LIVE UPDATES
Politike

Deklaratat skandaloze të Ramës/ Berisha: PD do bëjë padi për mashtrim publik ndaj tij, nuk ka asnjë dokument të Venecias që i thotë këto gjëra

Ai tha se masën e pezullimit e parashikon së pari për të mbrojtur të dhënat e hetimit dhe së dyti për të parandaluar përsëritjen e të njëjtit krim

1 Dhjetor 2025, 13:15 Nga E.d
Deklaratat skandaloze të Ramës/ Berisha: PD do bëjë padi
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD do bëjë padi për mashtrim publik ndaj Edi Ramës, pasi nuk ka asnjë dokument të Venecias që thotë ato çfarë ka cituar kryeministri. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Komisioni i Venecias nuk ka asnjë fjalë dhe asnjë këshillë për ministrat.

Ai tha se masën e pezullimit e parashikon së pari për të mbrojtur të dhënat e hetimit dhe së dyti për të parandaluar përsëritjen e të njëjtit krim. Në fund, lideri i opozitës tha se në botë ka kryeministra që pasi është shpallur hetimi, janë larguar. Sipas tij ka dhe një seri ministrash që për mbrojtje të të dhënave dhe parandaluar përsëritjen e akteve, janë pezulluar nga gjykata. 

"Kundër jurisprudencën së Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Mashtrim, mashtrim dhe vetëm mashtrim. Asnjë ministër nuk ka marrë mundimin të ankohet pas pezullimit në gjykatë, por ka dhënë dorëheqjen. Kanë dhënë dorëheqjen. Dhe vazhdon. Të pezullosh një ministër nuk do të thotë thjesht të pezullosh vetëm një individ apo funksionar, por do të thotë të pezullosh një autoritet me fuqi ekzekutive vendimmarrëse dhe t’i pamundësosh pjesëmarrjen në Këshillin e Ministrave. Mashtrim, mashtrim dhe mashtrim i paturp. Kur një ministër sëmuret 6 muaj dhe e pezullon i gjithëfuqishmi, është zëvendësi që përfaqëson ministrin në Këshillin e Ministrave, që kryen detyrat e ministrave. Pra, me këtë që thotë, pranon fajësinë e vet sepse përpiqet të mashtrojë publikun me çdo lloj argumenti. Po u pezullua ministri, nuk ka kush sjell vendimet. Vendimet i sjell zëvendësministri. Po ai vetë do pezullohet sepse Lubia, 80 përqind të firmave në vend të kryeministrit janë të Lubisë.

Çfarë do të thotë ai kur gjykatësi të kërkojë pezullimin, se nuk ka kush e paraqet në mbledhjen e Këshillit të Ministrave? E paraqet zëvendësi. Pa diskutim. Nuk ka asnjë ministër në Shqipëri që është zgjedhur nga sovrani si ministër. As kryeministri nuk është zgjedhur si kryeministër. Ka vetëm një botë, Izraeli ku zgjidhet kryeministri. Në Shqipëri jo. Kështu që ikën, nuk ka asnjë gjë. Çfarë ka këtu?
E kuptoni ju ku shkon nga tmerri, paniku dhe frika që ka? Çfarë mendoni ju se ky qan hallin e Lubisë? Po ky nuk pyet për njeri në botë kur vjen puna për veten e tij. Sado që e ka përdorur Luibinë në shkallë ekstreme, ai do e lëshonte atë në Lanë, por nuk e lëshon dot se janë mesazhet në dosje në të cilat është më delinkuent Rama se Lubia. Dhe nuk janë vetëm në dosje. Prandaj ky konstitucionalist i madh thotë se kryeministri rri në detyrë ose largohet nga detyra me dorëheqje. Ose me dënim të formës së prerë sipas ligjit. Këto janë trillime dhe mashtrime.

Komisioni i Venecias, meqenëse i referohet, nuk ka asnjë fjalë në asnjë rresht, në asnjë këshillë për ministrat. Por masën e pezullimit e parashikon së pari për të mbrojtur të dhënat e hetimit. Së dyti për të parandaluar përsëritjen e të njëjtit krim. Kurse për Edi Ramën, vetëm kur të dënohet. Po ky është kaq i inkriminuar, i ka humbur mendja këtij. Ky nuk fle më. E dini ju? E kam thënë dhe e them prapë këtu, shkon një i vdekur me një të gjallë. Keni parë apo nuk keni parë, shkon një i vdekur me një të gjallë, hipur të dy mbi një kalë. Tani gjejeni vetë. Prandaj kishte dalë dje. Unë i bëj thirrje t’i hapin padi penale për presionin që bëri ndaj gjykatës. Dhe thotë, pastaj rreshton ato: apo në in ekstremis me dënim të formës së prerë sipas ligjit, tjetër nuk ka, thotë, prokuroritë dhe gjykatat nuk hyjnë fare në këtë mes dhe nuk e bëjnë kurrsesi këtë në Europë. Mashtrues, shumë e shumë raste në Europë. A ka turp ky njeri? I ka plasur cipa nga tmerri. Është i aftë t’u thotë shqiptarëve çdo gjë. Jep orientimin tani, dëgjojeni, Gjykata Kushtetuese t’i japë drejtim kësaj rruge të pashkelur në Europë, por sa jemi të informuar deri tani, askund në botë. Ky, po të mos jemi para një mashtrimi ndërkontinental, nuk ia vlen të merresh me të. Janë kryeministra të pezulluar nga gjykata.


Janë kryeministra që pasi është shpallur hetimi, janë larguar. Janë ministra, një seri ministrash që për mbrojtje të të dhënave dhe parandaluar përsëritjen e akteve, janë pezulluar nga gjykata. Por ka të drejtë në një pikë. Gjykata nuk mund të kishte vendim tjetër përveç arrestimit të Lubi Ballukut. Edhe tani vazhdojnë të prishin provat me Edi Ramën për krimet që kanë kryer. Po, po ajo duhet arrestuar dhe zyrat duheshin vënë të gjitha në sekuestro. Të shkonte diku tjetër të drejtonte qeverinë. Por, thotë, të ndajmë me ju se çfarë thotë Komisioni i Venecias dhe Gjykata Europiane e Strasburgut për këtë çështje. Nuk mund të ketë njeri më të papërgjegjshëm. Qëndrimi i Venecias në fakt është shumë i prerë. Sipas tij, gjykatat nuk duhet të pezullojnë anëtarët e qeverisë sepse cenojnë balancën e pushteteve.
Absolutisht mashtrim në çdo germë, në çdo fjalë, në çdo frymë. Një përkufizim i tillë nuk ekziston në asnjë nga këshillimet, çështjet e trajtuara nga Komisioni i Venecias. Nëse gjykata, thotë, e pezullon, ajo praktikisht ndërhyn në punët e qeverisë. Po gjykata dhe prokuroria janë për të ndërhyrë në çështje ku ka krim. E ndërron përbërjen e ekzekutivit. E shpëton ekzekutivin nga kriminelë. Merr kompetenca që i takojnë kryeministrit dhe presidentit. Absolutisht jo. Po kur kryeministri dhe presidenti janë të zhytur gjer te veshët, atëherë del një njeri që në emër të shtetit bën ligjin. Dhe kjo konsiderohet nga Venecia shkelje e palejueshme e kufirit ndarës midis pushteteve. Të gjitha këto, PD do bëjë një padi për mashtrim publik ndaj Edi Ramës. Ai do paditet që nesër për mashtrim publik para qytetarëve për këto që shkruan. Nuk ka asnjë dokument të Venecias që të thotë se pezullimi i një ministri është shkelje e palejueshme e kufirit ndarës midis pushteteve." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama pd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj