LIVE UPDATES
Politike

"Ky është presion i jashtëzakonshëm mbi GJK"/ Berisha denoncon skandalin: Rama mashtroi hapur shqiptarët dhe Europën, duke iu referuar Komisionit të Venecias

Duke folur në një deklaratë për mediat, Kryedemokrati tha se Rama ka manipuluar opinionin publik duke përdorur interpretim të rremë të rekomandimeve ndërkombëtare për të justifikuar veprimet e tij politike.

1 Dhjetor 2025, 12:44 Nga E. D
"Ky është presion i jashtëzakonshëm mbi GJK"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se Edi Rama ka mashtruar hapur shqiptarët dhe partnerët europianë, duke iu referuar në mënyrë të pavërtetë Komisionit të Venecias. Duke folur në një deklaratë për mediat, Kryedemokrati tha se Rama ka manipuluar opinionin publik duke përdorur interpretim të rremë të rekomandimeve ndërkombëtare për të justifikuar veprimet e tij politike.

Gjithashtu Lideri i opozitës tha se Rama ka ushtruar presion të jashtëzakonshëm dhe të paprecedentë mbi Gjykatën Kushtetuese, në përpjekje për të mbrojtur veten dhe ministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për një aferë që i ka kushtuar dhjetëra milionë euro qytetarëve.

"Dita e djeshme shënoi një akt të pashembullt, multidimensional në historinë e Shqipërisë dhe të Europës. Dje, Edi Rama mori përsipër presionin e jashtëzakonshëm mbi Gjykatën Kushtetuese, presion të hapur, të dënuar me ligj në çdo vend, për të mbrojtur veten e tij dhe Belindën, pas shpinës të së cilës ka ngrënë vetë dardha dhe kumbulla të prishura. Edi Rama mashtroi në mënyrën më të paskrupullt, mashtroi shqiptarët dhe Europën sepse sipas tij, Komisioni i Venecias nuk pranon apo është kundër pezullimit të ministrave.

Krahas Komisionit të Venecias, ai rreshton Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, e cila siç dihet është gjykata garante e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Le të marrim pak sulmin e paskrupullt, e pashembullt ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe sistemit evropian të drejtësisë, Komisionit të Venecias për sa mund të kuptohet kur ky mashtrues shqiptar dhe ndërkombëtar i referohet Komisionit për ato, të cilat ai kurrë nuk i ka thënë. Edi Rama thotë se pezullimi i Ballukut, duke iu referuar Komisionit të Venecias, është joproporcional. Është një mashtrim fund e krye.

Komisioni i Venecias kërkon vetëm proporcionalitet në çdo gjë. Por Edi Rama harron se proporcionaliteti është një nga parimet bazë edhe të Kushtetutës së Shqipërisë. Sepse është parimi i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Antidemokratike. Nuk ka asgjë më demokratike se sa funksionimi i shtetit ligjor. Nuk ka demokraci pa funksionimin e shtetit ligjor dhe ky është një mashtrim që ai u bën shqiptarëve. Një gjykatë ka ngritur padi, ka marrë nën hetim dhe më pas ka ngritur akuzë penale ndaj një ministri për një aferë, në të cilën shqiptarët humbën 97 milionë euro, por në dokumentet bazë, 50 milionë euro.

Antidemokratike do të ishte nëse do injoronin këtë superskandal të Belinda Ballukut. Antikushtetuese në përmbajtje. Në asnjë nen, Komisioni i Venecias ka qartësuar se pezullimi nuk shkel, nuk cenon kushtetutshmërinë. Parimi i pezullimit pra. Them edhe njëherë, nuk gjen kurrë ndonjë fjalë të vetme që Venecia të ketë shqiptuar për ministrat. Por Venecia thotë se pezullimi si akt nuk cenon kushtetutshmërinë. Pra, Edi Rama mashtron në mënyrë të pacipë, të turpshme. Nuk ka asgjë antikushtetuese, sipas Komisionit të Venecias dhe sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, akti i pezullimit. Jo!" tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen