LIVE UPDATES
Politike

Financimi 4.2 milionë euro për Kanye West/ PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen

Sipas një njoftimi për shtyp, kallëzimi lidhet me vendimin për financimin prej 4.2 milionë eurosh të koncertit të artistit Kanye West, duke i akuzuar zyrtarët për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.

13 Korrik 2026, 11:05 Nga D.S
Financimi 4.2 milionë euro për Kanye West/ PD kallëzon në
Selia PD

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes kryetarit Gazment Bardhi, ka depozituar sot një kallëzim penal në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Blendi Gonxhja. Sipas një njoftimi për shtyp, kallëzimi lidhet me vendimin për financimin prej 4.2 milionë eurosh të koncertit të artistit Kanye West, duke i akuzuar zyrtarët për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.

Sipas opozitës, ky financim i miratuar përmes një Akti Normativ është bërë në mungesë të plotë të një baze ligjore që do të autorizonte dhënien e mbështetjes për një eveniment të tillë. PD argumenton se ky fond publik është dhënë në mënyrë të paligjshme për të shmangur dështimin e një eventi privat, duke sjellë kështu dyshime të forta për abuzim me paratë e taksapaguesve.

"Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar z. Gazment Bardhi, ka depozituar sot në SPAK kallëzimin penal kundër Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit Blendi Gonxhja, për veprat penale të“Shpërdorimi i detyrës” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, për propozimin dhe miratimin e financimit të 4.2 milion euro të një eventi privat të këngëtarit Kanye West.

Me Aktin Normativ Nr. 3, datë 06.07.2026, me propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, shtetasit Blendi Gonxhja, Këshilli i Ministrave ka vendosur financimin e pjesshëm të organizimit dhe mbarëvajtjes së një aktiviteti kulturor-artistik, me ndikim në promovimin e turizmit dhe imazhit të Republikës së Shqipërisë, koncerti i artistit të njohur ndërkombëtar, Kanye West (YE), që do të zhvillohet në Tiranë, në datën 11 korrik 2026, në masën 400.000.000 Lekë ose 4.2 milionë Euro.

Gjatë arsyetimit të nevojës, në relacion thuhet se në rastin konkret nevoja identifikohet së pari në planin praktik me faktin që organizimi i këtij eventi kërkon mbështetjen prej 400 000 000 (katërqind milionë) lekësh, pa të cilën evenimenti/koncerti rrezikon të dështojë, bazuar në komunikimet e zhvilluara mes përfaqësuesve të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe organizatorëve të koncertit dhe së dyti në planin juridik, për shkak të faktit se në legjislacioni në fuqi nuk ka një bazë ligjore, një dispozitë autorizuese ligjore, për nxjerrjen e një akti nënligjor, që të lejojë dhënien e një mbështetjeje të tillë, në kushte të tilla për një eveniment muzikor/artistik/kulturor me efekt të theksuar turistik. Theksojmë se qoftë sipas ligjit nr. 10 352, datë 18.11.2010, «Për artin dhe kulturën», të ndryshuar, qoftë sipas ligjit nr. 93/2015, «Për turizmin», të ndryshuar, është e pamundur të miratohet akt nënligjor për mbështetjen e këtij evenimenti në kushtet konkrete.

Në kallëzimin penal të depozituar nga grupi parlamentar i PD theksohet se “kuadri ligjor në fuqi ka sanksionuar detyrimin e autoriteteve shtetërore që, në ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive të tyre, të përdorin me eficencë dhe efektivtet burimet financiare shtetërore, duke respektuar parimet e qëndrueshmërisë së financave publike, barazisë para ligjit dhe konkurrencës së lirë. Në këtë drejtim, Kushtetuta, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, ashtu si dhe ligjet e dala në zbatim të tyre, kanë sanksionuar ndalimin e çdo sjellje apo veprimi të institucioneve shtetërore, të cilat cënojnë në vetvete Buxhetin e Shtetit, lirinë e pjesëmarrjes dhe barazinë e palëve në ofrimin e mallrave dhe shërbimeve, pavarësisht nëse përdoren ose jo për qëllime publike. Rezulton se mbi bazën e një operatori ekonomik privat, shtetasi Blendi Gonxhja, me detyrë Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka iniciuar procedurën për miratimin e aktit normativ, me qëllim që këtij operatori t’i akordohej një fond prej 4.2 milionë Euro, duke shfrytëzuar fondin rezervë të Buxhetit të Shtetit. Ky i fundit, referuar dispozitave ligjore të mësipërme, mund të përdoret vetëm për shpenzime të cilat nuk njihen dhe janë të pamundura të parashikohen, siç mund të jenë rastet e fatkeqësive natyrore, përmbytjeve, tërmeteve, epidemive dhe emergjencave civile. Në rastin konkret, nuk jemi përpara asnjërit prej këtyre rasteve, pasi koncerti muzikor ishte një ngjarje e planifikuar në kohë, dhe operatori ekonomik privat kishte mundësi që të aplikonte me përpara për të përfituar një fond të caktuar për realizimin e këtij aktiviteti, në përputhje me procedurat ligjore. Duke vepruar kështu, shtetasit Edi Rama dhe Blendi Gonxhja nga njëra anë ka cënuar fondin rezervë, që përbën një grupeve kryesore të shpenzimeve të Buxhetit të Shtetit, ashtu si edhe ka cënuar parimet e konkurrencës së lirë dhe mosdiskriminimit, pasi një mundësi e tillë nuk ka qenë e parashikuar për operatorët e tjerë ekonomikë, që po ashtu mund të aplikonin për të përfituar mbështetje financiare për realizimin e këtij koncerti apo të ngjashëm me të.”.

“Nga sa më sipër, është e qartë se shtetasi Edi Rama, me detyrë Kryeministër i Shqipërisë, dhe shtetasi Blendi Gonxhja, me detyrë Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin sa i përket shfrytëzimit të fondit rezervë për të mbështetur një aktivitet muzikor privat, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, e në këtë kuptim veprimet e tyre përmbushin elementin e anës objektive të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Nga ana tjetër, të dy këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shkelur rregullat sa i përket lirisë së pjesëmarrjes dhe realizimit të barazisë së shtetasve në tendera publik, me qëllim krijimin e avantazheve dhe privilegjeve të padrejta për një operatori ekonomik të caktuar, duke përmbushur kështu elementin e anës objektive të veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar neni 258 i Kodit Penal,” thuhet në kallëzimin e depozituar në SPAK./Dosja.al

pd spak edi rama grupi parlamnetar i pd


Sondazh

Poll

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Bie zjarr në Llaman të Himarës, flakët përhapen në kodrat e zonës

Braçe: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

Kapri përplaset me Ballën: Keni shantazhuar! Balla: U bëre deputet falë votave tona

Spahiu: Dëmtojnë turizmin, humbet çdo familje shqiptare që punon me djersën e ballit

Vengu: KQZ-ja të bashkëpunojë me strukturat përgjegjëse të Kuvendit!

Balla në Kuvend:Kur hyri Saliu, Gonia, Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat

Muçi- Ballës: Dridhuni Milord sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare

Kapri nga Kuvendi: Ky nuk është parlamentarizëm, është patetizëm

Seancë plenare! Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë

“Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte”/ Rama: 4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë

Rama: Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave

Koncerti i Kanye West/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm

Dalin para Gjykatës së Fierit tre vajzat për verifikimin e masave të sigurisë

Dita e 42-të e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama komenton eurodeputetë që mbështetën protestën: Edhe ata që erdhën flisnin përçart

Rama: Dezinformimi ka sjellë anulime dhe ka goditur punën e shqiptarëve

Rama: Kurtin e takoj me kënaqësi, po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota

Rama: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë bërë përparim të madh

“Diella ka përshpejtuar punën”/ Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së

Rama: Çdo protestë ka brenda një mesazh, por algoritmi është bërë një amplifikator i zemërimit

Pallati përfshihet nga flakët në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

Berisha: Për mua ngritën akuzë për një drekë, atë nuk e akuzojnë për milionat e dhëna për Kanye West

Berisha: Samiti i NATO-s ishte historik,por Shqipëria u përfaqësua në mënyrë qesharake nga padrinoja

Qeveria financoi me 4 mln euro koncertin e Kanye West, Berisha: Rama nuk pyet për Kushtetutë

Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja

Drejtori i AMP Vlorë dhe vartësit përdorin gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja në rrugë

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg ...

Turistet nga Australia i bashkohen marshimit: Po bëni një punë të mrekullueshme, shpresoj të fitoni!

Kuriozitet apo solidaritet? Turistët nga Australia i bashkohen marshimit në Tiranë

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur

Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve?

Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del

Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar