44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për largimin e kryeministrit nga pushteti: Rama jep dorëheqje
Dita e 44-të e protestës/ Profesor Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real 13 Korrik, 19:18 ...
Dita e 44-të e protestës/ Profesor Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real 13 Korrik, 19:18 ...
"Abuzime të forta në tregun e hidrokarbureve"/ Braçe në Kuvend: Para të pista kanë hyrë në treg pë...
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
“Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës”/ Rama: Po dëgjoj...
Sipas njoftimit të Këshillit të BE-së, Schübel është një diplomat me përvojë të gjatë në institucionet evropiane dhe në diplomacinë gjermane.
KOSOVË- Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar diplomatin gjerman Dirk Schubel si Përfaqësues të ri Special të BE-së për Kosovën, me mandat fillestar dyvjeçar, duke filluar nga 1 shtatori 2026. Ai do ta pasojë në këtë detyrë diplomatin estonez Aivo Orav.
Sipas njoftimit të Këshillit të BE-së, Schübel është një diplomat me përvojë të gjatë në institucionet evropiane dhe në diplomacinë gjermane.
“Dirk Schubel është një shtetas gjerman dhe diplomat i lartë evropian me përvojë të gjerë në pozita udhëheqëse në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), Komisionin Evropian dhe Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë”, thuhet në njoftim.
Aktualisht, Schubel shërben si shef i Divizionit për Rusinë në EEAS. Më herët ai ka qenë i dërguar i posaçëm i BE-së për Partneritetin Lindor, si dhe shef i Delegacionit të BE-së në Bjellorusi dhe Moldavi. Këshilli i BE-së bëri të ditur se mandati i tij do të fokusohet në mbështetjen e stabilitetit, demokracisë dhe perspektivës evropiane të Kosovës.
“Mandati i Përfaqësuesit Special fokusohet në promovimin e një Kosove stabile, demokratike dhe multietnike, duke mbështetur perspektivën e saj evropiane përmes komunikimit publik dhe angazhimit të synuar”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Schubel do të ketë përgjegjësi për monitorimin e progresit në prioritetet politike, ekonomike dhe të sigurisë, forcimin e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së komuniteteve, si dhe koordinimin e angazhimit politik të Bashkimit Evropian në Kosovë. Në njoftim theksohet gjithashtu se ai do të ofrojë udhëzime politike për Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe do të mbështesë dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me synim avancimin e stabilitetit rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë./Dosja.al
spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka paraqitur sot pretencën për tre të pandehurit, Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema &Cced...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të forcës së tij politike p&eum...
Besmir Kola TIRANË- Besmir Kola është prezantuar si drejtori i ri i Shërbimit të Provës. Prezantimi u bë nga ministri i ...
Ursula von der Leyen BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për mbrojtje më të for...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe, ka ngritur shqetësimin për ndikimin e konflikteve të jashtme n&e...
Marjana Koçeku TIRANË- Ish-deputetja e PS Marjana Koçeku ka dhënë një intervistë të gjerë për m...
kuvend TIRANË- Një përplasje e ashpër verbale ka shpërthyer sot në Kuvend mes deputetit të Partisë “Mund...
Spahiu TIRANË - Deputetja socialiste Klodiana Spahiu ka dënuar ashpër gjatë fjalës së saj në Kuvend fenomenin e fun...
Erion Veliaj TIRANË- Ish-punonjësi i Drejtorisë së Burgjeve, Fatjon Baçi, i akuzuar nga SPAK se i ka dhënë një te...
Selia PD TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes kryetarit Gazment Bardhi, ka depozituar sot një kallëzim pen...