LIVE UPDATES
Aktualitet

Edukimi i hershëm, ende i paarritshëm për shumë fëmijë të pakicave

Për një të ardhme më të ndritur e shumëngjyrëshe, si dhoma në të cilën luajnë, për ta është hapur një qendër që ua ofron shërbimet e arsimit parashkollor.

13 Korrik 2026, 17:23 Nga E. D

Edukimi i hershëm, ende i paarritshëm për shumë

KOSOVË- Për shumë fëmijë romë, ashkalinj dhe egjiptianë në Kosovë, pabarazia në arsim nis para se të hyjnë në klasën e parë. Aktivistët dhe ekspertët thonë se mungesa e qasjes në edukimin e hershëm ua vështirëson fillimin e shkollimit dhe mund të ndikojë në gjithë rrugëtimin e tyre arsimor.

“Leximi do t’ju çojë gjithkund”, shkruan në murin e dhomës ku dhjetëra fëmijë të komuniteteve rom, ashkali e egjiptian shkojnë çdo ditë.

Për një të ardhme më të ndritur e shumëngjyrëshe, si dhoma në të cilën luajnë, për ta është hapur një qendër që ua ofron shërbimet e arsimit parashkollor.

Me numëratorë, fleta për ngjyrosje dhe vizatim e lodra të ndryshme, ata e kalojnë çdo ditë përkrah edukatores së tyre, Xhejlane Haliti.

“Kam pasur nxënës që në fillim kanë qenë shumë të ndrojtur, kanë qëndruar në qoshe dhe nuk kanë folur me askënd. Por, gradualisht, janë liruar dhe kanë filluar të bëjnë shokë e shoqe”, tregon Haliti për Radion Evropa e Lirë.

Ajo ka katër muaj që i është bashkuar organizatës The Ideas Partnership (TIP) në Fushë Kosovë, që i ofron shërbimet e edukimit të hershëm falas për të gjithë prindërit e Lagjes 028, të banuar kryesisht me romë, ashkalinj e egjiptianë.

Vetëm për këta katër muaj, Haliti thotë se ka parë se si fëmijët e moshave nga 3 deri në 5 vjeç janë zhvilluar përmes lodrave: duke vizatuar, kanë mësuar edhe figura gjeometrike; duke ngjyrosur, kanë mësuar edhe numrat e shkronjat.

Në këtë lagje nuk ka ndonjë çerdhe tjetër, as publike e as private.

Për këtë arsye, TIP-i, më shumë se një dekadë më parë, kishte marrë përsipër që t’i ndihmonte prindërit e lagjes në edukimin e hershëm të fëmijëve të tyre.

“Në fillim, ne kemi shkuar te prindërit për t’i bindur që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre. Tash, vetëm përmes një lajmërimi se kur është koha e regjistrimit, ata vijnë vetë me dokumentet”, tregon për REL-in Arijeta Islami, koordinatore e qendrës.

Koordinatorja e qendrës së The Ideas Partnership në Fushë Kosovë, Arijeta Islami.
Interesimi, thotë ajo, është rritur sepse prindërit e kanë parë rëndësinë e edukimit të hershëm. Më pak fëmijë të tyre po braktisin shkollimin e detyrueshëm dhe më shumë po tregohen të suksesshëm kur nisin klasën e parë.

Megjithatë, niveli i pjesëmarrjes së fëmijëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në edukimin e hershëm dhe parafillor mbetet i ulët.

Të dhënat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës tregojnë se, në të gjithë Kosovën, vetëm 350 fëmijë nga këto komunitete ndjekin arsimin parashkollor, ndërsa atë parafillor edhe më pak - gjithsej 26.

Në një përgjigje për REL-in, nga Ministria thonë se niveli i ulët i pjesëmarrjes lidhet kryesisht me “gjendjen socio-ekonomike të familjeve, si dhe me nivelin e ndërgjegjësimit për rëndësinë e edukimit në fëmijërinë e hershme”.

Megjithatë, për ta luftuar këtë fenomen, Ministria thotë se ka organizuar fushata informuese dhe ka nisur një program që rimburson institucionet, të cilat ofrojnë edukim dhe transport për fëmijët nga familjet që përfitojnë nga skemat e asistencës sociale.

Nga ky program, deri tani, kanë përfituar 55 fëmijë të këtyre komuniteteve.

Por, koordinatorja e The Ideas Partnership, Arijeta Islami, kërkon ndryshime më të mëdha.

Në çerdhet publike në Kosovë kanë përparësi regjistrimi fëmijët që kanë të dy prindërit e punësuar.

Meqë niveli i punësimit në familjet e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian është i ulët, fëmijët e këtyre komuniteteve e kanë të vështirë të regjistrohen në çerdhe publike.

Ndërkohë, çerdhet private janë të papërballueshme për shkak të çmimit nga 150 deri në 300 euro në muaj.

Për këtë arsye, Islami kërkon që kriteret e pranimit në çerdhe publike të ndryshohen, në mënyra që t’u përshtaten nevojave të komuniteteve rom, ashkali e egjiptian.

“Ne kemi kërkuar që t’i ndërrojnë kriteret dhe të ndërtojnë më shumë çerdhe publike, në mënyrë që t’ua mundësojnë edhe këtyre fëmijëve të jenë të barabartë me të tjerët”, thotë Islami, duke shtuar se kërkesa për regjistrim është më e madhe sesa kapaciteti i tyre prej 50-60 fëmijësh.

Të dhënat e fundit e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se vetëm tetë për qind e fëmijëve romë, ashkalinj e egjiptianë janë pjesë e arsimit parashkollor, ndërsa vetëm 45 për qind ndjekin arsimin parashkollor.

Dallimi me nivelin e përgjithshëm të pjesëmarrjes në vend është i ndjeshëm.

Këto statistika janë nga viti 2020, para se edukimi parashkollor të bëhej i detyrueshëm.

Anketa e njëjtë është përsëritur edhe në shtator të vitit të kaluar, por të dhënat nuk janë publikuar ende.

Eksperti i arsimit në organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve në Kosovë (VORAE), Bajram Ilazi, thotë se pikërisht mospjesëmarrja në edukim të hershëm, thellon pabarazitë arsimore për fëmijët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

“Kur një fëmijë nuk e ndjek arsimin parashkollor, ai humb një fazë shumë të rëndësishme të socializimit, zhvillimit të komunikimit dhe përgatitjes për shkollë”, thotë Ilazi për REL-in.

E, përderisa thotë se institucionet kanë theksuar rëndësinë e luftimit të braktisjes së shkollimit, ato kanë heshtur përballë fenomenit të mosregjistrimit.

“Ky është një fenomen tepër i rëndësishëm, sepse i paraprin braktisjes së shkollimit”, thotë Ilazi.

Sipas tij, fëmijët e këtyre komuniteteve që nisin klasën e parë pa asnjë formë të arsimit paraprak, e kanë të vështirë t’i kuptojnë rregullat e klasës, dinë më pak se nxënësit e tjerë dhe nuk dinë të socializohen me fëmijët e tjerë.

Duke parë rëndësinë e këtij lloj arsimi, Ilazi tregon se VORAE, përmes qendrave mësimore në disa lokacione në Kosovë, ka zhvilluar fushata derë më derë për identifikimin dhe regjistrimin e fëmijëve, por shton se mungesa e financimit të qëndrueshëm mbetet një sfidë për këto iniciativa.

Por, pse është shkalla e regjistrimit e ulët, nëse arsimi i hershëm është kaq i rëndësishëm?

Përveç kushteve të vështira ekonomike, Ilazi thotë se këtyre komuniteteve ua vështirëson regjistrimin distanca e madhe nga shkollat e çerdhet dhe mungesa e fushatave të mjaftueshme nga institucionet arsimore.

Sipas tij, shkollat dhe drejtoritë komunale të arsimit duhet të kenë një rol më aktiv në identifikimin e fëmijëve që duhet të regjistrohen dhe në punën drejtpërdrejt me familjet.

Ai thekson se mungesa e edukimit parafillor nuk ndikon vetëm te përgatitja e fëmijës për shkollë, por mund të krijojë një cikël që përsëritet edhe te fëmijët e tjerë në familje.

Nëse prindërit nuk e shohin pasojën e mosndjekjes së klasës parafillore te fëmija i parë, thotë ai, shpesh veprojnë njësoj edhe me fëmijët e tjerë.

“Ky fëmijë ka humbur diçka shumë të rëndësishme në themelet e tij. Ndoshta me kalimin e kohës, mund ta kompensojë, por jo plotësisht si fëmijët e tjerë... Pasoja mund të jetë që edhe fëmijët e tjerë ta ndjekin të njëjtën rrugë”, përfundon Ilazi./REL

Sondazh

Poll

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Bie zjarr në Llaman të Himarës, flakët përhapen në kodrat e zonës

Braçe: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

Kapri përplaset me Ballën: Keni shantazhuar! Balla: U bëre deputet falë votave tona

Spahiu: Dëmtojnë turizmin, humbet çdo familje shqiptare që punon me djersën e ballit

Vengu: KQZ-ja të bashkëpunojë me strukturat përgjegjëse të Kuvendit!

Balla në Kuvend:Kur hyri Saliu, Gonia, Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat

Muçi- Ballës: Dridhuni Milord sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare

Kapri nga Kuvendi: Ky nuk është parlamentarizëm, është patetizëm

Seancë plenare! Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë

“Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte”/ Rama: 4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë

Rama: Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave

Koncerti i Kanye West/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm

Dalin para Gjykatës së Fierit tre vajzat për verifikimin e masave të sigurisë

Dita e 42-të e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama komenton eurodeputetë që mbështetën protestën: Edhe ata që erdhën flisnin përçart

Rama: Dezinformimi ka sjellë anulime dhe ka goditur punën e shqiptarëve

Rama: Kurtin e takoj me kënaqësi, po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota

Rama: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë bërë përparim të madh

“Diella ka përshpejtuar punën”/ Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së

Rama: Çdo protestë ka brenda një mesazh, por algoritmi është bërë një amplifikator i zemërimit

Pallati përfshihet nga flakët në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

Berisha: Për mua ngritën akuzë për një drekë, atë nuk e akuzojnë për milionat e dhëna për Kanye West

Berisha: Samiti i NATO-s ishte historik,por Shqipëria u përfaqësua në mënyrë qesharake nga padrinoja

Qeveria financoi me 4 mln euro koncertin e Kanye West, Berisha: Rama nuk pyet për Kushtetutë

Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja

Drejtori i AMP Vlorë dhe vartësit përdorin gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja në rrugë

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg ...

Turistet nga Australia i bashkohen marshimit: Po bëni një punë të mrekullueshme, shpresoj të fitoni!

Kuriozitet apo solidaritet? Turistët nga Australia i bashkohen marshimit në Tiranë

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur

Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve?

Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del

Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar