Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas saj në përpjekje për të mbushur universitetet që po boshatisen, qeveria kësaj radhe ka përdorur mashtrimin me bursa duke premtuar se studentët e degëve prioritare do të trajtohen me bursa në masën e një page minimale.
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho gjatë fjalës së saj në Komisionin e Ligjeve u shpreh se arsimi në vend është plaga më e madhe aktualisht. Ajo tha po ashtu se qeveria nuk i ka mbështetur asnjëherë studentët, por ka gjetur mënyra t’i mbajë në vend me detyrim.
Sipas saj në përpjekje për të mbushur universitetet që po boshatisen, qeveria kësaj radhe ka përdorur mashtrimin me bursa duke premtuar se studentët e degëve prioritare do të trajtohen me bursa në masën e një page minimale.
Ajo shtoi se VKM e qershorit 2023 është shkelur me të dy këmbët nga vetë qeveria, e cila ka ndryshuar rregullat pasi siguroi se degët prioritare nuk do të mbylleshin.
DEKLARATA E PLOTË:
Ne diskutojmë sot marrëveshjen me Kosovën, e cila duhet të na shërbejë si model për politikat arsimore. Arsimi në Shqipëri është plaga më e madhe aktualisht. Qeveria nuk i ka mbështetur asnjëherë studentët, por ka gjetur mënyra t’i mbajë në vend me detyrim, siç bëri me studentët e mjekësisë disa muaj më parë.
Në përpjekje për të mbushur universitetet që po boshatisen, qeveria kësaj radhe ka përdorur mashtrimin me bursa. Me premtimin se studentët e degëve prioritare do të trajtohen me bursa në masën e një page minimale, pa asnjë kriter mesatareje, qeveria ia doli të zgjojë interesin e shumë të rinjve për këto degë, për t’i braktisur vetëm pak muaj pas nisjes së vitit akademik. VKM e qershorit 2023 është shkelur me të dy këmbët nga vetë qeveria, e cila ka ndryshuar rregullat pasi siguroi se degët prioritare nuk do të mbylleshin. Kjo është tallje me studentët dhe me vetë sistemin arsimor!
Nga 346 studentë të Universitetit Bujqësor, që prisnin të përfitonin nga VKM e qeverisë për bursat, kanë përfituar vetëm 80! Kjo sepse krejt papritur, qeveria vendosi të vendosë kriter mesataren.
Unë kam kërkuar informacion me shkrim dhe ende nuk më është dhënë një përgjigje, edhe pse kanë kaluar 10 ditë nga data e dorëzimit të kërkesës time, e cila përcjell shqetësimin e një numri të madh studentësh.
Shqipëria rrezikon të mbetet pa mësues. Degët prioritare si mësuesia, që sot ka vetëm 7 studentë në Fizikë, po shkojnë drejt mbylljes. Interesi për t’u bërë mësues është i ulët, sepse pagat e mësuesve janë po ashtu të ulëta. 159 mësues matematike mungojnë sot në sistemin 9-vjeçar dhe të mesëm.
Rrënjët e këtij dështimi janë më të thella se kaq. Buxheti për arsimin në Shqipëri është më i ulëti në rajon, 2.2% e PPB-së, në një kohë kur premtimi i kësaj qeverie në vitin 2013 kaq qenë 5% e PPB-së.
Kërkimi shkencor në Shqipëri financohet vetëm me 0.05% e PPB-së, ndërkohë që pedagogët para disa muajsh në protestat e tyre kërkuan që të shkonte 0.3% e PBB-së. Brukseli kërkon që të jetë 1% e PBB-së dhe mesatarja e Bashkimit Europian është 2.2% e PBB-së. Pra, jemi shumë larg asaj që kërkojnë pedagogët dhe akoma më larg standardeve të BE-së. Jemi të fundit në rajon dhe Europë për kërkimin shkencor sipas revistës “Science 2023”.
Ndërsa Ministria e Arsimit propagandon suksese të paqena, rezultatet katastrofike të testeve PIZA treguan sa e rëndë është gjendja në të cilën ndodhet arsimi sot. Jemi më keq se 20 vite më parë. Shqipëria ka humbur në matematikë 69 pikë, në letërsi 47 pikë, në shkencë 41 pikë. Me këtë ritëm rrezikojmë që shumë shpejt, analfabetizmi funksional të kthehet në problem masiv.
Ndaj, e shoh të domosdoshme të përsëris pyetjet që kam adresuar edhe me shkrim:
1. Sa është fondi në dispozicion të bursave për studentët që ndjekin degët prioritare?
2. Si ishte ndarë mes universiteteve të vendit ky fond?
3. Sa bursa janë ndarë për këta studentë që prej nisjes së vitit akademik në tetor 2023?
Arsimi duhet të jetë prioritet kombëtar. Politikat e dështuara të kësaj qeverie e kanë kthyer atë në emergjencë kombëtare!
Foto ilustruese TIRANË-Me debate të shumta është shoqëruar ditën e sotme dhe Komisioni i Sigurisë në seancën ...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka dorëzuar sot në emër të PD...
Foto ilustruese TIRANË-Një debat i ashpër ka ndodhur në Komisonin e Ligjeve mes deputetëve të opozitës dhe mazhoranc&eu...
Foto ilustruese TIRANË-Belind Këlliçi anëtari i kryesisë së PD-së ka denoncuar sot me prova, një rast t&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme për herë të parë ka komentuar lajmet për projektet që d...
Bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi gjatë takimit të zhvilluar në në Komisionin e Çësh...
Jorida Tabaku TIRANA- Ditën e sotme është mbledhur Komisioni për Çështjet Europiane, nën drejtimin e deputetes së...
Jorida Tabaku TIRANA- Pas Komisionit të Ligjeve është mbledhur edhe Komisioni për Çështjet Europiane, nën drejtim...
Saimir Korreshi TIRANË-Saimir Korreshi, deputeti i Partisë Demokratike ka folur paraditen e sotme në Komisionin e Ligjeve lidhur me ç...
Ermal Dredha VLORË- Kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha ka komentuar projektet e dhëndrit të ish-presidenti amerikan D...