44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për largimin e kryeministrit nga pushteti: Rama jep dorëheqje
Dita e 44-të e protestës/ Profesor Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real 13 Korrik, 19:18 ...
Dita e 44-të e protestës/ Profesor Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real 13 Korrik, 19:18 ...
"Abuzime të forta në tregun e hidrokarbureve"/ Braçe në Kuvend: Para të pista kanë hyrë në treg pë...
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
“Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës”/ Rama: Po dëgjoj...
Rasti është zbuluar në 11 qershor 2026, ndërsa prokuroria hapi dosjen penale Nr.4099, kundër 4 personave të quajtur Ernest Kurti, Marjo Myftari, Elio Dyrmishi dhe Amanti Jeshili, të cilët akuzohen për “Mashtrim kompjuterik” kryer në bashkëpunim, “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehje të ardhurash”.
TIRANË- Hetimet e kryera nga policia dhe prokuroria e Tiranës, kanë arritur të çojnë tek gjurmët e pronarëve fundorë të një pike “Call-Centëri”, që u zbulua në zonën e quajtur “Delijorgji” në Tiranë.
Rasti është zbuluar në 11 qershor 2026, ndërsa prokuroria hapi dosjen penale Nr.4099, kundër 4 personave të quajtur Ernest Kurti, Marjo Myftari, Elio Dyrmishi dhe Amanti Jeshili, të cilët akuzohen për “Mashtrim kompjuterik” kryer në bashkëpunim, “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehje të ardhurash”.
Tashmë prokurori i çështjes, Bledar Valikaj, po kryen veprime hetimore për arrestimin e dy personave të tjerë, të cilët besohet se janë administratorët e këtij “Call-Centëri” tek Delijorgji, ku prej andej janë mashtruar dhjetëra e qindra persona kryesisht në Austri, Gjermani e vende të tjera.
Ndërkohë që “IP” qëndrore e këtij “Call-Centëri” ndodhet në Angli. Një ndër punonjësit A.Elezaj, që është pyetur në polici lidhur me këtë çështje ka dhënë detaje të vlefshme për hetimin, duke treguar se ai kishte vetëm 3 ditë që ishte punësuar në këtë Call-Centër dhe më pas ishte shoqëruar në polici.
Elezaj, tregon se ka marë dijeni se kërkonin punë nga një faqe në “Instagram”, ku më pas i është dhënë një numër dhe është lënë takim tek zyra.
Ai ka treguar në polici se ka bërë intervistë me një djalë, të cilit nuk ia di emrin, dhe është pyetur nëse di frëngjisht, ku shprehet se vetëm ai e dinte këtë gjuhë.
Ndër të tjera ka deklaruar se ka dëgjuar kolegët teksa flisnin me shtetas të tjerë në lidhje me investime në bursë ose rikuperim parash të humbura më parë prej qytetarëve.
Sipas tij, nga operatorët që dëgjonte, klientëve u thuhej se do t’u kthehej një shumë e caktuar, 30,000 euro, dhe më pas u prezantohej një platformë false Online, ku i bindnin se paratë u ishin kthyer.
Pas kësaj, u kërkohej të investonin nga 2000 deri në 10.000 euro dhe, pasi klientët investonin këto shuma, paratë nuk u ktheheshin më dhe operatorët i bllokonin.
Elezaj, ka deklaruar se për këtë aktivitet pune, do të paguhej 1000 euro kur të fillonte. Më tej ai ka pohuar në polici se bisedën për mashtrimin e qytetarëve të huaj, e ka dëgjuar ditën e shoqërimit nga policia, dhe në atë moment ka kuptuar se bëhej fjalë për mashtrime ndaj klientëve apo shtetasve të huaj.
Gjithashtu në dëshminë e tij, A.Elezaj, tregoi se nuk ka kryer asnjëherë telefonata dhe nuk është paguar.
Ai ka shtuar se: “…nuk ka dijeni se kush është administratori, pasi në lidhje me rastin, shprehet se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet kompetente…”.
Por tashmë administratorët e kësaj pike “Call-Centëri”, janë identifikuar dhe policia së bashku me prokurorinë janë në kërkim të tyre.
Një tjetër dëshmitar i policisë, H. Reka, i cili ka treguar se ka punuar si operator “Call-Centër”, thotë se i janë dhënë disa numra dhe ka filluar t’i telefonojë, duke u thënë personave se kishin humbur para më parë dhe se ai mundësonte rikthimin e tyre, por në rastet e tij asnjë klient nuk ka pranuar.
Reka shton se nëse klientët do të pranonin, sipas trajnimit të dhënë, do t’u ofrohej një platformë false online dhe do t’u thuhej se aty ndodheshin paratë e tyre. Dhe si shpërblim për zhbllokimin, duhej të investonin një shumë sipas vlerësimit të operatorit, nga 500 deri në 10.000 euro.
Operatori H.Reka, ka pranuar se në rast se këto para merreshin, u kërkoheshin shuma edhe më të mëdha, deri sa klientët kuptonin se bëhej fjalë për platforma false dhe nuk do t’i rikuperonin më paratë e tyre.
Ai i ka treguar policisë se është paguar rreth 640 euro për aq ditë sa ka qenë në punë. Thekson se nuk e ka kryer këtë aktivitet në praktikë pasi klientët nuk kanë pranuar.
Shton se e ka filluar këtë punë pasi i është premtuar përfitim financiar, por në fillim nuk e dinte mënyrën e funksionimit të mashtrimit.
Reka, ka treguar se nuk njeh asnjë person, pasi sipas tij janë treguar shumë të kujdesshëm për të mbajtur identitetet e tyre private dhe se në ambient nuk qëndronte një person i caktuar si përgjegjës apo administrator i këtij “Call-Centëri”.
Mësohet se Ernest Kurti njihet si “Maksi” dhe është menaxher, Marjo Myftari është agjent, Amanti Jeshili është “IT” dhe Eljo Dyrmishi është suport.
Këta të ndaluar kishin rol organizativ dhe administrim të sallës së call-centërave, duke u fshehur përmes emrave të rremë si “Maks”, “Majkëll” ose “Xhejson”, “Olivia”, “Neit” “Elsa”, “Belvedero” e deri tek “Grifin”.
Ambulanca SARANDË- Një aksident i rëndë në punë është regjistruar ditën e sotme në Sarandë, ku ...
KOSOVË- Për shumë fëmijë romë, ashkalinj dhe egjiptianë në Kosovë, pabarazia në arsim nis para se t&eum...
Gjykata e Posaçme TIRANË- Gjykata e Posaçme ka përfunduar shqyrtimin e çështjes për vrasjen e ish-oficerit t&...
TIRANË- Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka bërë apel për mbështetje dhe donacione për sig...
TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, Raportoi në Komisionin e Ligjeve mbi punën e ILD-së, duke deklaruar ...
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë KOSOVË- Dhoma Ekonomike Amerikane në Kosovë u bëri thirrje institucioneve të...
SPANJË- Policia spanjolle ka goditur një organizatë kriminale të përbërë nga shqiptarë dhe spanjollë, duke arrest...
Ilir Selmanaj TIRANË- Nën masa të rrepta sigurie dhe i shoqëruar nga forca të shumta policore, Ilir Selmanaj, i akuzu...
pamje nga aksidenti VLORË– Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mesditen e sotme në zonën e Pyl...
lumi osum BERAT– Fshati Orizaj në Berat është përfshirë nga zia. Familja Sadushi ka hapur sot dyert e mortit për t&rsq...