LIVE UPDATES
Politike

Akuzat për ndërhyrje në çështjet fetare, Balla: Nuk kam kërkuar asnjëherë largimin e asnjë hoxhe, publikoni provat

Në një letër-përgjigje publike, Balla i cilëson akuzat të pavërteta dhe sfidon autorët anonimë të paraqesin prova për pretendimet e ngritura.

13 Korrik 2026, 18:50 Nga E. D
Akuzat për ndërhyrje në çështjet fetare, Balla: Nuk
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar publikisht ndaj një letre anonime, në të cilën ngrihen akuza për ndërhyrje të tij në çështjet e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe për kërkesa të pretenduara për largimin e klerikëve. Në një letër-përgjigje publike, Balla i cilëson akuzat të pavërteta dhe sfidon autorët anonimë të paraqesin prova për pretendimet e ngritura.

“Nuk kam ndërhyrë kurrë dhe nuk kam kërkuar kurrë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shkarkimin, largimin apo ndëshkimin e asnjë hoxhe, myftiu apo kleriku fetar. Ky pretendim është i pavërtetë. Nëse dispononi qoftë edhe një provë të vetme që mbështet këtë akuzë, bëjeni publike. Në të kundërt, ju ftoj ta tërhiqni atë, sepse askush nuk ka të drejtë të njollosë tjetrin me insinuata,” shprehet Balla. 

Balla shprehet se nuk pranon gjuhën kërcënuese të përdorur në letrën anonime dhe thekson se politika dhe feja kanë secila vendin e tyre.

“Referencat për ndëshkime në këtë botë apo në tjetrën nuk i shërbejnë as dialogut qytetar dhe as besimit fetar. Politika dhe feja kanë secila vendin e vet dhe unë kam respektuar gjithmonë autonominë e institucioneve fetare, ashtu siç respektoj çdo besimtar të këtij vendi,” tha ai.

Në reagimin e tij, Balla ndalet edhe te parimet e fesë islame, duke argumentuar se askush nuk duhet të ngrejë akuza pa fakte.

“Besimtari nuk akuzon kurrë pa prova. Kurani i Shenjtë e dënon rëndë shpifjen dhe dëshminë e rreme, sepse ato cenojnë nderin e njeriut dhe helmojnë jetën e bashkësisë. Besimi nuk ndërtohet mbi hamendësime, por mbi të vërtetën; jo mbi aludime, por mbi fakte,” thotë Balla.

Balla kritikon edhe faktin që letra është publikuar pa autor, duke e cilësuar anonimitetin si mungesë përgjegjësie.

LETRA ANONIME:

Letër publike drejtuar deputetit Taulant Balla

I nderuar z. Taulant Balla,

Po ju drejtohem publikisht lidhur me shqetësimin tim për përfshirjen tuaj në çështje që lidhen me xhamitë, hoxhallarët dhe myftinjtë, duke dërguar emra dhe kërkesa pranë Komunitetit Mysliman Shqiptar për shkarkimin apo largimin e klerikëve që, sipas jush, kanë qëndrime kundër jush apo kundër interesave politike që përfaqësoni.

Edhe pse jam më i ri në moshë se ju, vij nga një familje me kontribute të hershme për këtë vend, brez pas brezi, dhe ndiej detyrimin t’ju jap një këshillë: mos i kërkoni përplasjet me klerikët fetarë dhe mos ndërhyni në çështjet e besimit. Historia ka treguar se ata që janë përballur me njerëzit e fesë dhe me besimtarët, nuk kanë gjetur qetësi as në këtë botë dhe as në atë që shumë njerëz besojnë se vjen pas saj.

E kuptoj se ju mund të keni bindje të ndryshme për jetën dhe besimin, por respekti për fenë, institucionet fetare dhe besimtarët duhet të jetë një parim i rëndësishëm në një shoqëri demokratike.

Gjithashtu dua t’ju kujtoj se Shqipëria është një vend me histori, identitet dhe sakrifica të shumta. Pavarësisht marrëdhënieve apo interesave që mund të ndërtohen me shtete të tjera, ky vend nuk mund të trajtohet si pronë e askujt dhe as të shndërrohet në diçka që cenon identitetin dhe interesat e shqiptarëve.

Çdo pushtet është i përkohshëm dhe çdo njeri, pavarësisht detyrës që mban, duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij. Drejtësia dhe e vërteta, herët apo vonë, i japin secilit atë që meriton.

Me respekt për vendin tim dhe me shqetësimin e një qytetari, PA EMËR./Dosja.al

taulant balla

Sondazh

Poll

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Bie zjarr në Llaman të Himarës, flakët përhapen në kodrat e zonës

Braçe: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

Kapri përplaset me Ballën: Keni shantazhuar! Balla: U bëre deputet falë votave tona

Spahiu: Dëmtojnë turizmin, humbet çdo familje shqiptare që punon me djersën e ballit

Vengu: KQZ-ja të bashkëpunojë me strukturat përgjegjëse të Kuvendit!

Balla në Kuvend:Kur hyri Saliu, Gonia, Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat

Muçi- Ballës: Dridhuni Milord sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare

Kapri nga Kuvendi: Ky nuk është parlamentarizëm, është patetizëm

Seancë plenare! Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë

“Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte”/ Rama: 4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë

Rama: Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave

Koncerti i Kanye West/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm

Dalin para Gjykatës së Fierit tre vajzat për verifikimin e masave të sigurisë

Dita e 42-të e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama komenton eurodeputetë që mbështetën protestën: Edhe ata që erdhën flisnin përçart

Rama: Dezinformimi ka sjellë anulime dhe ka goditur punën e shqiptarëve

Rama: Kurtin e takoj me kënaqësi, po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota

Rama: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë bërë përparim të madh

“Diella ka përshpejtuar punën”/ Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së

Rama: Çdo protestë ka brenda një mesazh, por algoritmi është bërë një amplifikator i zemërimit

Pallati përfshihet nga flakët në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

Berisha: Për mua ngritën akuzë për një drekë, atë nuk e akuzojnë për milionat e dhëna për Kanye West

Berisha: Samiti i NATO-s ishte historik,por Shqipëria u përfaqësua në mënyrë qesharake nga padrinoja

Qeveria financoi me 4 mln euro koncertin e Kanye West, Berisha: Rama nuk pyet për Kushtetutë

Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja

Drejtori i AMP Vlorë dhe vartësit përdorin gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja në rrugë

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg ...

Turistet nga Australia i bashkohen marshimit: Po bëni një punë të mrekullueshme, shpresoj të fitoni!

Kuriozitet apo solidaritet? Turistët nga Australia i bashkohen marshimit në Tiranë

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur

Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve?

Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del

Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar