18 Mars 2024, 18:18
Nga r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas dekretimit të ligjit për "Zonat e Mbrojtura". Bardhi i cili kishte bërë vazhdimisht thirrje Begajt mos ta dekretonte ligjin, u shpreh se sot Presidenti i Republikës e humbi mundësinë të jetë shërbyes i interesit publik.
Ai thotë tej se deri tani Begaj ka kthyer për rishqyrtim vetëm një ligj, që sipas Bardhit lidhej me interesat personale të tij, ndërkohë një shumësi ligjesh, që prekin interesin e qytetarëve, që bien ndesh me Kushtetutën, ligje me porosi klienteliste apo korruptive, janë miratuar me "kokën ulur" nga presidenti. Bardhi shkruan se rikthimi i mekanizmave demokratike dhe mbrojtja e demokracisë është më i domosdoshëm se kurrë.
REAGIMI:
Përsëri sot Presidenti i Republikës humbi mundësinë të jetë shërbyes i interesit publik. Dekretimi prej tij i ligjit që shkatërron zonat e mbrojtura është tjetër provë se për Kreun e Shtetit në çdo rast prevalon interesi korruptiv i klientëve të Edi Ramës dhe jo interesi i qytetarëve shqiptar.
Kurrë në më shumë se 30 vjet Shqipëria nuk ka patur një President që nuk guxon të ngrihet në lartësinë e detyrës, si garant i Kushtetutës, ku përcaktohet se identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë.
Që nga emërimi në detyrë Presidenti i Republikës ka kthyer për rishqyrtim vetëm një ligj, që lidhej me interesat personale të tij. Ndërkohë një shumësi ligjesh, që prekin interesin e qytetarëve, që bien ndesh me Kushtetutën, ligje me porosi klienteliste apo korruptive, janë miratuar me kokën ulur nga Presidenti i Republikës, duke u vetëshpallur si degë e ekzekutivit dhe duke humbur rolin e tij kushtetues.
Shqipëria ka nevojë urgjente për rikthimin e balancës mes pushteteve, duke nxitur kontrollin e ndërsjellt mes tyre. Rikthimi i mekanizmave demokratike dhe mbrojtja e demokracisë është më i domosdoshëm se kurrë.
gazment bardhi bajram begaj ligji per zonat e mbrojtura
Politike
18 Mars 2024, 17:35
r.ll
erisa xhixho
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho gjatë fjalës së saj në Komisionin e Ligjeve u shpr...
Politike
18 Mars 2024, 15:45
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Me debate të shumta është shoqëruar ditën e sotme dhe Komisioni i Sigurisë në seancën ...
Politike
18 Mars 2024, 15:24
r.ll
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka dorëzuar sot në emër të PD...
Politike
18 Mars 2024, 14:44
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Një debat i ashpër ka ndodhur në Komisonin e Ligjeve mes deputetëve të opozitës dhe mazhoranc&eu...
Politike
18 Mars 2024, 14:20
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Belind Këlliçi anëtari i kryesisë së PD-së ka denoncuar sot me prova, një rast t&eum...
Politike
18 Mars 2024, 13:55
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme për herë të parë ka komentuar lajmet për projektet që d...
Politike
18 Mars 2024, 13:51
N.F
Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi gjatë takimit të zhvilluar në në Komisionin e Çësh...
Politike
18 Mars 2024, 13:19
M.B
Jorida Tabaku
TIRANA- Ditën e sotme është mbledhur Komisioni për Çështjet Europiane, nën drejtimin e deputetes së...
Politike
18 Mars 2024, 12:31
M.B
Jorida Tabaku
TIRANA- Pas Komisionit të Ligjeve është mbledhur edhe Komisioni për Çështjet Europiane, nën drejtim...
Politike
18 Mars 2024, 12:31
h.k
Saimir Korreshi
TIRANË-Saimir Korreshi, deputeti i Partisë Demokratike ka folur paraditen e sotme në Komisionin e Ligjeve lidhur me ç...