Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Meta thotë se Veliajt në burgun e Durrësit i lejohen vizitat nga kushdo që shpreh dëshirën për ta takuar, ndërsa vetë Metës nuk i lejohet të takohet as me deputetët e PL-së.
TIRANË - Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas refuzimit të kërkesës së deputetëve Petrit Vasili dhe Erisa Xhixha për ta takuar në burg. Në një reagim në rrjete sociale nga qelia Meta thotë se kjo është një shkelje e hapur e ligjit.
Meta thotë se rasti i tij është i ngjashëm me eurodeputetin Fredi Beleri, ndërsa shton se kjo situatë sipas tij dëshmon edhe njëherë “standardet europiane” të Narkoshtetit dhe Narkodrejtësisë.
Meta shkruan se është rrëmbyer në mënyrë banditeske dhe mbahet i izoluar pa prova dhe pa fakte penale, ndërsa Veliaj është arrestuar dhe shoqëruar sipas tij me shumë përkujdesje.
Meta thotë se Veliajt në burgun e Durrësit i lejohen vizitat nga kushdo që shpreh dëshirën për ta takuar, ndërsa vetë Metës nuk i lejohet të takohet as me deputetët e PL-së.
Reagimi i Metës:
E paimagjinueshme ajo që ndodhi sot ku deputetët e Partisë së Lirisë, Z. Petrit Vasili dhe Znj. Erisa Xhixho, u penguan për orë të tëra dhe nuk u lejuan, në shkelje të hapur të ligjit, të Kushtetutës dhe të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, të më takonin në ambientet ku prej 4 muajsh mbahem i izoluar në ekstrem pa fakte dhe pa prova penale.
Ky rast i përsëritur, pas ndalimit po të dhunshëm, që iu bë deputetit dhe kryetarit të PBDNJ, Z. Vangjel Dule dhe eurodeputetit, Z. Fredi Beleri, dëshmon edhe njëherë “standardet europiane” të Narkoshtetit dhe Narkodrejtësisë, që më mohojnë edhe të drejtën për t’u takuar deputetë dhe drejtues të Partisë së Lirisë, sipas përcaktimeve ligjore që janë respektuar prej tyre në mënyrë shumë ligjore dhe rigoroze.
Asnjë surprizë nga ky regjim kriminal, që më rrëmbeu në mënyrë banditeske dhe më mban të izoluar pa prova dhe pa fakte penale, kur ndërkohë të gjithë i panë veprimet shumë korrekte dhe plot përkujdesje për arrestimin e Veliajt.
Ndërkohë të gjithë e dinë se burgu i Durrësit është kthyer në selinë e dytë të “Rilindjes” ku hyjnë e dalin pa autorizim prokurori dhe pa leje nga Drejtoria e Burgjeve kushdo që shpreh dëshirën për t’u takuar me bashkëpunëtorët e Edi Ramës, që po ai vetë i futi në burg.
Beteja me Narkoshtetin është betejë për barazi përpara ligjit, që dhunohet nga Narkoqeveria e inkriminuar gjer në fyt.
Asnjë iluzion të mos kenë se do të më pengojnë që të udhëheq Partinë e Lirisë drejt fitores mbi narkotrafikantët e ulur në Qeveri, Kuvend, pushtet lokal dhe në sistemin e drejtësisë.
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur dje në zyrë një përfaqësi shqiptaro-amerika...
Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, deklaroi sot se task-forca e ngritur nga SPAK për mon...
Tedi Blushi TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas rrëzimit të k&e...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu morën pjesë n...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu morën pjes&eu...
Selia e Gjykatës Speciale në Hagë KOSOVË- Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka marrë vendim për lir...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë për mediat. Gjatë fjalës s&eum...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme në një konferencë për mediat. Gja...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së...
Balluku TIRANË- Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka b&eu...