LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për largimin e kryeministrit nga pushteti: Rama jep dorëheqje

• Qytetarët janë mbledhur në ditën e 44-të rradhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. • Fillimisht protestuesit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisët, aty ku dhe kanë mbajtur fjalimet e tyre. •Prej 44 ditësht, qytetarët janë mbledhur në kryeqytet me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: largimin e menjëhershëm të Edi Ramës. • Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës. • Sipas pjesëmarrësve, kjo protestë nuk do të ndalet dhe nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kauzës së tyre kryesore. •"Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor. • Pas përfundimt të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. • Në përfundim të fjalimeve, pjesëmarrësit brohoritën “Nesër më shumë”, duke theksuar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim. • Gjatë marshimit qytetarët kanë brohoritur edhe thirrje kundër qeverisë, ndërsa kanë përsëritur mesazhin e tyre se do të vijojnë protestën deri në përmbushjen e kërkesës së tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama. • “Edi Rama, ka mbaru, ka mbaru, ka mbaru”, kanë brohoritur qytetarët njëzëri.

27 artikuj për këtë temë.

3 ORE ME PARE

"Arrestoni Ramën"/ Qytetarët vijojnë marshimin masivisht në rrugët e Tiranës: Parlament analfabet

44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për

TIRANË- Qytetarët po vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, duke bërë thirrje për largimin e Ramës nga pusheti. Protestuesit kanë vijuar marshimin drejt zonës së Vasil Shantos, më pas drejt Sheshit “Wilson” dhe zonës së Librit Universitar, duke përsëritur thirrjet e tyre kundër qeverisë.

Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrjet që tashmë janë kthyer në refren të protestës: “Rama jep dorëheqjen!”, “Poshtë patronazhistët!”, “Arrestoni Ramën!” dhe “Shqipëria kërkon revolucion!”./Dosja.al

3 ORE ME PARE

Protesta në Tiranë/ Qytetari: Kemi 44 ditë që protestojmë, por nuk kemi folur shumë për vlerat morale të këtij populli

44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për
Pamje

TIRANË- Një protestues që mori fjalën gjatë protestës së 44-të para Kryeministrisë vlerësoi pjesëmarrjen e qytetarëve në tubime, duke theksuar se protesta nuk përfaqëson vetëm kundërshtimin ndaj qeverisë, por edhe vlerat morale dhe qytetare të pjesëmarrësve. Ai falënderoi gjithashtu gazetarin Osman Stafa për kontributin e tij, ndërsa tha se protestat do të mbeten një moment i rëndësishëm për ata që kanë zgjedhur të marrin pjesë në to.

“Shumë gjëra u thanë nga parafolësit. Një duartrokitje për gazetarin Osman Stafa, për kontributin që ka dhënë në këtë protestë dhe qytetarët në këto 44 ditë. Kemi 44 ditë që protestojmë. Kemi folur shumë për gabimet e keqqeverisjes së këtyre maskarenjve. Por nuk kemi folur shumë për vlerat morale të këtij populli që proteston. Diferenca e këtyre personave që protestojnë këtu dhe atyre patronazhistëve që na sulmojnë. Kur te kemi fëmijët tanë do të na pyesin, ku ishit ju në prostatat e 2026-ës? Do i themi; ishim në mes të sheshit.”, tha ai./Dosja.al

3 ORE ME PARE

“Rama Spak you"/ Protestuesit mbushin plot rrugët e Tiranës, thirrje në kor: Zegjine gëk-mëk! Shqipëria kërkon revolucion

44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për

TIRANË- Protestuesit po vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë. Në kor, pjesëmarrësit kanë brohoritur “Rama SPAK you”, ndërsa një tjetër thirrje e përsëritur prej tyre ka qenë “Parlamenti i krimit”.

Me thirrje dhe kore të ndryshme ata i bën thirrje edhe qytetarëve në rrugë t’iu bashkohen. Gjithashtu ironizuan edhe deputeten e PS, Zegjine Çaushi, me thirrjet: Zegjine gëk-mëk.

Protesta vijon prej 44 ditësh para Kryeministrisë, ku qytetarë dhe aktivistë kërkojnë dorëheqjen e Ramës./Dosja.al

3 ORE ME PARE

Protesta në Tiranë/ Protestuesi: Është turp për gazetarët, akademikët, që janë paguar dhe i bëjnë bisht kësaj proteste mbarëpopullore

44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për
Foto

TIRANËNjë protestues që mori fjalën gjatë tubimit të 44-të para Kryeministrisë u bëri thirrje intelektualëve, artistëve, gazetarëve dhe të rinjve që të bashkohen me protestën. Në fjalën e tij, ai kritikoi qeverinë për mënyrën e qeverisjes, u ndal te gjendja e institucioneve kulturore dhe kërkoi hetime për atë që e cilësoi si aferën “Albanian Files”, duke akuzuar qeverinë për korrupsion.

“Shqipëria ka intelektualë, artistë e profesionistë që nuk duhet t’i lëpihen pushtetit. Është turp për gazetarët, akademikët, që janë paguar dhe i bëjnë bisht kësaj proteste mbarëpopullore! Shqipëria ka nevojë të bashkohemi të gjithë si qytetarë me rininë, sepse është e nevojshme që kjo qeveri e korruptuar të largohet. Nuk duhet ta lëshojmë këtë bulevard!

Këtu është shkatërruar gjithë kultura shqiptare. Ky kopuku Rama ka hapur një galeri këtu në kryeministri, ndërsa Galeria Kombëtare dhe Muzeu Kombëtar janë të mbyllura! SPAK duhet të hetojë për ‘Albanian Files’ si një grup i strukturuar kriminal, dhe koka është ky këtu! Sot Shqipëria është në pikën e saj më të keqe në histori”, deklaroi protestuesi i revoltuar./Dosja.al

4 ORE ME PARE

“Nesër më shumë”! Pas fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës 

44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për

TIRANË- Pas përfundimt të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Në përfundim të fjalimeve, pjesëmarrësit brohoritën “Nesër më shumë!”, duke theksuar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre./Dosja.al

4 ORE ME PARE

Gazetari, Osman Stafa: QSUT kërkon donacione për aparatura, qeveria jep 4 miliardë lekë për koncertin privat

44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për
Osman Stafa

TIRANË- Gazetari, Osman Stafa deklaroi se ka publikuar një denoncim, të cilin e cilësoi si absurditetin më të madh që mund t’i ndodhë një kombi, duke krahasuar financimin e një koncerti privat me mungesat e pajisjeve në sistemin shëndetësor.

Sipas tij, ndërsa shteti shqiptar ka akorduar 4 miliardë lekë për një koncert privat të një këngëtari të huaj, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po kërkon donacione nga qytetarët dhe bizneset për të siguruar pajisje bazë mjekësore.

Stafa tha se, sipas dokumenteve që ai ka publikuar, QSUT ka mungesë të respiratorëve, defibrilatorëve, shiringave elektrike, aparateve EKG dhe pajisjeve të tjera të domosdoshme për ofrimin e shërbimit shëndetësor.

"Sot kam publikuar një denoncim, për të cilin them se është absurditeti më i madh që mund t’i ndodhë një kombi. Nga njëra anë, shteti shqiptar i jep 4 miliardë lekë për një koncert privat të një këngëtari, dhe nga ana tjetër, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nxjerr shkresa ku tregohet mungesa e aparaturave mjekësore dhe e pajisjeve mjekësore.

Kërkojnë donacione nga qytetarët, nga kompanitë, nga njerëzit, sepse nuk kanë para për të blerë pajisje, ndërsa një shtet, i cili merr paratë tona, i çon për koncertin privat të një këngëtari të huaj. E kam thënë, shëndetësia nuk ka kurrë dhe nuk duhet të ketë kurrë politikë, sepse aty bëhet fjalë për jetën, për trajtimin, për kurimin, për shërimin e njerëzve. Por të arrihet në një vend ku nga QSUT kërkohen respiratorë, defibrilatorë, shiringa elektrike, EKG dhe pajisje të tjera elementare, duke kërkuar donacione nga ju, sepse shteti ynë nuk ka para. Sepse paratë, 4 miliardë lekë, janë për koncertin privat," tha Osman Stafa./Dosja.al

4 ORE ME PARE

Protesta qytetare/ Pensionisti: I bëj thirrje kësaj qeverie, jepni ndonjë lekë për pensionistët

44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për
Protesta në Tiranë

TIRANË- Një pensionist që mori pjesë në protestën e 44-të para Kryeministrisë shprehu kritika ndaj qeverisë, duke u ndalur te gjendja ekonomike e të moshuarve dhe niveli i pensioneve. Gjatë fjalës së tij, ai foli edhe për çmimet, energjinë elektrike dhe produktet ushqimore, ndërsa kërkoi më shumë mbështetje për pensionistët, të cilët, sipas tij, kanë kontribuar ndër vite në ndërtimin e vendit.

“Pensionistët donte t’i mashtronte me këtë kartëmonedhë 5000 lekëshe. Kur e morën këtë thanë ‘rroftë Rama’, kur e mbaruan thanë ‘coftë Rama’! Me energjinë tonë elektrike vjedhin drejtorët e KESH-it, me fshatarë e me fuoristrada me xhama të zinj, me të gjitha të mirat. I bëj thirrje kësaj qeverie, jepni ndonjë lekë për pensionistët sepse ne kemi ndërtuar veprat gjigante këtu, si hidrocentralet! Buka që kemi në familjet tona është e kontaminuar, vjen nga vëllai i Ramës, nga Vuçiçi i Serbisë. Vjen dhe nga Greqia! Ne nuk jemi në gjendje të themi asnjë fjalë!” deklaroi i moshuari./Dosja.al

4 ORE ME PARE

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Rama n’burg, Berisha n’burg

44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për

TIRANË- Një i mitur mori fjalën gjatë protestës para kryeministrisë, duke bërë thirrje “Rama n’burg, Berisha n’burg!”.

Teksa shoqërohej nga babai i tij, djali mori mikrofonin dhe lëshoi thirrje kundër Ramës dhe qeverisë së tij, ndërkohë që ngriti në peshë zemrat e protestuesve./Dosja.al

 

 

 

 

4 ORE ME PARE

Tubimi përballë Kryeministrisë/ Protestuesja: Do të doja të mbrohej laguna e Vjosës dhe Nartës. Popullit i ka vajtur në majë të hundës

44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për
Pamje

TIRANË-  Një e re, e cila tha se prej 20 vitesh jeton jashtë Shqipërisë, mori fjalën gjatë protestës së 44-të para Kryeministrisë, ku ndau qëndrimet e saj për zhvillimet në vend. Ajo u shpreh në favor të dëgjimit të vullnetit të qytetarëve në vendimmarrje, kërkoi anulimin e ligjit që kundërshton dhe theksoi rëndësinë e mbrojtjes së lagunës së Vjosës dhe Nartës, ndërsa bëri thirrje që shqiptarët të rikthehen në vend.

“Kam studiuar dhe jetoj prej 20 vitesh jashtë. Nuk kam votuar asnjëherë këtu. Vendimmarrja e popullit duhet të dëgjohet për çdo vendim. Jam për anulimin e ligjit. Do të doja të mbrohej laguna e Vjosës dhe Nartës. Popullit i ka vajtur në majë të hundës. Nipi im është 15 vite dhe nuk e kam jetuar asnjë çast këtu. Nëna ime është e moshuar këtu. Shqiptarët duhet të kthehen në vend, pasi kemi nxitur shpresën. Shoh vetëm dy media këtu. Në këto 44 ditë u tregua se kush janë të shitur e kush janë servilë.”, tha ajo./Dosja.al

4 ORE ME PARE

Protesta në Tiranë/ E moshuara: Ata të rinj që rrëzuan diktaturën ishin trima

44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për
Pamje

TIRANË- Një protestuese, gjatë tubimit të 44-të para Kryeministrisë, mbajti një fjalim me tone të forta politike, ku krahasoi situatën aktuale me periudhën e komunizmit. Ajo kujtoi protestat për demokraci të viteve të kaluara, kritikoi qeverinë dhe deklaroi se qytetarët do të vijojnë rezistencën për të mos lejuar, sipas saj, rikthimin e një sistemi diktatorial.

“Ata të rinj që rrëzuan diktaturën, ishin trima. Ne jemi këtu dhe nuk kemi vdekur. Partia e Punës tentoi të na merrte lirinë, por nuk ia doli. Ne duhet t’i japim fund një herë e mirë politikës së Ramiz Alisë, që pushteti do ta mbajë me ccdo kusht. Nuk do të lejojmë më që të vazhdojë më e njëjta diktaturë. Etërit dhe bijtë e saj, siç është Rama, pasi në damarët e tyre rrjedh jo gjak i pastër shqiptari, ndaj jemi në këtë katastrofë.

Nuk do ta lejojmë me. Në këtë trotuar ku jemi sot, akoma rrjedh gjaku i 4 djemve shqiptarë në këtë shesh dolën për demokracinë. Ata hodhën plumba mbi ata. Ne jemi gjallë, të pamposhtur, dhe s’do e lejojmë me kurrë, komunizmin që të ngrejë kokë.”, tha ajo./Dosja.al

4 ORE ME PARE

“Dua Lipa, doli kundër padrejtësisë”/ Aktivisti thirrje intelektualëve: Mposhtni frikën, bashkohuni me ne

44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për
Ilir Xhemalaj

TIRANË- Aktivisti, Ilir Xhemalaj u bëri thirrje intelektualëve dhe artistëve që t’i bashkohen protestës, duke kërkuar angazhim më të madh qytetar. Gjatë fjalës së tij në protestën para kryeministrisë, ai u shpreh se qytetarët duhet të kapërcejnë frikën dhe të marrin në dorë, sipas tij, fatin e vendit. Ai kërkoi gjithashtu që kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha të përballen me drejtësinë.

“I bëj thirrje intelektualëve që të vinë, të vrasin frikën, të bashkohen në këtë shesh. Të mundin frikën si ne dhe të marrim në dorë fatin e vendit. Rama në burg, Berisha në burg. Kisha një falënderim të veçantë për një artiste të veçantë, Dua Lipën, që të rreshtohej pranë këtë sheshi dhe të dalë kundër këtyre padrejtësive. I bëj thirrje artistëve që të rreshtohen pranë nesh. Të dalim pro nesh dhe të rrëzojmë këtë sistem. Do të jemi këtu deri në plotësimin e 5 pikave. Nuk dorëzohemi, deri në dorëheqjen e Ramës,” tha ai./Dosja.al

4 ORE ME PARE

“Më kanë hequr kempin e invalidit!", qytetarja shpreh revoltën ndaj kryeministrit të vendit në ditën e 44-të të protestës

44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për
Pamje

TIRANË- Një grua, pjesëmarrëse në protestën e 44-të të zhvilluar para Kryeministrisë, ka ngritur akuza ndaj qeverisë, duke pretenduar se i është hequr përfitimi i KEMP-it të invaliditetit. Gjatë fjalës së saj para protestuesve, ajo tha se vendimi e ka lënë pa mbështetje ekonomike dhe shprehu revoltën ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Më kanë hequr kempin e invalidit! Nuk ka të drejtë Edi Rama të më heqë pensionin! Ai është një kriminel! Edi Rama është kriminel!” bërtiti ajo e revoltuar përpara turmës./Dosja.al

 

 

 

5 ORE ME PARE

Dita e 44-të e protestës/ Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk do të dorëzohemi deri në largimin e qeverisë Rama

44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për
Foto

TIRANË- Një nga pjesëmarrësit në protestën e 44-të të zhvilluar para Kryeministrisë deklaroi se qytetarët do të vijojnë tubimet deri në arritjen e objektivit të tyre, që sipas tij është largimi i qeverisë. Gjatë fjalës së mbajtur para protestuesve, ai u bëri gjithashtu thirrje pensionistëve që të mos ndikohen nga premtime apo përfitime financiare.

“Mirëmbrëma Shqipëri. Jam bërë plot 44 ditë që mblidhemi në këtë shesh, dua që gjithësecili t’i japë një duartrokitje vetes për forcën, dëshirën dhe qëllimin. Kjo qeveri nuk ka ndërmend të dorëzohet, por edhe ne e kemi një mesazh, nuk kemi ndërmnd të dorëzohemi.

Po, është e vërtetë, shumë prej nesh janë të zhgënjyer dhe të lodhur. Secili ka ardhur për një kauz legjitime. Historia nuk i mban mend popujt që u dorëzuan, por ato që u çuan. Pensionista, ju lutem mos u gënjeni me pak lek”./Dosja.al

5 ORE ME PARE

Aktivisti nga protesta: Kongresi Amerikan ka dekretuar kërkesën për hetim ndaj qeverisë shqiptare dhe Ramës për narkotrafik ndërkombëtar

44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për

TIRANË- Aktivisti, Erjon Murataj deklaroi se ka dy lajme për të ndarë me mbështetësit. Gjatë fjalës së tij në protestën para kryeministrisë, ai theksoi se rreth një orë më parë, në Kongresin Amerikan është miratuar një kërkesë e disa kongresmenëve për hetimin e qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështje që ai i lidhi me narkotrafikun ndërkombëtar.

Aktivisti reagoi edhe ndaj akuzave që, sipas tij, i janë bërë opozitës, duke deklaruar: "Kanë shumë ditë që na kanë quajtur agjentë serbë, grekë. Na kanë quajtur agjentë rusë. Po pres me padurim të na quajnë afrikanë, sepse do t’ua japim përgjigjen fiks si afrikanët."

"Kam disa lajme për t’ju dhënë. E para, këta janë ndrydhur keq nga ky shesh. E dyta, është që një orë më parë, në Kongresin Amerikan, një kërkesë e kongresmenëve për hetim të qeverisë shqiptare dhe Ramës është dekretuar për hetim të narkotrafikut ndërkombëtar. Kanë shumë ditë që na kanë quajtur agjentë serbë, grekë. Na kanë quajtur agjentë rusë. Po pres me padurim të na quajnë afrikanë, sepse do t’ua japim përgjigjen fiks si afrikanët," tha Erjon Murataj./Dosja.al

5 ORE ME PARE

Protesta qytetare në Tiranë/ I riu para Kryeministrisë: Ky shesh sot përfaqëson lirinë dhe demokracinë

44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për
Foto

TIRANË- Një i ri, pjesëmarrës në protestën e 44-të të zhvilluar në Sheshin “Skënderbej”, mbajti një fjalim para të pranishmëve, ku hodhi akuza ndaj drejtuesve të politikës shqiptare dhe foli për zhvillimet që, sipas tij, lidhen me hetime ndërkombëtare. Ai theksoi se protesta përfaqëson lirinë dhe demokracinë, ndërsa u shpreh kritik ndaj klasës politike në vend.

“Himni ynë është Rama n’burg, Berisha n’burg! Të dashur motra e vëllezër, unë quhem Erion Murataj. Kam disa lajme për të dhënë. E para është se këta janë ndrydhur keq. E dyta është se një orë më parë, në Kongresin Amerikan, një kërkesë e kongresmenëve për hetim të qeverisë shqiptare dhe Edi Ramës është sekretuar për hetim të narkotrafikut ndërkombëtar!

Ka shumë ditë që na kanë quajtur agjentë serbë, grekë, na kanë quajtur rusë, po pres të na quajnë afrikanë. Ky shesh sot, kur kanë kaluar më shumë se 1 muaj, përfaqëson lirinë dhe demokracinë. Dhe e dini pse? Sepse Rama në zyrë në kryeministri dhe Sali Berisha atje, janë për të vrarë demokracinë dhe lirinë, ndërsa ne jemi këtu që të rrojë Shqipëria!” deklaroi ai para protestuesve./Dosja.al

5 ORE ME PARE

Qytetari nga protesta: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, Shqipëria s’ka avionë për shuarjen e zjarreve

44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për

TIRANË- Një protestues ka kritukuar ashpër qeverinë për mënyrën e përdorimit të fondeve publike, duke iu referuar shumës prej 4.2 milionë eurosh të shpenzuara për organizimin e koncertit të Kanye West. Ai theksoi se ndërkohë që vendi përballet me zjarre gjatë sezonit veror, mungojnë investimet në pajisje dhe kapacitete për përballimin e emergjencave, qeveria financon koncerte. Në fund të fjalës së tij, i riu iu referua edhe deklaratave të kryeministrit për ndikimin ekonomik të koncertit.

“Ne ia dolëm, koncertin e bëmë. 4.2 mld të shqiptarëve i dhamë për biletat për patronazhistët. Tani në këtë sezon zjarresh, nuk kemi një avion për shuarje zjarresh. A do të ndjejë turp Rama që 4.2 mln eurot nuk shkojnë për shqiptarët?! Ne nuk kemi as ata qëntë e kërkimeve kur bien tërmetet. Gjëja e parë që bëjnë ata të qeverisë është që të përbuzin se po i shqetësojmë se po vjedhin. Rama dhe gonxhet e tij tha se nga këta 30 mijë njerëz do të gjeneronin mln euro", u shpre qytetari./Dosja.al

5 ORE ME PARE

Protesta qytetare në Tiranë/ Qytetari: Ka një muaj që ka lindur një shpresë e madhe

44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për
Pamje

TIRANË- Protesta qytetare antiqeveritare ka bërë bashkë shqiptarë të çdo krahine në ditën e saj të 44-të. Gjatë fjalimeve të mbajtura perballë godinës së Kyeministrisë një qytetarë i është drejtuar turmës së madhe të qytetarëve duke thënë se qëndresa e krijuar gjatë kësaj periudhe revolte është një shpresë e madhe për të përfunduar misionin e nisur në vitin 1991 për rrëzimin ë këtij sistemi. 

“Ka një muaj që ka lindur një shpresë e madhe. Qytetarët dhe rinia janë ngritur për të shporrur këtë regjim, aty ku e lamë në vitin 1991. Janë këta të rinj që jetojnë këtu, në diasporë, që mezi presin të çlirohen nga ky sistem korruptiv, të rrëzohet kjo kastë korruptive që po mban peng zhvillimin e vendit. Shqipëria është e mbushur me talente. Me njerëz të talentuar në çdo fushë dhe janë ata që do marrin fatet e vendit në dorë. Sot Gjermania është në krah të shqiptarëve. Për herë të dytë ambasadori gjerman në Shqipëri ka riafirmuar rëndësinë e protestës si e drejtë demokratike”, deklaroi ai në fjalën e tij./Dosja.al

5 ORE ME PARE

"I kemi thënë shtetit që i duam familjarët tanë këtu dhe jo jashtë vendit"/ Protestuesi: Për shqiptarët s’do ketë pushime, ato do bëhen në bulevard

44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për
Edison Lika

TIRANË- Aktivisti Edison Lika ka deklaruar se qytetarët kanë kërkuar ndryshim politik dhe shoqëror gjatë 44 ditëve të protestës, duke theksuar kundërshtimin ndaj korrupsionit, ndërtimeve pa kriter dhe largimit të të rinjve nga vendi.

Gjatë fjalës së tij në protestën para kryeministrisë, ai theksoi se kërkesa kryesore është që shqiptarët të kenë mundësi të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe jo të detyrohen të largohen jashtë vendit. Lika bëri thirrje gjithashtu për bojkotimin e pushimeve këtë vit, duke e lidhur këtë me vazhdimin e protestës.

"Për 44 ditë ju keni thënë se nuk doni më kriminelë, analfabetë në parlament. se nuk doni më kulla dhe beton. Duam më shumë parqe, infrastrukturë, gjelbërim, pemë në qytetet tona. Mbi të gjitha në 44 ditë i keni thënë këtij shteti që i duam vëllezërit dhe familjarët tanë në Shqipëri dhe jo jashtë shtetit. Ne nuk duam të largohemi duam të ndërtojmë të ardhmen tonë në Shqipëri më të mirë.

Nuk largohemi nga ky shesh derisa kjo ëndërr e përbashkët të bëhet realitet për të gjithë ne. Ne do jemi këtu sa të kërkojë nevoja që Shqipëria të ndryshojë. Për shqiptarët sivjet nuk do ketë pushime. Pushimet do bëhen në BDK. E vetmja mënyrë që shqiptarët të bëjnë pushim gjatë gjithë jetës së tyre është që këtë vit të bojkotohen pushimet," u shpreh Edison Lika./Dosja.al

5 ORE ME PARE

FOTOGALERIA/ Pankartat epike në protestë: Katër ditë festival, 44 ditë protestë! Qëndrestarë, vijojmë flasim

44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për

TIRANË- Qytetarët janë mbledhur në ditën e 44-të rradhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Fillimisht protestuesit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisët, aty ku dhe po mbajnë fjalimet e tyre.

44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për

Prej 44 ditësht, qytetarët janë mbledhur në kryeqytet me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: largimin e menjëhershëm të Edi Ramës. Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës.

44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për

"Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor./Dosja.al

5 ORE ME PARE

Dita e 44-të e protestës/ Qytetari: Do të protestojmë kundër Ramës dhe Berishës

44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për
Foto

TIRANË- Dita e 44-të e protestës ka bërë bashkë edhe protestues nga diaspora. Një bashkëatdhetar i cili prej vitesh jeton në Greqi është bërë pjesë e protestës ditën e sotme duke shprehur pakënaqësitë e tij ndaj klasës politike.

“Unë jam prej vitesh në Greqi. Unë jam poliagjent i Edi Ramës. Na kanë mbytur. Do të protestojmë kundër Ramës dhe Berishës. Ata e kanë të fshehtë marrëveshjen”, u shpreh ai./Dosja.al

 

5 ORE ME PARE

I moshuari në protestë kundër Ramës: Për 2 orë na hoqi 4 mln euro nga xhepat, me aq para rregulloheshin spitalet

44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për
Foto

TIRANË- Në protestën e 44-të kundër qeverisë, një qytetar i moshuar ka ngritur kritika për mënyrën e përdorimit të fondeve publike, duke u ndalur te shpenzimet për organizimin e koncertit të reperit Kanye West në Shqipëri.

Ai deklaroi se fondet e përdorura për këtë aktivitet mund të ishin investuar në sektorë të tjerë, si shëndetësia dhe përmirësimi i kushteve në spitale.

“Rama për 2 orë na hoqi nga xhepat 4 milionë euro për një koncert! Me aq para mund të ishin rregulluar spitalet e Shqipërisë, të sistemoheshin të sëmurët me ilaçe! Si mund të merren paratë e emergjencave të popullit për të sjellë këngëtarë, kur njerëzit po lëngojnë nëpër spitale?” deklaroi ai.

Protestuesi tha se qytetarët po përballen me vështirësi, ndërsa kërkoi që fondet publike të përdoren për nevojat më urgjente të shoqërisë./Dosja.al

5 ORE ME PARE

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit(VIDEO)

44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për

TIRANË- Pas grumbullimit në Sheshin 'Skënderbej', qytetarët janë nisur drejtë kryeministrisë. Në ditën e 44 të protestës, qytetarët kanë marshuar me thirrjet në kor: “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Shqipëri e Re”.

Edhe mbrëmjen e djeshme, si në 43 ditët e tjera, pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës. Ata kaluan përmes zonës së ish-bllokut, për të dalë më pas te sheshi “Nënë Tereza”, nga ku iu drejtuan sërish Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe ndërtesës qeveritare./Dosja.al

5 ORE ME PARE

Dita e 44-të e protestës/ Emigranti nga Gjermania: Jam i nderuar që marr pjesë në këtë tubim

44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për
Protesta në Tiranë

TIRANË- Një emigrant shqiptar që jeton në Gjermani është bërë pjesë e protestës së 44-të kundër qeverisë, e zhvilluar në sheshin “Skënderbej”. Ai ka udhëtuar drejt Shqipërisë së bashku me familjen për të marrë pjesë në tubim, duke thënë se kjo është një protestë që nuk e kishte menduar se do të zhvillohej.

Ai ka ngritur shqetësime mbi mënyrën e administrimit të fondeve publike ndër vite, duke përmendur edhe raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndërsa ka bërë thirrje për më shumë reagim qytetar.

“Jetoj në Gjermani. Kemi ardhur familjarisht. Jam i nderuar që marr pjesë në një proteste që nuk e mendoja se do të mbahej ndonjëherë. Thoja; ose si nuk çohen këta njerëz. Ore sa lekë paska pasur ky vend! Imagjinoni me mld e vjedhura, sipas KLSH-së të ishin investuar në mënyrën e duhur në vendin tonë. A e ka bërë njeri këtë analizë?! Është dhe faji ynë që nuk reagojmë, duhet të bëjmë të reagojnë dhe ata që kanë votuar këtë pushtet.”, tha ai.

Sipas tij, qytetarët duhet të jenë më aktivë dhe të kërkojnë llogari për mënyrën se si qeveriset vendi./Dosja.al

6 ORE ME PARE

Eurodeputetja franceze vjen në Tiranë në mbështetje të protestave, takohet me Koçekun: Natyra nuk negocion me vendimet e gabuara

44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për
Marjana Koçeku, Emma Fourreau

TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, ka zhvilluar një takim me eurodeputeten franceze dhe aktivisten për mbrojtjen e mjedisit dhe çështjet sociale, Emma Fourreau, e cila ndodhet në Tiranë për të mbështetur protestën.

Me anë të një postimi në Facebook, Koçeku theksoi se gjatë takimit është diskutuar për çështjet e mjedisit dhe rëndësinë e angazhimit qytetar e politik në mbrojtje të natyrës.

Deputetja e pavarur shprehet në postimin e saj se mbrojtja e natyrës nuk është pengesë për zhvillimin, por një tregues i përgjegjësisë së një shteti ndaj qytetarëve të tij dhe ndaj Europës ku Shqipëria synon të integrohet.

Reagimi i Marjana Koçekut:

Me eurodeputeten franceze dhe aktivisten për mbrojtjen e mjedisit dhe çështjeve sociale, Emma Fourreau, e cila erdhi në Tiranë për me e mbështetë protestën. Folëm për çështjen e mjedisit dhe për randësinë e angazhimit qytetar dhe politik në mbrojtje të natyrës. Mjedisi nuk njeh parti. Natyra nuk negocion me vendime të gabueme. Ajo ose mbrohet ose humbet. Mbrojtja e natyrës nuk asht pengesë për zhvillimin. Asht prova ma e madhe e përgjegjësisë së nji shteti ndaj qytetarëve të vet dhe ndaj Europës që synon me iu bashku politikisht./Dosja.al

6 ORE ME PARE

Protesta kundër qeverisë/ Pensionisti: 70% e popullit janë të vjedhur

44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për
Pamje

TIRANË- Në ditën e 44-të të protestës në Sheshin “Skënderbej”, qytetarët kanë vijuar të shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë, ndërsa një prej zërave më kritikë ka qenë ai i pensionistëve.

Një pensionist, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe institucioneve shtetërore, duke pretenduar se qytetarët po dëmtohen nga politikat dhe ligjet e miratuara.

“Jam pensionist dhe më kanë vjedhur! Kanë bërë një antiligj që është hajdut për qytetarët. 70% e popullit janë të vjedhur sot. Kemi një kryeministër, një parlament dhe një shtet që janë komplet kundër ligjit! Ky shtet kriminal, ky parlament i sotëm është hapur kundër qytetarëve dhe kundër ligjit!” u shpreh ai.

Protestuesit kanë kërkuar ndryshime politike dhe kanë vijuar tubimet e tyre kundër qeverisë./Dosja.al

6 ORE ME PARE

Dita e 44-të e protestës, protestuesi: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real

44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për
Lush Susaj

TIRANË- Profesori Lush Susaj ka reaguar nga protesta e 44-të kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar tubimin si një moment të rëndësishëm për zhvillimet shoqërore dhe politike në vend. Susaj u shpreh se kjo protestë është ndryshe nga ato të mëparshmet, duke e vlerësuar si një tregues të një faze të re të ndërgjegjësimit të shoqërisë.

“Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real. Protesta, bashkim kombëtar!”, u shpreh ai.

Ai kritikoi gjithashtu ata që, sipas tij, pengojnë zhvillimin e protestës, duke kërkuar një ndryshim në mënyrën e funksionimit të shoqërisë dhe politikës shqiptare. Sipas Susajt, vetëm përmes një demokracie funksionale dhe një pluralizmi të vërtetë mund të arrihet një stabilitet afatgjatë në Shqipëri. Ai e cilësoi tubimin e radhës si një moment bashkimi dhe reagimi qytetar.

“Kjo është ngjarja më e bukur. Protestën e parë e shkarravitën, e degjeneruar në 2018-2019, ndërsa kjo është ndryshe, Këto janë stade shoqërore të tjera. Turpi i mbuloftë ata shqipfolësa që pengojnë protestën. Duhet shoqëria të kalojë në pluralizëm real dhe demokraci. Ne kurrë nuk do të jemi mjedis shoqëror e politik i qëndrueshëm. Këtë protestë e shoh si bashkim kombëtar!”, tha ai./Dosja.al

6 ORE ME PARE

44 ditë revoltë qytetare/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin Skënderbej: Rama jep dorëheqje

44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për

TIRANË- Qytetarët janë mbledhur në ditën e 44-të rradhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Fillimisht protestuesit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas pritet të marshojnë drejt kryeministrisët, aty ku dhe mbajnë fjalimet e tyre. 

Prej 44 ditësht, qytetarët janë mbledhur në kryeqytet me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: largimin e menjëhershëm të Edi Ramës. Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës.

Sipas pjesëmarrësvem, kjo protestë nuk do të ndalet dhe nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kauzës së tyre kryesore. 

"Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!” janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor./Dosja.al

protesta e 44 kunder rames tirane

Sondazh

Poll

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Bie zjarr në Llaman të Himarës, flakët përhapen në kodrat e zonës

Braçe: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

Kapri përplaset me Ballën: Keni shantazhuar! Balla: U bëre deputet falë votave tona

Spahiu: Dëmtojnë turizmin, humbet çdo familje shqiptare që punon me djersën e ballit

Vengu: KQZ-ja të bashkëpunojë me strukturat përgjegjëse të Kuvendit!

Balla në Kuvend:Kur hyri Saliu, Gonia, Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat

Muçi- Ballës: Dridhuni Milord sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare

Kapri nga Kuvendi: Ky nuk është parlamentarizëm, është patetizëm

Seancë plenare! Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë

“Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte”/ Rama: 4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë

Rama: Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave

Koncerti i Kanye West/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm

Dalin para Gjykatës së Fierit tre vajzat për verifikimin e masave të sigurisë

Dita e 42-të e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama komenton eurodeputetë që mbështetën protestën: Edhe ata që erdhën flisnin përçart

Rama: Dezinformimi ka sjellë anulime dhe ka goditur punën e shqiptarëve

Rama: Kurtin e takoj me kënaqësi, po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota

Rama: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë bërë përparim të madh

“Diella ka përshpejtuar punën”/ Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së

Rama: Çdo protestë ka brenda një mesazh, por algoritmi është bërë një amplifikator i zemërimit

Pallati përfshihet nga flakët në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

Berisha: Për mua ngritën akuzë për një drekë, atë nuk e akuzojnë për milionat e dhëna për Kanye West

Berisha: Samiti i NATO-s ishte historik,por Shqipëria u përfaqësua në mënyrë qesharake nga padrinoja

Qeveria financoi me 4 mln euro koncertin e Kanye West, Berisha: Rama nuk pyet për Kushtetutë

Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja

Drejtori i AMP Vlorë dhe vartësit përdorin gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja në rrugë

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg ...

Turistet nga Australia i bashkohen marshimit: Po bëni një punë të mrekullueshme, shpresoj të fitoni!

Kuriozitet apo solidaritet? Turistët nga Australia i bashkohen marshimit në Tiranë

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur

Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve?

Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del

Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar