiptarët”, tha Kapri.

Nga ana tjetër, Balla u kundërpërgjigj duke zbuluar prapaskena nga procesi i numërimit të votave në vitin 2025. Kreu i grupit socialist pohoi se vetë deputeti Kapri kishte kërkuar ndihmën e tij për të ruajtur votat nga "vjedhja" e numëruesve të PD-së, duke theksuar me ironi se Kapri u bë deputet falë mbrojtjes që numëruesit e PS-së i bënë votave të tij.

“Të fala Gones. O Gone je i vetmi që vjen me asistent. Ta shpjegoj unë atë cësthjen se ka dhe të arrestuar. Kur numëronim votën e diasporës ky më fuste miq mua që t’ju thoshim numëruesve tanë që të ruanin votat e tua se i vidhte PD-ja. I kam mesazhet këtu. Vetëm burrë nuk quhesh.
Mes numëruesve që vendos PS-ja dhe PD-ja, ti erdhe kërkove tek unë që të mbroja votat se m’i vjedh PD-ja. Të kisha thënë për një vit mos u kruaj. Votat t’i mbrojtëm dhe ti u bëre deputet falë numëruesve të Patisë Socialiste.

Është staliniste që pas 36 vitesh partitë administrojnë votën e shqiptarëve. Po të kishe dy pare mend do të vije të flisje për këtë jo të mbroje kryetarin.
Sa për protestën e kam thënë që në fillim, pavarësisht se simbol ishte flamingo, do ta konisderoja të bukur edhe me një kalë, te ky kali ti Saliu, Agroni, Qori dhe Lapaj jeni miza tek ajo e kalit.
Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës, sepse unë s’po njoh Saliun”, tha ai./Dosja.al

14 ORE ME PARE

"Sulmet me "review" negative ndaj bizneseve janë të dirigjuara nga opozita"/ Spahiu: Dëmtojnë turizmin, humbet çdo familje shqiptare që punon me djersën e ballit

Seanca plenare/Opozita bojkoton, Balla: Flamingot fluturuan kur hynë
Spahiu

TIRANË - Deputetja socialiste Klodiana Spahiu ka dënuar ashpër gjatë fjalës së saj në Kuvend fenomenin e fundit të "review"-ve negative në rrjetet sociale ndaj bizneseve shqiptare nga ana e protestuesve.

Në fjalën e saj në foltore, ajo e cilësoi këtë akt si një veprim të rëndë dhe të orkestruar nga partitë e vogla opozitare, duke theksuar se një praktikë e tillë është e papranueshme.

Spahiu u bëri thirrje forcave opozitare që të mos punojnë kundër objektivit madhor të vendit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke u fokusuar veçanërisht te dëmet që ky fenomen sjell për ekonominë. 

“Fenomeni që u vu re në ditët e fundit ishte shumë i rëndë, shumë i vështirë për t’u prnauar, por është bërë nën dirigjimin e disa prej opozitave të vogla të Shqipërisë. Nëse nga pjesa më e madhe e mazhorancës bëhet sakrifica maksimale që të arrijmë objektivin e kërkuar nga shqiptarët, mos bëni të kundërtën. Kur humbet turizmi, humbet çdo familje e nderuar dhe e respektuar shqiptare që punon me djersën e ballit”, tha Spahiu./Dosja.al

14 ORE ME PARE

Vengu: KQZ-ja të bashkëpunojë me strukturat përgjegjëse të Kuvendit! Të forcojë transparencën dhe të fokusohet te teknologjia për zgjedhjet

Seanca plenare/Opozita bojkoton, Balla: Flamingot fluturuan kur hynë
Pirro Vengu

TIRANË-  Deputeti Pirro Vengu ka prezantuar sot në Kuvend një sërë rekomandimesh drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me qëllim forcimin e mekanizmave të kontrollit dhe rritjen e besimit të qytetarëve tek procesi zgjedhor. Gjatë fjalës së tij, ish-ministri Vengu nënvizoi domosdoshmërinë që KQZ-ja të forcojë bashkëpunimin me strukturat e Kuvendit dhe ta vendosë teknologjinë e informacionit në qendër të Planit Strategjik 2026-2031.

Sipas Vengut, këto hapa janë thelbësor për të garantuar integritetin e procesit, duke shtuar se sa më shumë informacion të kenë qytetarët mbi mënyrën e votimit dhe numërimit, aq më pak hapësirë do të ketë për teori konspirative.

"Vlen ta bisedojmë sot për zgjedhjet për të krijuar atë besimin e qyetetarëve që shpesh cenohet. Kuvendi rekomandon që KQZ-ja të përmirësojë punën në këto drejtime: Të bashkëpunojë me strukturat përgjegjëse të Kuvendit.ë bashkëpunojë me strukturat përgjegjëse të Kuvendit. Të përfshijë teknologjinë e informacionit si fushë prioritare në Planin Strategjik 2026-2031.

Të forcojë transparencën dhe kontrollin efektiv të financimit të fushatave zgjedhore, përmes përditësimit të sistemit elektronik financiar. Të hartojë dhe t’i paraqesë Kuvendit një raport të veçantë mbi auditimin e financave të partive politike dhe fushatave zgjedhore“, tha ai teksa theksoi se sa më shumë informacion  ka për mënyrën si votohet dhe numërohen votat aq më pak teori konspirative ka.", ish-ministri Vengu./Dosja.al

14 ORE ME PARE

Balla në Kuvend: Kur hyri Saliu, Gonia, Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat(VIDEO)

Seanca plenare/Opozita bojkoton, Balla: Flamingot fluturuan kur hynë
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ashpërsuar tonet në Kuvend gjatë një replike me deputetët e opozitës, duke i akuzuar ata për politizim të protestave mjedisore. Balla ironizoi se kur hyri Saliu, Gonia dhe Qorri  flamingot fluturuan dhe ngelën vetëm sorrat.

Gjatë debatit, ai hodhi akuza të drejtpërdrejta edhe ndaj deputetit Agron Shehaj, duke i kërkuar sqarime për transaksione të dyshimta pasurore. Sa për talljen ndaj protestës, Balla u shpreh se statuset e tij janë veçse transparencë për të treguar përçarjen e protestës së flamingove nga opozita.

"E para, ti s'ke asnjë të drejtë, as politike, as morale, të flasësh në emër të popullit, sepse të paktën në këtë sallë, në emër të popullit, ka një shumicë të caktuar nga vota e një viti më parë, ndërkohë që ti je thjesht dhe vetëm "aksidentalisht" në këtë sallë, sepse ke ardhur për shkak të dorëheqjes së një deputeti tjetër. Pra, ti ke ardhur hajdutëshe në parlament, ti.

Unë nuk tallem me protestën. Protesta, kur nisi, ishte diçka e bukur; e nisi në emër të disa kërkesave që lidhen për mjedisin, por prej ditës së parë e kam thënë dhe do vazhdoj ta them, nuk e di sa mirë i ndiqni statuset e mia të orës 7:00, transparencë është ajo, tregon se si kur hyri Saliu, hyri Gonja, hyri Qorri, apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorra si puna jote, edhe si puna e këtij tjetrit, edhe si puna e Gones, dhe po ju kthej përgjigje të dyve.

Gone, përmes këtij tjetrit, sqaro se si mund të shesë një njeri një apartament 151 m2 për 15 milion euro. Kaq. Por petat e byrekut po hapen, siç u hapën edhe historitë e përfshirjes së lloj-lloj balte, lloj-lloj llumi. Dhe një gjë duhet ta dini: flamingot janë një zog shumë i pastër dhe nuk rrinë me llumin, prandaj ikën nga ju. Llum.", u shpreh Balla./Dosja.al

14 ORE ME PARE

"Shkuan në Strasburg të luanin letra e të pinin verë me Fredi Belerin"/ Muçi- Ballës: Dridhuni Milord sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare

Seanca plenare/Opozita bojkoton, Balla: Flamingot fluturuan kur hynë
Redi Muçi

TIRANË-  Deputeti Redi Muçi ka zgjedhur një ton të ashpër dhe ironizues në seancën e sotme plenare, duke u ndalur te qëndrimi i mazhorancës dhe delegacioneve parlamentare.

Në fjalën e tij, Muçi kritikoi ashpër përfaqësuesit politikë për udhëtimin e tyre në Strasburg, duke aluduar se fokusi i tyre nuk ishte te zgjidhja e problemeve të vendit, por te axhendat personale dhe takimet politike të panevojshme.

Në fund të fjalës së tij, ai pati një thirrje të drejtpërdrejtë për kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, duke e paralajmëruar për forcën e lëvizjes qytetare. 

“Meqë kolegët nga të dyja palët shkuan në Strasburg për rezolutën, edhe pse disa shkuan të luanin letra, të pinin verë dhe të takoheshin me Fredi Belerin, kërkesa ime është që nuk mund të nënshkruajmë asnjë rezolutë me këtë mazhorancë, për sa kohë nuk merren parasysh kërkesat e protestuesve. Taulant, kujdes, sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare. Milord, po ju them se populli jam unë. Sot më shtypni, por kur akulli të kriset, gjithçka merr fund. Dridhuni, Milord!”, u shpreh Muçi./Dosja.al

15 ORE ME PARE

"Me dhunën e kartonëve të kuq, ka përjashtuar edhe Shehajn për 30 ditë të tjera"/ Kapri nga Kuvendi: Ky nuk është parlamentarizëm, është patetizëm

Seanca plenare/Opozita bojkoton, Balla: Flamingot fluturuan kur hynë
Erald Kapri

TIRANË- Seanca e sotme parlamentare ka nisur me tone të ashpra dhe akuza të drejtpërdrejta nga ana e opozitës.

Deputeti i Partisë "Mundësia", Erald Kapri, i cili është rikthyer në sallë pas një përjashtimi 20-ditor, e ka përdorur fjalën e tij të parë për të denoncuar atë që e konsideroi si një fushatë sistematike për të heshtur zërat kundërshtarë.

Një tjetër pikë e nxehtë e debatit ishte vendimi për anulimin e kërkesave për interpelanca. Kapri e cilësoi këtë veprim si një shkelje flagrante të Kushtetutës dhe një përpjekje për të censuruar deputetët.

“Kthehem në sallë pas 20 ditësh përjashtim, që nuk e kërkoj pse u përjashtova. Më e rënda është që Kuvendi, me dhunën e kartonëve të kuq, ka përjashtuar edhe Shehajn për 30 ditë të tjera. Në total, kreu i një partie politike ka munguar 3 muaj, pra 1/3 e kohës. Nëse mendoni se ky është parlamentarizëm, është patetizëm.

Sot qytetarët janë në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe shpërbërjen e Kuvendit. Mendoni se jeni pronarë të Shqipërisë dhe e keni kthyer vendin në këtë derexhe. Sapo u informova për letrat ku kërkesat tona për interpelanca janë anuluar.

Si mund të ndaloni deputetët të flasin dhe të shkelni Kushtetutën në këtë pikë? Ky nuk është as parlament dhe as parlamentarizëm. Kuvendi është blinduar nga policia edhe pse nuk ka asnjë protestues, sepse ju trembeni nga vezët. U trembët ju!”, tha Kapri./Dosja.al

15 ORE ME PARE

Seanca plenare/Opozita bojkoton, Balla: Flamingot fluturuan kur hynë Saliu, Gonia e Qorri! Kapri: Ky nuk është parlamentarizëm, është patetizëm

 

15 ORE ME PARE

Sot Kuvend/ Nis seanca plenare, mungon opozita

Seanca plenare/Opozita bojkoton, Balla: Flamingot fluturuan kur hynë
Kryeparlamnetari Niko Peleshi

TIRANË- Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, e cila po zhvillohet në mungesë të opozitës, e cila ka bojkotuar pjesëmarrjen në sallë.

Rendi i ditës përqendrohet në shqyrtimin dhe miratimin e një sërë projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të institucioneve të pavarura, përfshirë Bankën e Shqipërisë, KQZ-në dhe ILDKPKI-në.

Seanca pritet të mbyllet me diskutime mbi problematikat e evidentuara nga qytetarët në zonat zgjedhore./Dosja.al

kuvend seance plenare

Sondazh

Poll

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Bie zjarr në Llaman të Himarës, flakët përhapen në kodrat e zonës

Braçe: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

Kapri përplaset me Ballën: Keni shantazhuar! Balla: U bëre deputet falë votave tona

Spahiu: Dëmtojnë turizmin, humbet çdo familje shqiptare që punon me djersën e ballit

Vengu: KQZ-ja të bashkëpunojë me strukturat përgjegjëse të Kuvendit!

Balla në Kuvend:Kur hyri Saliu, Gonia, Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat

Muçi- Ballës: Dridhuni Milord sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare

Kapri nga Kuvendi: Ky nuk është parlamentarizëm, është patetizëm

Seancë plenare! Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë

“Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte”/ Rama: 4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë

Rama: Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave

Koncerti i Kanye West/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm

Dalin para Gjykatës së Fierit tre vajzat për verifikimin e masave të sigurisë

Dita e 42-të e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama komenton eurodeputetë që mbështetën protestën: Edhe ata që erdhën flisnin përçart

Rama: Dezinformimi ka sjellë anulime dhe ka goditur punën e shqiptarëve

Rama: Kurtin e takoj me kënaqësi, po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota

Rama: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë bërë përparim të madh

“Diella ka përshpejtuar punën”/ Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së

Rama: Çdo protestë ka brenda një mesazh, por algoritmi është bërë një amplifikator i zemërimit

Pallati përfshihet nga flakët në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

Berisha: Për mua ngritën akuzë për një drekë, atë nuk e akuzojnë për milionat e dhëna për Kanye West

Berisha: Samiti i NATO-s ishte historik,por Shqipëria u përfaqësua në mënyrë qesharake nga padrinoja

Qeveria financoi me 4 mln euro koncertin e Kanye West, Berisha: Rama nuk pyet për Kushtetutë

Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja

Drejtori i AMP Vlorë dhe vartësit përdorin gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja në rrugë

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg ...

Turistet nga Australia i bashkohen marshimit: Po bëni një punë të mrekullueshme, shpresoj të fitoni!

Kuriozitet apo solidaritet? Turistët nga Australia i bashkohen marshimit në Tiranë

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur

Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve?

Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del

Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar